e shtunë, 25 tetor 2008

Gigli: "Juve gati të hap thesin"

Presidenti flet për 2 vitet në klub Juve: nga Seria B te Champions, nga kriza te Reali.

Presidenti i Juventusit, Xobolli Gigli rrëfen të gjithë periudhën e tij në drejtimin e bardhezinjve në një intervistë të dhënë për "Corriere dello Sport".
President, a mund të themi: furtuna kaloi?
Do të thosha jo, nuk ka pasur kurrë furtunë. Blanc mori në dorë situatën për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Në zemër të gjithë kësaj ndodhi humbja me Napolin, e cila na krijoi pak probleme.
Po tani?
Nuk kishte furtunë më parë dhe nuk ka as tani.
Ka akoma për të bërë për marrëdhëniet klub, skuadër, trajner?
Nuk besoj. Skuadra dhe tekniku e kanë thënë fjalën e tyre. Fitorja ndaj Realit e ka demonstruar. Tani presim ndeshjet e tjera për një konfirmim.
Sekreti i këtij suksesi?
Kush tjetër, veç një drejtuesi të madh të orkestrës si Ranieri. E kam ndjekur më shumë vëmendje gjatë ndeshjes me Realin.
Dhe pastaj?
Të gjithë lojtarët, por një mbi të gjithë, e kanë rifituar skenën botërore. Ndodhi që "Davidi mundi Golian" dhe kjo të mbush me krenari, sepse ne mundëm kampionët e Realit.
Ky "një mbi të gjithë" është Del Piero?
Fiks.
Pra, gjithçka ka përfunduar?
Jo, që këtu mund të them se nuk kemi më probleme.
Por çfarë ndodhi javët e fundit në skuadër?
Juvja është një skuadër, ku është përqendruar një vëmendje e madhe e medias, ndoshta nuk e kishim kuptuar nevojën për të qenë më të rezervuar.
Vazhdojmë më tej: Juve ka në kontingjent të shkëlqyer, por një skuadër të ndërtuar keq?
Mendoj se gjithçka mund të bëhej më mirë, por nuk ndaj të njëjtin mendim me ju.
Përse?
Për këtë mund të themi diçka vetëm në fund të sezonit. Por...
Por?
Nëse shikoj rezultatet e dy viteve të fundit të Juventusit, them se objektivat janë arritur.
Perspektivat: Juve në luftë në kampionat dhe në Champions. Ka ndryshuar ndonjë gjë?
Perspektivat e djeshme janë dhe të sotmet. Objektivat që kemi vënë janë arritur.
Supozojmë: Juve del shpejt nga Evropa dhe nuk arrin të kualifikohet në Champions. Çfarë do të ndodhte?
Ky po, do të ishte një faliment.
Si i shpjegoni ndryshimet në krahasim me sezonin e kaluar?
Nuk ka pasur ndryshime të mëdha. Kemi menduar t‘i japim kualitet dhe agresivitet sulmit, duke përforcuar edhe mesfushën. Jo rastësisht investimi ynë më i madh ishte Amauri. Kundër Realit isha ulur pranë Calderonit: u mahnita nga braziliani. Projekti ynë parashikonte atë që kemi realizuar.
Merkato e janarit është një rast i mirë për të bërë atë që nuk u bë në verë?
Është një dritare merkatoje e rëndësishme. Do të ishte e gabuar të mos ta shfrytëzonim.
A mund të themi se Juve në janar do të bëjë 1-2 blerje të mëdha?
Po. Gjatë kësaj kohe do të studiojmë situatën.
Xabi Alonso është akoma një objektiv?
Nuk është më.
Juve është rinisur nën shenjën e Del Pieros. Përse, sipas jush, kapiteni është gjithmonë në diskutim?
Përgjigjja e parë: Del Piero është një 34-vjeçar që ka mbi shpatulla një karrierë të rëndësishme. E shoh logjike, që gjatë rrugës ka hasur në ndonjë moment të vështirë, siç u ndodh të gjithëve në jetë.
Gjithë të vërtetat
"Ranieri është një drejtuesi i madh i orkestrës. Nuk ka qenë kurrë në diskutim, do qëndrojë". "Kanë përmendur emrin e Mancinit vetëm për të irrituar tifozët tanë. Qesharake". "Objektiv mbeten titulli dhe Champions. Kjo nuk do të thotë se duhet t‘i fitojmë". Biletat për ultrasit me 50%"

Nuk ka komente: