e shtunë, 25 tetor 2008

Legrottaglie premton një derbi spektakolar

Mbrojtësi i Juventusit, Nicola Legrottaglie, ka analizuar ndeshjen e ardhshme për “Zonjën e Vjetër” ndaj Torinos: “Do jetë një ndeshje e bukur, sepse të dyja skuadrat do luajmë për fitore”. Por për të mundur Torinon, mbrojtësi bardhezi u kujton shokëve të skuadrës që të mos harrojnë se si kanë luajtur kundër Real Madrid gjatë turnit të fundit të Ligës së kampioneve. Takimi i cili ka shërbyer më së miri për t’i ngritur moralin “Zonjës së Vjetër”: “ Para takimit me Realin në dhomat e zhveshjes askush nuk fliste. Për herë të parë edhe Ranieri nuk ka folur me asnjërin prej nesh, ndërkohë që gjithmonë sa herë ne futeshim në fushë, ai na këshillonte. Ndërsa të martën është treguar tepër strategjik, sepse na la të reflektonim dhe të përqendroheshim te ndeshja, mesa duket, ai e kishte kuptuar se nuk ishte nevoja të na tregonte se çfarë të bënim. Më pas rezultoi që të gjithë bëmë mrekullinë, duke marrë tri pikë të vlefshme ndaj Realit. Besoj se të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ndaj Torinos në derbi. Pasi tani nuk duhet të humbasim më terren ndaj Interit kryesueses së kampionatit”, ka përfunduar mbrojtësi bardhezi.

Nuk ka komente: