e shtunë, 25 tetor 2008

Dëmtimet bardhezi: Ndaj Torinos, vetëm Sissoko për mesfushën

“Sissoko kundër të gjithëve”. Kështu e përshkruajnë në shtëpinë bardhezi derbin e së shtunës kundër Torinos. Faktikisht Sissoko është i vetmi mesfushor që i ka mbetur në dispozicion trajnerit të Juventusit, Ranieri. Ndërsa puna nuk shkon mirë edhe me italianin Claudio Marchisio. Gjatë analizave të fundit të mesfushorit është evidentuar se ai do qëndrojë larg fushave për të paktën 1 muaj. Cristiano Zanetti vazhdon të mos jetë i disponueshëm, po ashtu edhe Poulsen. Duke parë këtë kaos që ka pushtuar mesfushën bardhezi, drejtuesit e Juventusit po mendojnë t’i kthehen merkatos për të angazhuar Appiah, i cili për momentin nuk luan me ndonjë skuadër. I vetmi lajm i mirë për takimin e së shtunës për Ranierin, vjen nga Camoranesi, i cili mund të rikuperohet në prag të kësaj sfide.

Nuk ka komente: