e hënë, 13 tetor 2008

Toure: Dua të luaj për Juventusin

Mediat italiane përcjellin lajmin se lojtari i Barcelonës, Yaya Toure, dëshiron të kalojë në Juventus, madje që në afatin kalimtar të janarit.Lojtari i kombëtares së Bregut të Fildishtë këtë sezon fiton shumë pak raste të paraqitjes në formacionin e parë, nën urdhrat e trajnerit të ri Josep Guardiola, dhe raportohet se ka shprehur dëshirën për të kaluar tek ekipi italian. “Dua të kaloj në Juventus. Dhe dua që kjo të ndodh menjëherë, që në janar. Kjo është një mundësi e madhe për mua, edhe pse do të më mungojë shumë Liga e Kampionëve (pasi që nuk do të ketë të drejtë të luajë me Juven, për shkak të angazhimit me Barcelonën). Është një rast të cilin nuk dua ta humb për asgjë në botë”, ka thënë Toure, siç përcjell Tuttosport.

Nuk ka komente: