e hënë, 13 tetor 2008

Yaya Toure bardhezi, për 10 mln euro.

Claudio Ranieri është gjithmonë e më shumë i interesuar për shërbimet e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure. Lojtari në fjalë, aktualisht pjesë e skuadrës së Barcelonës, është gjithmonë e më shumë në krizë me drejtuesit e klubit katalanas dhe si vetë lojtari, por po ashtu edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, mendon ta largojë atë. Duke parë interesimin e ditëve të fundit në drejtim të tij nga Juventusi, katalanasit kanë zbardhur edhe shifrën që kërkojnë për kartonin e Yaya Touresë, 10 milionë euro.

Nuk ka komente: