e shtunë, 25 tetor 2008

Juve, Inter e Milan, "luftë" për Fabregas

Juventus, Milan dhe Inter hyjnë në "luftë". Bëhet fjalë për garën e milionave, plotë 40 milionë euro, për të siguruar shërbimet e yllit të Arsenalit, Francesc Fabregas. Sipas të përditshmes "Tuttosport", gjigandët e Serisë A e kanë vëzhguar me kujdes lojtarin e Kombëtares spanjolle, e, pas lajmit se ai refuzoi rinovimin e kontratës me "topçinjtë", ata janë gati të veprojnë. Mesfushori zbuloi se ka pasur oferta të rëndësishme nga një klub italian, por në fund transferimi nuk u realizua. Në këtë situatë, tre klubet më të rëndësishëm të "calcio"-s po presin zhvillimet rreth të ardhmes së Fabregas. Konkurrenca për shërbimet e 21-vjeçarit do të startojë në merkaton e verës dhe fitimtar do të shpallet ai që do të bëjë ofertën më të lartë. Në anën tjetër Arsenali i Wenger pritet të bëjë të pamundurën për të mbajtur yllin spanjoll, por edhe mund të tundohet, nëse shifra e vendosur në pjatë është e lartë. Dëshira e Fabregas është që të rikthehet te Barcelona, klubi ku u formua si futbollist, por edhe mund ta merrte në konsideratë një aventurë në Serinë A, përpara rikthimit në La Liga.

Nuk ka komente: