e enjte, 23 tetor 2008

Tevez-Owen-Schweinsteiger me kosto zero

Shumë lojtarë janë në skadencë të kontratave, por italianet i kanë filluar që tani bisedimet.

Shikon jashtë kufijve dhe zbulon se talente, si Tevez, Owen dhe Schweinsteiger, në fund të sezonit mund të largohen me kosto zero, respektivisht nga Manchester United, Newcastle dhe Bayern Munchenit. Por edhe në kampionatin italian nuk mungojnë rastet e lojtarëve që janë në fund të kontratës me klubet ku luajnë. Zikaltërit Crespo, Cruz dhe Dacourt mund t’u interesojnë shumë ekipeve, por duhet bërë kujdes edhe ndaj juventinit Nedved dhe milanistit Shevchenko. Më pas, gjithë të tjerët, por në radhë të parë Filippo Inzaghi (që është drejt rinovimit). Në Itali janë pak a shumë rreth shtatëdhjetë futbollistë në këtë gjendje, por nuk janë të gjithë të sigurt se mund të gjejnë ndonjë klub për sezonin e ardhshëm.

ÇESHTJA “TEVEZ” - Në fakt, argjentinasi është i lidhur me një shoqëri që e ka dhënë hua te Manchesteri. Me marrjen e Berbatovit, tani Ferguson nuk është i sigurt, nëse do të bëjë ndonjë ofertë përfundimtare; kjo ua hap dyert shpresave të personave, si Massimo Moratti, i cili e ka vlerësuar gjithmonë lojën e tij. Ndërkohë, Owen është realisht në fund të kontratës, ashtu si gjermani i Bayernit, mbi të cilin prej muajsh po interesohet Juventusi.

Nuk ka komente: