e hënë, 27 tetor 2008

Juventini Molinaro synon “axurrët”

Ka padyshim një atmosferë më të gëzuar në shtëpinë e Juventusit pas fitores së të shtunës në mbrëmje në derbi. Një nga ata që e tregojnë këtë është edhe Cristian Molinaro, mbrojtësi i krahut bardhezi, i cili para gazetarëve ka folur pët paraqitjen e ekipit dhe nuk ka fshehur ambiciet e tij personale. “Unë besoj se e kemi lënë pas momentin negativ, - ka thënë Molinaro -. Javët e fundit, për shumë arsye, nuk kemi qenë të zakonshmit; por duhet të them se merita e kësaj ringjalljeje është e trajnerit, i cili ka arritur të na japë shumë qetësi”. Molinaro po kalon, pavarësisht disa fishkëllimave që vijnë nga një pjesë e tifozëve bardhezi, një moment pozitiv: “Në këtë moment po mendoj vetëm të punoj dhe të luaj mirë, unë përkushtohem gjithnjë në maksimum me dëshirën për të arritur në nivele gjithmonë dhe më të larta. Dhe nuk e fsheh se objektivi im është të arrij tek kombëtaria”, ka përfunduar Molinaro.

Nuk ka komente: