e premte, 17 tetor 2008

Sissoko: “Ne, më të fortë se Interi”

Mesfushori i Juventusit Momo Sissoko, është një “luftëtar” që po përgatitet me të vërtetë shumë për sfidën e ardhshme ndaj Napolit. Këtë e tregojnë qartë edhe deklaratat e tij për shtyp: “Juventusi është një skuadër e fortë, të cilën e vlerësoj jashtëzakonisht. Ndaj kam ardhur këtu, për të marrë sa më tepër suksese. Unë dua të fitoj, dhe për ta arritur këtë nuk do të dorëzohem kurrë, – është shprehur Sissoko. – Edhe në ndeshjen që kemi me Napolin, duke parë edhe rikuperimin e disa lojtarëve, ne do të luajmë vetëm për fitore. Në këtë mënyrë, do t’u tregojmë të gjithëve se Juventusi është një skuadër fituesish”. Kur pyetet për pretendentet për titull, mesfushori bardhezi nuk ka as më të voglin dyshim: “Kampionatin do ta fitojmë ne, dhe askush tjetër. Interi mund të jetë një skuadër e fortë në letër, por ne jemi më të fortë në fushë”.

Nuk ka komente: