e diel, 12 tetor 2008

Tifozët: Të largohet Ranieri


Rezultatet e fundit nga sondazhet e Bianconerëve tregojnë se shumica e tifozëve të Zonjës së Vjetër dëshirojnë largimin e Claudio Ranierit. Ish-trajneri i Chelseat është për të dytin sezon në krye të Juventusit, pasi vitin e kaluar i befasoi të gjithë duke siguruar vendin e tretë në tabelë. Mirëpo rezultatet e sezonit të ri janë zhgënjyese, prandaj gazeta me bazë në Torino, “Tuttosport”, ka bërë një sondazh për të kuptuar mendimin e tifozëve bardhezi. 64% e votuesve kanë kërkuar largimin e Ranierit, ndërsa 36% kanë mbajtur anën e tij duke ia dhënë besimin se ai do të jetë i suksesshëm në vazhdim të Kampionatit.

Nuk ka komente: