e hënë, 13 tetor 2008

Giovinco deshiron te qendroje tek Juvja deri ne fund te karrieres

Agjenti i Sebastian Giovincos, Claudio Pasqualin zbulon se klienti i tij deshiron te qendroje ne Juventus deri ne mbylljen e karrieres se tij. Lojtari i talentuar nje kohe te gjate bisedon me drejtuesit e Zonjes se Vjeter per vazhdimin e kontrates se tij. Sipas te dhenave nga mediat italiane, dyja palet jane shume afer arritjes se marreveshjes dhe se shpejti gjithcka do te jete e kryer. Edhe dita e premte e 17 tetorit parashikohet te jete momenti qekur Juvja edhe zyrtarisht do te duhet ta vazhdoje besnikerine dhe besimin me njerin nder lojtareve me me shprese te Italise. Tifozet jane te lumtur qe Giovinco, tek i cili shohin pasardhesin e kapitenit Del Piero, vendosi te qendroje ne Torino edhe pse kishte disa oferta nga jashte. Agjenti i tij, Claudio Pasqualin thote se deshira e Giovincos eshte t'i ndjek hapat e idolit te tij Alessandro Del Pieros dhe te qendroje tek Juvja deri ne fund te karrieres. "Deshira e Giovincos eshte te qendroje ne Juventus deri ne fund te karrieres dhe t'i ndjek hapat e idolit te tij, Alessandro Del Pieros". - perfundoi Pasqualin.

Nuk ka komente: