e martë, 14 tetor 2008

Giovinco, përjetësisht bardhezi

Martesa ndërmjet Giovincos dhe Juventusit duhet bërë dhe do të bëhet. Të gjitha divergjencat ekonomike në fund të fundit do zgjidhen, ndoshta gjatë një takimi dreke, siç ndodhi me Del Pieron, simbolin e tifozëve bardhezi, simbol të cilin Giovinco shpreson ta zëvendësojë denjësisht në zemrat e tifozëve juventinë. Dëshira e vetme e fantazistit është që me kalimin e kohës të shndërrohet në një lojtar thelbësor tek Juvja, ashtu siç është sot idhulli i tij, Alesandro Del Piero. Ndërkaq, vetë menaxheri i Giovincos, Claudio Pasqualin, tregon se rinovimi i kontratës së tij me Juventusin nuk është ndonjë problem, pasi ai dëshiron të qëndrojë përjetësisht tek ekipi bardhezi: “Dëshira e Giovincos është të qëndrojë përjetësisht tek Juventusi dhe të luajë në krah të idhullit të tij, Alesandro Del Pieros”.

Nuk ka komente: