e martë, 14 tetor 2008

Prandelli-Juventus, zbulohet projekti

Pas zërave që e shohin trajnerin e Fiorentinës në të ardhmen te “Zonja”, dalin edhe detajet.

Një lojtar organizator në mesfushë dhe një sulm i zhdërvjellët me tre sulmues të vërtetë: ky është projekti i Juventusit të ri të Cesare Prandellit, trajner që drejtuesit bardhezinj janë gati t’ia besojnë skuadrën sezonin e ardhshëm. Trajneri vjollcë paska zgjedhur edhe “regjisorin” për ta sjellë në Torino; bëhet fjalë për Felipe Melon. Më i vështirë objektivi Montolivo. Duke qëndruar te Melo, mesfushori brazilian i ka të gjitha karakteristikat që përputhen në përsosmëri me linjën e re të Juves. Është i ri, fizik i fuqishëm, i shkëlqyer në fazën e ndërtimit, i shpejtë në daljen sulmuese dhe, para së gjithash, i aftë teknikisht. Njeriu i duhur pra në vendin e duhur, i përshtatshëm për mesfushën juventine, ku këtë vit ka gjithçka, përveç cilësisë. Zgjedhje e trajnerit vjollcë është dhe mbetet Xabi Alonso, që te Liverpooli vazhdon të jetë në merkato dhe që në orët e ardhshme duket se është afër Valencias. Një tjetër lojtar i besuar i Prandellit është Ricardo Montolivo, shumë i lidhur me trajnerin vjollcë, i cili është gati ta ndjekë teknikun e tij kudo. Por Fiorentina nuk kërkon të dëgjojë të flitet për shitjen e talentit. Operacioni nuk duket i lehtë, edhe pse përballë një oferte të rëndësishme gjithçka do të kthehej në “lojë.” Më e lehtë do të ishte një mision spanjoll për Giuseppe Rossin. Mes “të vegjëlve”, që kanë përfunduar në “orbitën” e Juves, është edhe Luka Modric. Aventura e tij te Totenhemi, ku nuk po luan mirë, thuajse ka përfunduar, prandaj është logjike që kroati t’i marrë në konsideratë ofertat që i vijnë nga jashtë, përfshirë edhe atë të Juves. Pra, Felipe Melo në mesfushë dhe njëri mes Rossit apo Modricit në skemën “tredhëmbësh”, ose pas shpinës së dy sulmuesve. Repart ku i fundit, që Prandeli ka ndër mend të ndërtojë rreth Amaurit dhe të përmirësojë “babanë” Del Piero. Do t’i takojë kapitenit të plotësojë në fushë kalimin “e dorëzimit” mes Juves së vjetër dhe të re, duke u dhënë zemër të rinjve të Prandellit.

Nuk ka komente: