e martë, 14 tetor 2008

Toure: "Juve, të lutem më bli"

Mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure, ka zbuluar dëshirën për të luajtur me Juventusin në një të ardhme sa më të afërt. Ai i ka bërë një thirrje klubit kuqezi që të bëjë të pamundurën për ta blerë, mundësisht që prej merkatos së janarit. Mesi i fushës ka qenë pikërisht pika më e dobët e skuadrës së Ranierit, ku Christian Poulsen (i afruar gjatë verës) nuk ka dhënë garanci. Sipas zërave të merkatos, Juventusi është vënë në ndjekje të Toure, ndërsa lojtari i Bregut të Fildishtë ka deklaruar pozicionin e tij, pasi humbi vendin si titullar te Barça. "Dua të transferohem te Juventusi. Është një shans shumë i madh për mua, edhe pse nuk do të mund të aktivizohem në Ligën e Kampioneve. Është një mundësi për të cilën do të bëja gjithçka që të realizohej. Pas diçka më shumë se një muaji do të mësoj më shumë rreth situatës time te Barça", tha mesfushori.

Nuk ka komente: