e mërkurë, 20 gusht 2008

Claudio Ranieri: “NUK JEMI 100 % ne forme”

Mendja e trajnerit të Juventusit, Claudio Ranieri, rreh pa pushim për Ligën e Kampioneve, aq sa edhe kur i flet për një trofe miqësor si “Birra Moretti”, për të cilin do të përballet me Milanin dhe Napolin, flet sikur kjo të ishte një ndeshje e luajtur nën petkun e Ligës së Kampioneve: “Jemi të lumtur që do marrim pjesë në këtë eveniment, sepse na kujton Evropën. Pastaj, këto takime për ne janë antipasta e Ligës së Kampioneve”. Më pas, kreu i pankinës juventine ka bërë një përmbledhje të gjendjes fizike të skuadrës së tij: “Nuk jemi në 100% të formës sonë, megjithatë kjo ndeshje do të shërbejë si një test i rëndësishëm në prag të kampionatit”. Por përpara se Juventusi të debutojë në Serinë A, do i duhet të luajë ndeshjen e kthimit të para-eliminatoreve të Ligës së Kampioneve. Ja si shprehet Ranieri për këtë: “Jam i kënaqur me atë fitore që morëm kundër Artmedias. Tani duhet të përqendrohemi në maksimum për ndeshjen e kthimit, në mënyrë që ta presim përfundimisht biletën për në Evropë”.

Sissoko: “Duhet të punojmë edhe më shumë”

Mesfushori i Juventusit , Mohamed lamine Sissoko, ka deklaruar se skuadrës i duhet ende punë dhe se kanë kohën e mjaftueshme për të përmirësuar gabimet që bëjnë në fushën e lojës. “Si çdo skuadër, edhe ne kemi disa gjëra që duhet t’i rregullojme në lojën tonë. Bëjmë gabime dhe ndonjëherë nxitohemi në ndërtimin e aksioneve sulmuese. Megjithatë, kemi kohë të mjaftueshëm në dispozicion për t’i lënë pas këto probleme e për të qenë edhe më të saktë në fushë”, theksoi Sissoko, i cili ka një rol të rëndësishëm në lojën e juventinëve. Ndërkohë, tekniku Ranieri është vënë në kërkim të partnerit për mesfushorin e tij.

Del Piero do ta mbajë pozitën e Rooneyt

Marcello Lippi dëshiron ta modelojë sulmin e Azzurëve ngjashëm me atë të Manchester Unitedit duke e konsideruar Alessandro Del Pieron si Wayne Rooney italian. Në ndeshjen kundër Austrisë e cila do të zhvillohet në mbrëmjen e sotme, trajneri fitues i Kupës së Botës me Italinë pritet që të startojë me formacionin 4-3-3, ndërsa pika referuese e Lippit do të jetë skuadra kampione e Evropës, Manchester United, dhe treshja sulmuese Cristiano Ronaldo, Wayne Rooney dhe Carlos Tevez. “Është fascinuese të kesh një përfaqësuese me tre sulmues të cilët janë të disponueshëm për skuadrën ngjashëm siç bëri Wayne Rooney për Manchester Unitedin në Romë”. Mediat italiane kanë njoftuar se Lippi dëshiron që Del Piero ta luajë rolin e Rooneyt dhe dëshiron ta testojë sonte Djaloshin e Artë. Krah ikonës së Juves në sulm do të luajnë Alberto Gilardino dhe Antonio Di Natale.

Tiago sot do të kalojë te Everton

Sipas Gazzetta dello Sport, transferi i dështuar i Juventusit, Tiago Mendes, brenda 24 orëve do të bëhet lojtar i Evertonit. Tiago i është bashkëngjitur Zonjës së Vjetër sezonin e kaluar kur u transferua nga Lyoni për 13 milionë euro duke pasur një vit krejtësisht të dështuar në Itali. Largimi i tij këtë verë ka qenë më se i qartë, derisa më të interesuar për të kanë qenë skuadrat nga Premier League, Everton dhe Newcastle United. Dje është raportuar se Evertoni ka arritur një marrëveshje me Bianconerët për çmimin e Tiagos, ndërsa sot Gazzetta dello Sport ka njoftuar se 27-vjeçari do të jetë pjesë e Evertonit brenda 24 orësh. Everton do të paguajë një milion euro për shërbimet njëvjeçare të Tiagos me mundësinë që në fund të sezonit ta blejë atë për 9 milionë euro.

Inter dhe Juventus nё ndjekje tё tё riut francez

Mediat franceze kanё përcjellё lajmin se ekipet italiane, Inter dhe Juventus, me vëmendje janë duke përcjellё paraqitjet e 18-vjeçarit francez Sofiane Feghouli. “Jam i njoftuar me interesimin, por pёr momentin përpiqem tё mos mendoj pёr tё. Jam i koncentruar vetëm nё Grenoble”, ka thёnё mesfushori francez me prejardhje algjeriane. Megjithatё italianёt nuk janë tё vetëm nё tentimin pёr tё nёnshkruar me tinejxherin, pasi qё edhe përfaqësues tё Liverpool dhe Ajaxit gjatё javës kanё qenё tё pranishëm nё ndeshjet qё ka zhvilluar Grenoble. Nё tё kaluarёn pёr shërbimet e Feghouli interesim kishin shprehur edhe Barcelona, Chelsea dhe Milani.

e hënë, 18 gusht 2008

Del Piero: Nuk më shqetëson humbja nga Milani

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë se humbja e mbrëmshme nga Milani, me rezultat 4-1, për Trofeo Berlusconi nuk e shqetëson atë, pasi që gjatë kësaj faze përgatitore bardhezinjtë kanë bërë gabime më të mëdha se ky. “Kjo humbje është për t’u llogaritur, mirëpo duhet vlerësuar ndryshe. E rëndësishmja është që të mos i bëjmë të njëjtat gabime në lojën kthyese të Ligës së Kampionëve”. “Mund të themi se skuadra është përforcuar, mirëpo problemi qëndron aty se po ashtu janë forcuar edhe Interi dhe Milani. Do ta shohim dallimin ndërmjet nesh në ndeshjet zyrtare”, ka thënë simboli juventin.

Shkaterruesi i Italise prane Juves

Shkaterruesi i kombetares se Italise ne Olimpiaden e Pekinit, Moussa Dembélé ka mundesi qe se shpejti te behet Bianconero, pasi qe skautet (zbuluesit) qe ka derguar Juvja ne Pekin, kane qene te impresionuar nga lojtari belg. Dembele ishte shkaterruesi i Italise ne naten e se shtunes, ku shenoi edhe dy gola per kombetaren e Belgise, dhe per t'i dhene fund aventures italiane per te fituar ndonje medalje ne kete eveniment. Dembele duket se eshte shume prane Juventusit, dhe kete lajm e ben te ditur vete lojtari, i cili thote se bisedimet me klubin e tij Az Alkmar dhe Juventus jane ne fazen finale, dhe se lojtari do t'i bashkangjitet bardhezinjve kete vere. 21-vjecari ka gjasa te shumta qe pas Olimpiades se Pekinit t'i bashkangjitet menjehere bardhezinjve, gje kjo e cila ka qene nje enderr e parealizuar deri me tani per lojtarin.

Lendimi i Chiellinit, rihap merkaton juventine

Juventusi duket se do t'i rikthehet merkatos ne radhet e mbrojtjes, pas lendimit qe mori Chiellini ne ndeshjen me Milanin. Chiellini eshte shtylla kryesore e mbrojtjes se Juventusit, dhe kjo ka shtyre drejtuesit e klubit te mendojne per nje zevendesues te tij. Emri me i kerkuar eshte mbrojtesi serb i radheve te Chelseat, Branislav Ivanovic i cili gjithashtu kerkohet me ngulm nga Milani. Si alternative e serbit jane Cristian Zapata (aktualisht mbron njyrat e Udineses) si dhe Diego Lugano qe luan per turqet e Fenerbahces. Eshte i mundur edhe opsioni i rikthimit te Guglielmo Stendardos ne Juventus nga radhet e Lazios.

Lippi therret Legrottaglien ne vend te Chiellinit

Trajneri i perfaqesueses se kombetares se Italise, Marcelo Lippi ka theksuar se ne vend te Chiellinit, i cili pesoi nje lendim serioz ne ndeshjen me Milanin, do ta therrase mbrojtesin bardhezi Nicola Legrottaglie. Legrottaglie ka pasur nje sezon te shkelqyer me bardhezinjte vitin e kaluar, duke u pozicionuar ne vendin e trete te tabeles se Serie A dhe per te gjetur nje vend ne Ligen e Kampioneve. Legrottaglie ishte edhe autor i golit ne ndeshjen e garave eliminatore te Liges se Kampioneve, ku Juvja u perball me sllovaket e Artmedias. Legrottaglie nuk do te jete lojtari i fundit juventin qe do te jete i ftuar nga ana e Lippit ne ndeshjen me Austrine, por do te jene edhe kater lojtare tjere. Buffon, Iaquinta, Camoranesi dhe Del Piero do te jene se bashku me Legrottaglien te ftuar ne kete ndeshje.

Lehtesime per Chiellinin dhe per Juven

Skuadra e Juventusit mund pak te lirohet nga presioni qekur testet e sotshme treguan se Chiellini nuk eshte lenduar ne ligamentet e kryqezuar. Mbrojtesi azurr u lendua ne ndeshjen e mbremshme kunder Milanin nga nje duel me Paloschin. Ekzistonin mendime se ai do te duhet te pauzoje prej 3 deri ne 6 muaj ne qoftese i ka lenduar ligamentet e kryqezuara ne gjurin e kembes. Mirepo pas analizave te sotshme, stafi mjeksor i Juves largoi zerat per lendimin e ligamenteve. Chiellini mund te kthehet ne fushe para fundit te muajit shtator dhe kete vendim ai e priti me buzeqeshje te madhe. "Barre e rende me silleshte neper trup". - tha Chiellini. "Per kohen e dhimbjeve te cilet i perjetova dje, mendoja se sezoni per mua kishte mbaruar". "Isha shume i merakosur sepse e mundur eshte te demtohen ligamentet kryqezuese. Por tash do te filloje me ushtrime pas nje muaji, mirepo jam i lumtur qe nuk do te leshoje numer te madh te ndeshjeve". Mbrojtesi i Juves se pari do te jete i lire 10 dite dhe me pas do te filloje me rehabilitimin e lendimit.

Trofeo Berlusconi: Milan mposht Juven me rezultatin 4-1

Ndeshja ndermjet Milanit dhe Juventusit, ne kuader te Trofeo Berlusconit ka mbaruar ne te mire te vendasve, me nje rezultat te thelle 4-1. Serine e golave e hapi Jankulovski ne minuten e 21, me nje ndihmese te mbrojtesit te Juventusit si dhe portierit Chimenti, i cili nuk mundi ta mbroje topin i cili i kaloi pothuajse rreth duarve. Goli i dyte vjen pas 5 minutave, Seedorf harkon drejt shtylles se dyte te Chimentit, ku gjendet i vetem Ambrosini, dhe rrit epersine ne 2-0. Momenti me tragjik i lojes eshte lendimi i Chiellinit, i cili lendohet nga ana e lojtarit kundershtar Alberto Paloschi. Chiellini i ka demtuar ligamenten e gjurit te tij dhe pritet qe rezultatet te dihen ne pasdite e dites se hene. Goli i trete vjen ne fillim te pjeses se dyte. Eshte serish Seedorf ai i cili e krijoi kete aksion, harkoi drejt Inzaghit, dhe ky pa kurrfare problemi zmadhon rezultatin ne te mire te kuqezinjve. Golin per bardhezinjte e jep i riu Cristian Pasquato, i cili kalon shkelqyeshem mbrojtesin Bonera dhe ngushtone rezultatin ne 3-1 ne favor te Milanit. Goli i katert i Milanit vjen serish nga Ambrosini. Eshte Inzaghi ai i cili e gjen per mrekulli bashkelojtarin e tij Ambrosinin, dhe ky i dyti ne nje menyre perfekte mposht portierin Manninger. Me kete rezultat 4-1 perfundon ndeshja. Nuk duhet harruar se Juventusit nuk i eshte pranuar nje gol nga Amauri, per te cilin referi jep shenje se eshte pozicion jashte loje, mirepo nga analizat e regjisorit verehet qarte se goli i shenuar nga Amauri ka qene plotesisht i pastert.

Te dhena rreth ndeshjes Milan - Juventus 4-1 (2-0)
GOLASHENUES: 21’ Jankulovski, 26’ dhe 80’ Ambrosini, 52’ Inzaghi, 70’ Pasquato.
MILAN: Abbiati (46’ Dida); Zambrotta (64’ Oddo), Bonera (85’ Darmian), Favalli, Jankulovski (80’ Antonini); Gattuso (64’ Brocchi), Flamini, Pirlo, Ambrosini (84’ Cardacio); Seedorf (74' Viudez); Paloschi (46’ Inzaghi). Trajner. Ancelotti.
JUVENTUS: Chimenti (46’ Manninger); Grygera, Mellberg, Chiellini (36’ Legrottaglie), Molinaro; Tiago (62’ Esposito), Sissoko (62’ Rossi), Poulsen, Nedved (46’ Ekdal); Amauri, Del Piero (62’ Pasquato). Ne disposizion: Salihamidzic. Trajner. Ranieri.
ARBITER: Rizzoli nga Bologna.
TE NDESHKUAR ME KARTON TE VERDHE: 67’ Amauri, 73’ Ekdal.


Zabaleta ne Juventus vitin e ardhshem

Lojtari argjentinas i Espanyolit, Pablo Zabaleta duket se sezonin 2009/2010 do ta filloje me ngjyrat bardhezi te juventineve. Lojtari ka qene synim i radheve te Juventusit, mirepo duket se enderra e tyre per ta sjell lotjarin ne Torino do te realizohet veren e ardhshme. 23 vjecari i Espanyolit ne momentin gjendet me kombetaren e tij ne Pekin, ku Argjentina eshte duke marre pjese ne Lojerat Olimpike. Zabaleta posedon pasaport spanjolle ndersa per sherbimet e tij, interes te madh kane shprehur disa skuadra nga Serie A, mirepo duket se gjithcka eshte e mbyllur rreth se ardhmes se lojtarit, pasi qe edhe vete lojtari eshte dakorduar me nje kalim tek bardhezinjte veren e ardhshme.

Juvja hyn ne lufte per Diego Buonanotten

Mediat italiane shfaqin lajmin se skuadra e Juventusit ka derguar skautet ne Olimpiaden e cila eshte duke u mbajtur ne Pekin. Ata jane duke e ndjekur lojtarin Diego Buonanotte, i cili eshte i permbledhur ne kombetaren e Argjentines. Corriere dello Sport theksoi se Juventusi eshte futur ne sprint per lojtarin e talentuar argjentinas, Buonanotte. Skautet e Juves jane duke i ndjekur paraqitjet e lojtarit te River Plates, i cili eshte pjese e formacionit te Argjentines, ne Olimpiaden e Pekinit. Gazeta para disa diteve lajmeroi se edhe Interi eshte i interesuar per sherbimet e Playmakerit, kurse Juvja sikur Interi duan qe ta shohin lojtarit ne radhet e tyre per sezonin e ardhshem.

e shtunë, 16 gusht 2008

Ranieri: Dua të fitoj sa më shumë me Juven!

Trajneri i bardhezinjve flet për skuadrën, për objektivat personale dhe për polemikat me Mourinjon Ai e ka hipotekuar paraeliminatoren dhe po pret të lexojë “Vetmia e numrave të parë”, libri më i shitur i verës, pak a shumë si Juventusi i tij. Mesi i gushtit e gjen Claudio Ranierin në pozitat e një trajneri të lumtur. Ai po lundronte larg polemikave, por edhe brigjeve të Riviera di Ponente, në detin Ligure. Ai hipi mbi varkë pasi kaloi shkëmbin e parë 4-0 ndaj Artmediës së Bratisllavës. Vera mund të vazhdojë, ndërsa polemikat me Mourinhon jo. Trajneri roman, i cili në Londër është gjithnjë si në shtëpinë e tij, e mbylli gjithçka me disa fjalë të një stili aq anglez, saqë edhe një anglez i vërtetë do të habitej. - Ranieri, u kthyet në Europë me një fitore. Cila ishte shija e asaj mbrëmjeje? - Jemi shumë të kënaqur për përgjigjen që ky grup kompakt ka ditur ta japë menjëherë. Treguam se jemi skuadra e vitit të kaluar, dhe se kemi të njëjtin shpirt. - Tani do të jetë më e vështirë? - Mbase, por ne jemi të ndërgjegjshëm se fitoret janë në ADN-në e Juventusit. Unë këtë ADN e kam përvetësuar menjëherë, ndërsa kampionët e mëdhenj të kësaj skuadre e kishin që më parë. Një vit më parë ishim në kërkim të gjithçkaje dhe nuk mund të krahasoheshim me asgjë. Sot kemi një skuadër, një grup kompakt, një lojë që funksionon. Donim nga dy lojtarë në çdo rol, dhe sot i kemi. - Në rregull, por mungon cilësia… - (Buzëqesh) Sërish me këtë histori? Fushata jonë e blerjeve kishte disa objektiva dhe këto objektiva u arritën. Dhe më pas e përsëris: të thuash se kjo skuadër nuk ka cilësi, është mungesë respekti ndaj kampionëve të saj. A e patë se çfarë bëri Del Piero? Po luan ndeshje të jashtëzakonshme, është i lehtë, gjenial, është si në kampionatin e fundit. Dhe jam i bindur se do të luajë edhe më mirë. - Duket se Lippi ka ndër mend ta grumbullojë në miqësoren e 20 gushtit… - Lippi është adhuruesi i tij numër një. Kemi folur, ai më shpjegoi se dëshiron të grumbullojë lojtarët më në formë dhe unë jam dakord, sepse më duket diçka e drejtë. - Në kombëtare mund të ndërtohet një grup i ri juventinësh: Buffon, Camoranesi, Del Piero, Chiellini, Iaquinta. A mund të përmendni ndonjë emër tjetër? - Nuk dua të hyj në kompetencat e Marchelos, por them se grumbullimi i Legrottaglies ose i Molinaros do të më gëzonte shumë. - Kjo Juve është më e fortë se një vit më parë? - Po. E dimë se jemi përmirësuar, por dimë edhe se duhet të vazhdojmë të bëjmë progres. Kampionati i ri dhe kthimi në Europë do të na mësojnë gjëra të reja. E dimë se jemi duke realizuar një projekt dhe se mund të fitojmë, edhe pse s’do të jetë e lehtë. Por s’do të jetë e lehtë as për të tjerët. - Ndërkohë, presidenti Cobolli tha se i pëlqen më shumë Championsi… - (Qesh) Presidenti është njeri dhe tifoz i jashtëzakonshëm. Ëndrrat ndihmojnë në krijimin e atmosferës së duhur. Ne duam të ëndërrojmë, por nuk duam të krijojmë iluzione, sepse nuk do të ishte e drejtë. Dhe mes tyre ka goxha ndryshim: iluzionet bëhen me fjalë, ndërsa ëndrrat mund të realizohen me vullnetin për të dhënë gjithnjë maksimumin. - A do të fitoni ndonjë gjë, përpara se të mbushni 70 vjeç? - (Qesh) Kam kohë, sepse mbush 57 vjeç në tetor. - Mourinho tha se jeni 70 vjeç, dhe se… - As që mos u lodhni! Për këtë gjë është folur edhe më shumë sesa duhet. - A do t’ju kishte pëlqyer të luanit te ky Juventus? - Ku ta gjeja! Kam luajtur disa ndeshje në Kombëtaren B me Tardellin. Ai po, që ishte kampion i lindur, dhe në fakt arriti të luajë te Juventusi. Ndërsa unë nuk isha aq i zoti. - Mund të merrni revansh tani që jeni trajner… - Do ta doja me të vërtetë, dua të fitoj ndonjë gjë të rëndësishme me Juventusin. - Po më pas, çfarë do të bëni? - Do të më pëlqente të drejtoja ndonjë ekip kombëtar. E kisha menduar këtë edhe kur mbeta një vit e gjysmë pa punë. Por asokohe isha tepër i ri. Tani dua të fitoj me Juventusin, dhe më pas le të shohim. Natyrisht, e gjithë kjo përpara se të mbush 70 vjeç.

Buffon: Me një publik të tillë, shkojmë në finale

Portieri i Juves flet pas paraeliminatores në Champions kundër sllovakëve të Artmedias së Bratislavës Ndaj Artmedias publiku luajti rolin e tij dhe i dha një të shtyrë të rëndësishme skuadrës. “Po, na karikuan shumë. Më erdhi me të vërtetë shumë mirë, teksa shihja dashurinë me të cilën erdhën tifozët në stadium. Njerëzit, tifozët e mëdhenj bardhezinj, na dhanë energji të pabesueshme dhe na përçuan ndjesi tepër të bukura…” Nëse kjo vazhdon kështu gjatë gjithë sezonit, mund të jetë një armë më shumë edhe për skuadrën. “Sigurisht, madje është e pashmangshme. Nëse tifozët e kuptojnë se janë të rëndësishëm kur tregohen kaq pozitivë dhe na japin këtë energji, Olimpico mund të bëhet thuajse i pathyeshëm, duke na ndihmuar të ecim mirë në Kupë dhe në kampionat. Shpresojmë që të ndodhë vërtet kështu.” Por si mund të ndodhë kjo? “Ata duhet të jenë të sigurt se kur këndojnë koret e tyre, si dhe kur u ikën zëri për të na nxitur, ne në fushë japim gjithçka. Dhe këtë e garantoj unë, sepse qëkur kam ardhur te Juvja ka qenë gjithnjë kështu. Më pas nuk mund të fitohet gjithnjë, por nëse i ndjejmë pranë, ne mund të japim më shumë se 100%.” Meqë ra fjala për optimizëm, tifozët të mërkurën në mbrëmje po këndonin: “Na çoni në Romë.” Por, pavarësisht nga fjalët, sa e mundur është kjo? “Gjithçka është e mundur. Tekefundit, Championsin e ka fituar edhe Porto në finale ndaj Monacos… Besoj se shpresa ka. Dhe ne po i ushqejmë ato, sepse jemi të bindur se mund ta themi fjalën tonë. Më pas, mund të ketë edhe skuadra më të organizuara e më të forta, por nuk fiton gjithnjë më e forta…”.

Juventus ofron 20 milione euro per Diegon

Juventus do te mundohet qe gjate kesaj vere te angazhoje se paku edhe nje lojtare ne radhet e mesfushes, ndersa prioritet cdohere eshte braziliani i Werder Bremenit, Diego Ribas da Cunha. Juvja per lojtarin ka qene e interesuar qe ne afatin kalimtar te janarit, mirepo drejtuesit e klubit gjerman nuk donin te largohen nga lojtari i tyre me i mire. Pas lajmit se Juvja do te kete edhe 30 milione euro per transferime, Claudio Ranieri menjehere ka sugjeruar drejtuesit e klubit qe te mundohen te sjellin tek Zonja e Vjeter brazilianin Diego. Werder Bremen per lojtarin e tyre kerkon rreth 20-25 milione euro, ndersa Juvja eshte gati t'i ofroje 20 milione euro.

Everton prane Tiagos!

Ekipi nga Premier League, Everton si duket e ka mposhtur ekipin tjeter anglez Newcastle per sherbimet e mesfushorit portugez te Juventusit, Tiago Cardoso Mendes. Everton i kane ofruar Juventusit per lojtarin nje huazim 1 vjecar si dhe pas nje viti te paguajne 12 milione euro. Juvja me siguri se do te pranoje nje oferte te tille, duke ditur se Tiago vitin e kaluar erdhi tek bardhezinjte per nje shume prej 13 milione euro. Tiago gjate gjithe sezonit tek bardhezinjte assesi nuk mundi te gjeje adaptimin e tij, dhe tashme drejtuesit e klubit po mundohen te largohen nga portugezi. Tash ka mbetur vetem edhe lojtari te akordohet me Everton dhe me pas te vije edhe zyrtarizimi.

Juvja ka edhe 30 milione euro per merkato

Pas fitores bindese ndaj Artmedias, Juvja i rikthehet merkatos me 30 milione euro. Presidenti Gigli, trajneri Ranieri si dhe administratori i deleguar Blanc kane ofruar edhe 30 milione euro te reja per te perforcuar radhet e Juves. Alberto Aquilani eshte synimi kryesor i Juves, ndersa ne plan te dyte eshte lojtari serb i radheve te Interit, Dejan Stankovic. Juvja do te pergatise per romakun 30 milione euro si dhe page vjetore prej 3.6 milione euro. Mirepo drejtuesit e Romes nuk do te lejojne largimin e lojtarit te tyre, mirepo nje shume e ofruar prej 30 milione euro, do t'i beje te mendojne drejtuesit romak. Opsioni tjeter eshte serbi Stankovic. Lojtari arrine vlerat e 8-9 milione euro. Ndersa trajneri i Interit, Jose Mourinho ka theksuar se Stankovic nuk do te largohet nga Interi edhe kete sezon.

e premte, 15 gusht 2008

Del Piero: Shfryva dufin për 2 vite vuajtjeje


Kapiteni i Juventusit shënoi një eurogol ndaj Artmedias dhe kandidon sërish për një fanellë në kombëtare. Dikush dërgonte një puthje, dikush tjetër një lule, ndërsa disa të tjerë prenotuan abonimin. Juventusi e ka siguruar kthimin në Champions. Nata e parë në Europë ka qenë ajo e kampionëve të zakonshëm. Gjithçka përmblidhej nga grushti që rrahu mbi kraharor Del Piero. Kjo ndodhi, pasi topi sapo kishte vizatuar një hark në qiell dhe shkoi aty ku kryqëzohen shtyllat. Asisti ishte një “mur” i Trezeguet. Francezi nuk shënon, por të paktën një merak e hoqi: ai refuzoi ftesën për t’u grumbulluar në kombëtare, që i mbërriti përmes një telefonate nga ana e Domenechut. Ndërsa Del Piero vazhdon të luftojë për një vend në kombëtare dhe duket se Lippi do ta thërrasë edhe për miqësoren e 20 gushtit. Ndërkohë, ai shënoi golin e 2 0-s, që ishte i 45-ti nëpër Kupa për të. Historia e tij europiane nisi më 14 marsin e 13 viteve më parë. Juventusi priste Eintrachtin e Frankfurtit në Kupën UEFA, dhe në atë rast Del Piero shënoi golin e tij të parë në Europë. Dhe që atëherë nuk është ndalur më. Por goli ndaj Artmedias kishte një shije krejt të veçantë. Sepse vërtet shifrat mund të ndihmojnë për të rrëfyer disa histori të caktuara, ama disa filmime i shpjegojnë më mirë gjërat. Grushtet që rrihen mbi gjoks e tregojnë më qartë krenarinë dhe mllefin e bartur. “Po, në atë festim kishte edhe pak inat. Të gjithë e dinë atë që kemi hequr në këto dy vite. Ndihem i kënaqur për golin dhe për rezultatin, por tani kemi edhe ndeshjen e kthimit. Në këto dy vite kemi vuajtur duke e parë Championsin nga ekrani, ndaj tani duhet të luajmë mirë edhe në Bratisllavë, që të shkojmë në Europë sa më shpejt të jetë e mundur.”
KUPA - Për këtë arsye të gjithë e duan kupën, të cilën te bardhezinjtë e ka fituar vetëm Del Piero. Këtë e tha i pari presidenti Cobolli Gigli: “Nëse do të më duhet të zgjedh midis titullit dhe Championsit, do të zgjedh të dytën, na tërheq më shumë.” Edhe Mauro Camoranesi e konfirmoi: “Më mirë kupën.” Kështu që, për ta bërë të mundur një gjë të tillë, italo-argjentinasi po përpiqet të bëjë pak nga të gjitha. Ai e zhbllokoi rezultatin pas 8 minutave lojë. Juvja kishte veshur fanellat e arta për këtë sfidë dhe anësori i djathtë kontribuoi edhe në aksionin e golit të tretë.
Azzurro notte - Bëhej fjalë për një goditje standarde, e cila u devijua në zonë me kokë nga Chiellini. Ky ishte goli i 3 0-s, Giorgio shënoi dhe e falënderoi. Ai i bëri me shenjë mikut Camoranesi se i dha një top të artë. Por, a mund të mjaftojë kjo? As që bëhet fjalë, “kur shënoi ai, pse të mos shënoj edhe unë”, do të ketë menduar me vete Legrottaglie, kështu, edhe ai shënoi golin e 4-0-s. Del Piero në atë pikë kishte disa minuta që ishte zëvendësuar, për të parë se cili është efekti që mund të ketë Amauri në Champions dhe për të parë se si do ta përshëndeste publiku, që mezi e pret kthimin në Champions dhe që këndonte: “Ranieri na ço në finalen e Romës.” Duke ëndërruar finalen e Ligës së Kampioneve, kampionët e zakonshëm dhe mjeshtri i ekipit, i cili ka 13 vite që dhuron magji nëpër kupa. Kapiteni i Juves është gjithnjë i uritur për suksese.

e enjte, 14 gusht 2008

Cobolli Gigli: Pashe nje Juve te shkelqyeshme


Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli eshte i kenaqur nga paraqitja e skuadres se tij ne ndeshjen e mbremshme kunder Artmedias dhe fitores se madhe 4-0. Gigli foli per performancat e skuadres se tij, tregut te transferimeve te Zonjes se Vjeter dhe per Alberto Aquilanin i cili eshte i lidhur fuqishem me kalim ne Torino. "Pashe nje Juventus te shkelqyeshem". - tha Gigli. "Mendoj se 75 minuta luajtem jashtezakonisht mire". "Trajneri Ranieri eshte mire dhe eshte i kenaqur me ate qe ka ne disponim. Tash duhet te presim kthimet e Marchisios dhe rikuperimet e Zanetit dhe Marchionnit". "Gjithashtu nuk duhet t'i harrojme ketu edhe Sebastian Giovincon dhe Paolo De Ceglien". Bardhezinjte ishin te lidhur fuqishem me angazhimin e Alberto Aquilanit, por presidenti i Juves thote se lojtari nuk do te arrije ne Torino sepse Roma nuk duan bisedime per te". "Sa i perket Aquilanit, kur ne ishim te interesuar per te, Roma nuk donte te degjonte per shitjen e tij". "Mendoj se tash per tash nuk ka mundesi Aquilani te behet lojtare i yni" - mbaroi Gigli.

Juvja ndjek senzacionistin cek Tomáš Necid

Skautet e Juventusit kane ndjekur ndeshjen Fiorentina - Slavia Praga te marten, ndeshje kjo e cila eshte e vlefshme per dyja skuadrat te kualifikohen ne Ligen e Kampioneve, dhe kane percjellur sulmuesin e talentuar cek Tomáš Necid, i cili mbron ngjyrat e cekeve te Sparta Prages. 19-vjecari i quajtur edhe si Pavel Nedvedi i Ri ka hyre ne loje ne minuten e 16 te pjeses se dyte, dhe ka qene njeri nder me te miret ne fushe. Lojtari i cili posedon nje permbajtje fizike te fuqishme (i gjate 1.90m dhe peshon 81 kg) ka demonstruar nje holding te madh me topin ne kete ndeshje. Juventinet kane qene te impresionuar nga paraqitja e lojtarit dhe ata deshirojne ta sjellin lojtarin tek Zonja. Mirepo per Tomáš Necid i interesuar eshte edhe menagjeri i Arsenalit, Arsene Wenger.

Del Piero: Paraqitje perfekte

Alessandro Del Piero, pas golit të shënuar kundër Artmedias së Bratislavës natën e djeshme, ka arritur në kuotën e 38 golave në Ligën e Kampioneve. Pavarësisht se 34-vjeçar, numri 10 bardhezi duket lojtari më i ri në fushë nga mënyra se si vrapon. Gol i jashtëzakonshëm, por nuk harron të dhurojë edhe spektakël për të pranishmit në “Olimpico”. Gjithsesi, me modestinë që e karakterizon, Del Piero pranon se nuk është paraqitja personale ajo që e lumturon, por fitorja bindëse e arritur nga skuadra e tij: “Sot (mbrëmë) kemi Del Piero: Paraqitje perfekte zhvilluar një ndeshje perfekte në të gjitha aspektet. Menjëherë sa kemi zbritur në fushë dallohej qartë uria për fitore që mbizotëronte në skuadrën tonë, duke kërkuar me ngulm që në minutat e para golin e avantazhit. Jam shumë i bindur kur them se e merituam fitoren dhe tashmë me 99 për qind të mundësive, kemi arritur të sigurojmë fazën e grupeve. Goli? Jam shumë i lumtur për një gjë të tillë dhe besoj se nuk do të ndalem këtu. Gjithsesi, i rëndësishëm është suksesi i skuadrës”, thotë kapiteni i Juventusit, Del Piero.

Ranieri: "I dhamë një përgjigje të fortë Evropës"

Claudio Ranieri, trajneri i Juventusit, është shprehur shumë i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në sfidën e natës së mbrëmshme kundër sllovakëve të Artmedias së Bratislavës. 4-0 është një rezultat, që e ka vulosur kualifikimin për torinezët, mirëpo tekniku kërkon të mbajë të karikuar skuadrën e tij: “Sot kemi dhënë një përgjigje të fortë, duke treguar se duam me çdo kusht të rikthehemi në Evropë. Jam shumë i lumtur nga ajo çfarë lojtarët e mi shfaqën në fushë, ndërkohë që në mënyrë të veçantë dua të përgëzoj Alex Del Pieron, i cili tregoi edhe një herë se është lideri i kësaj skuadre. Një gol i mrekullueshëm, por gjithashtu një ndeshje nën një ritëm të jashtëzakonshëm. Kualifikimi është në anën tonë, por duhet të respektojmë në maksimum edhe 90 minutat e sfidës së Sllovakisë”, tha Ranieri.

Juventusi krenaria e Italisë


Zonja e Vjetër mbrëmë e shkatërroi Artmedian me rezultat, 4-0, në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërsa e veçanta e kësaj është se të gjithë golashënuesit ishin italianë. Ekspertët në gadishull besojnë se elementi italian i Bardhezinjve është diçka për të cilën ata duhet të jenë shumë krenar. Ekzistojnë shumë gjëra të cilat janë gabim në lojën moderne, dhe njëra nga këto është mungesa e përgjithshme e identitetit kombëtar në shumicën e skuadrave më të mëdha evropiane. 66% e lojtarëve të Premier Leagues janë të huaj. Arsenali madje nuk ka asnjë lojtar në formacionin startues i cili është anglez, derisa të gjithëve u kujtohet ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, kur vetëm dy nga 22 lojtarët në fushë ishin anglezë. Me përjashtim të Manchester United, situata e tillë në Angli është vërtet për të ardhur keq, dhe cilido që e përkrah këtë veçori ka mungesë të identitetit kombëtar. Përderisa për një skuadër thuhet se është angleze, italiane apo spanjolle, duhet që së paku ta dëshmojë këtë identitet në prani të shumicës së lojtarëve vendorë. Nuk janë vetëm skuadrat angleze që karakterizohen me këtë fenomen. Interi është po aq keq sa Arsenali, dhe nuk përmban asnjë italian në formacionin startues, përveç Marco Materazzit (i cili shumë shpejt do të përjashtohet nga Mourinho) dhe të riut Mario Balotelli, i cili është i lindur në Itali por ka prejardhje ganeze. Dy gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid, kanë vetëm nga katër spanjollë të cilët mund të konsiderohen si lojtarë të formacionit bazë. E njëjta gjë është edhe për Chelsean. I vetmi gjigant evropian i cili e ka ruajtur traditën dhe ka bërë një veprim të vetëdijshëm për ta ndërtuar skuadrën në saje të lojtarëve vendorë është Juventusi. Në ndeshjen e mbrëmshme Zonja e Vjetër luajti me shtatë italianë, derisa ky numër do të ishte edhe më i madh po të mos mungonte Cristiano Zanetti i lënduar, si edhe Sebastian Giovinco që gjendet në Lojërat Olimpike. Katër golashënuesit e Juves në fitoren 4-0 ishin italianë: Mauro Camoranesi (pavarësisht rrënjëve të tij argjentinase), Alessandro Del Piero, Giorgio Chiellini dhe Nicola Legrottaglie. Vetëm kjo statistikë tregon një veçanti kur krahasohet me skuadrat siç janë Inter, Arsenal dhe Liverpool. Kjo statistikë po ashtu sjell kujtime kur skuadrat evropiane, në fakt i përfaqësonin vendet e tyre. Juventus në vitin 1977 e ka fituar Kupën UEFA me 11 italianë. Kjo nuk do të thotë se lojtarët e huaj duhet të largohen nga skuadrat, përkundrazi lojtarët e huaj në skuadra të ndryshme ndihmojnë në përmirësimin e kualitetit të çdo lige ku luajnë. Mirëpo, është e rëndësishme që të respektohet tradita se ku bazohet loja e bukur e një skuadre të një shteti që i takon, ndërsa kjo është pikërisht ajo që Juventus e bën në saje të bërthamës italiane. Nëse Juventus do të ketë sukses në Ligën e Kampionëve, atëherë kjo do të jetë një vlerë shumë më e madhe për tifozët juventinë sesa po të luanin 11 të huaj. Në vitin 1967 Celtic e ka fituar Ligën e Kampionëve me 11 lojtarë të cilët kishin lindur në një diametër prej 48 kilometrash përreth Glasgout. Kjo paraqet një ndjenjë të krenarisë së madhe te mbështetësit e Celticut, meqenëse ata e dinë se diçka e ngjashme nuk do të ndodh kurrë më.

Paraqitja e Alessandro Del Pieros ne ndeshjen me Artmedian



Del Piero: Të mbetemi të fokusuar

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij duhet të mbeten të përqendruar për ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve kundër Artmedia, pavarësisht fitores së mbrëmshme me rezultat të thellë, 4-0. Bianconerët i shkatërruan kundërshtarët e tyre sllovakë mbrëmë në Torino dhe tanimë janë me një hap në fazën e grupeve. Ikona e Juves bëri një paraqitje të shkëlqyer duke qenë padyshim lojtari më i mirë i ndeshjes, dhe arriti ta shënojë një gol të bukur në minutën e 26. Megjithatë Alex kërkon nga të gjithë që të mos gëzohen para kohe dhe të përgatiten mirë për ndeshjen e kthimit. “Kemi luajtur një ndeshje të mirë dhe nuk na mungonte asgjë. Kemi krijuar shumë mundësi në sulm dhe nuk kemi rrezikuar në mbrojtje”. “Jemi të kënaqur, mirëpo nuk duhet të mendojmë tepër për këtë rezultat, duhet të vazhdojmë të përgatitemi për ndeshjen e kthimit. Katër gola ndoshta janë mjaft për të vazhduar më tutje, por për ta arritur këtë ne duhet ta luajmë ndeshjen me të njëjtin intensitet dhe vendosmëri”, ka deklaruar ‘Djaloshi i Artë’.

e mërkurë, 13 gusht 2008

Garat eliminatore ne ChL: Juvja deklason Artmedian


Juventusi ne ndeshjene e pare te turit te trete te garave eliminatore te Liges se Kampioneve, deklasoi sllovaket Artmedia me nje rezultat bindes 4-0. Serine e golave e hapi Camoranesi ne minuten e 7, pas nje solo-aksion te mbrojtesit Zdenek Grygera. Goli i dyte vjen nga nje bashkpunim i dyshes tejet vdekjeprurese per kundershtaret, Del Piero dhe Trezeguet, qe ne fund eshte kapiteni ai qe shenon nje gol tejet fantastik dhe rrit epersine ne 2-0 ne minuten e 26. Golin e trete e shenon Giorgio Chiellini, nga nje harkim nga ana e Camoranesit prej nje goditje te lire ne minuten e 39. Ne minuten e fundit te ndeshjes Legrottaglie shenon golin e fundit te takimit, golin e katert per Juven. Nje gje duhet cekur se mbrojtesi grek Zdenek Grygera eshte zevendesuar ne minuten e 16 nga sulmuesi Vincenzo Iaquinta, pasi mori nje lendim ne fytyren e tij.

Te dhena rreth ndeshjes Juventus-Artmedia 4-0 (3-0).
JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Grygera (15' Iaquinta), Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Camoranesi, Sissoko, Poulsen, Salihadmizic 6; Del Piero (72' Amauri), Trezeguet. Trajner. Ranieri.
ARTMEDIA BRATISLAVA (4-4-2): Kamena; Cisovsky, Salata, Velicky, Urbanek; Piroska (46' Obzera), Kozak, Fodrek, Pedro; Pospech (83' Orbek), Halenar (69' Glenar). Trajner. Weiss.
ARBITER: Vassaras (Greqia).
TE NDESHKUAR ME KARTONA TE VERDHE: Obzera (A), Chiellini (J).
GOLASHENUES: 7' Camoranesi; 26' Del Piero; 39' Chiellini; 90' Legrottaglie.


Garat eliminatore ne ChL: Juventus - Artmedia Bratislava



Ranieri në sulm: Juventusi është gati

‘Mungesat s’më shqetësojnë, por kërkoj impenjim maksimal’
Në vigjilje të përballjes me Artmedian e Bratislavës, e vlefshme për turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve, Claudio Ranieri karikon Juventusin. “Shoqëria, lojtarët, por veçanërisht tifozët tanë, e presin këtë moment që prej dy vjetësh. Ne jemi gati, por për të fituar sfidën do të na nevojitet Juventusi më i mirë i momentit. Jemi të vendosur të mos dështojnë në objektivin tonë të parë të rëndësishëm. Për shumë prej djemve të mi, sfida e ditës së sontme kundër Artmedias është kurorëzimi i dy viteve të lodhshme stërvitjeje. Kemi shansin më të mirë për t’u rikthyer në Ligën e Kampioneve, një kompeticion ky që është në ADN-në e kësaj shoqërie, edhe pse i respektojmë në maksimum kundërshtarët tanë”, shprehet kreu i pankinës bardhezi. Pavarësisht se në letër, formacioni torinez duket shumë i favorizuar kundrejt kundërshtarëve sllovakë, në tonet e Ranierit vërehet një shqetësim i vogël për këtë përballje, si rrjedhojë e mungesave të shumta me të cilat Juventusi do të zbresë mbrëmjen e sotme, ora 20:45, në “Olimpicon” e Torinos. “Ju mund të mendoni se mungesat më shqetësojnë, por në të vërtetë nuk është kështu. Kemi një grup shumë të përgatitur lojtarësh; madje dhe ata që formojnë pankinën tonë janë në të njëjtin nivel me titullarët. Fatkeqësisht, dje, përveç Cristiano Zanettit e Marco Marchionnit është ndalur edhe Pavel Nedved. Ende nuk e kam vendosur se me cilin lojtar do ta zëvendësoj çekun, pasi për të qenë i sinqertë nuk e kam caktuar akoma formacionin me të cilin do të zbresim në fushë kundër Artmedias. Një vendim të tillë do ta marr vetëm pak orë përpara fillimit të takimit. Nga të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushë, pretendoj impenjim maksimal dhe përsëritjen e paraqitjes së zhvilluar në miqësoren ndaj Manchesterit. Nuk duhet të mendojmë se kualifikimi është i yni, pasi në futboll çdo gjë është e mundur. Nga ana tjetër, edhe ne nuk duhet të nxitohemi për të shënuar, pasi përveç ndeshjes së sontme na presin edhe 90 minuta të tjera në Sllovaki”, përfundon drejtuesi i stolit bardhezi, Claudio Ranieri.

Camoranesi: Mendojmë vetëm për kualifikimin

Mauro German Camoranesi ka rikuperuar dëmtimin e tij dhe sot pritet të zbresë rregullisht në fushë për Juventusin, në një ndeshje të cilën skuadra bardhezi ka dy vjet që e pret. Mesfushori italo-argjentinas beson tek forca e skuadrës së tij, por gjithsesi kërkon kujdes, pasi kundrejt miqësoreve të zhvilluara deri në këtë moment, sfida e sotme mbart në vetvete interesa shumë të rëndësishme. “Kishim shumë kohë që e prisnin një ndeshje të tillë dhe tashmë jemi gati për të fituar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se rivalët tanë nuk janë të denjë për një kompeticion të tillë, por sigurisht që ne jemi të favorizuarit për të kaluar në fazën e grupeve. Nuk jemi më skuadra e drejtuar nga Fabio Capello, e tejmbushur me kampionë, por gjithsesi shpirti luftarak që karakterizon këtë fanellë mbetet gjithmonë i njëjti”, thotë juventini Camoranesi.

Juve dhe Newcastle pajtohen rreth Tiagos

Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori portugez, Tiago Mendes, është shumë afër nënshkrimit për Newcastle United, pasi që skuadra nga Premiershipi ka arritur marrëveshje me Juventusin. Tiago iu bashkëngjit Bianconerëve sezonin e kaluar kur erdhi nga Lyoni për 13 milionë euro, mirëpo ai dështoi plotësisht te Zonja e Vjetër, për këtë arsye Juve e ka nxjerrë në listën e shitjeve që në janar. Të interesuar për mesfushorin juventin kanë qenë edhe Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid, mirëpo siç duket gjigantët italianë kanë gjetur një blerës që i plotëson kërkesat e tyre dhe të Tiagos, dhe ky është Newcastle United. “Gazzetta dello Sport” njofton se Newcastle ka arritur marrëveshje me Juventusin për ta marrë Tiagon në huazim për një vit me mundësinë për ta blerë atë në verën e ardhshme për 10 milionë euro.

e martë, 12 gusht 2008

Ranieri ben zyrtare ekipin me te cilin do t'i perballet Artmedias

Claudio Ranieri ne nje interviste te dhene per Juventus Channel, ka folur per ndeshjen e radhes ne te cilen Juvja do te ndeshet me sllovaket e Artmedias. "Jemi te gatshem te fillojme Ligen e Kampioneve si eshte me se miri per Juven. Djemte qe i kam ftuar per kete ndeshje, kane qene te ftuar nga paraqitjet e tyre te treguara gjate stervitjeve". Juvja do te ndeshet me Artmedian me nje problem te madh qe po has trajneri Ranieri. Lendimet e shumta te lojtareve kane bere qe Ranieri te fton edhe disa lojtare nga skuadra e dyte e Juventusit. Andrade, Knezevic, Zanetti dhe Marchionni jane te lenduar dhe nuk do te jene ne gjendje t'i ndihmojne shokeve te tyre ne perballjen me sllovaket. Pavel Nedved eshte i suspenduar ne kete ndeshje, ndersa Giovinco, Marchisio dhe De Ceglie gjenden ne Kine ku jane duke u mbajtur Lojerat Olimpike ne Pekin. Arbiter ne kete ndeshje do te jete greku Vassaras.
Te ftuarit e Ranierit per ndeshjen me Artmedian:
1 Buffon
3 Chiellini
4 Mellberg
5 Zebina
7 Salihamidzic
8 Amauri
9 Iaquinta
10 Del Piero
12 Chimenti
16 Camoranesi
17 Trezeguet
18 Poulsen
21 Grygera
22 Sissoko
27 Ekdal
28 Molinaro
30 Tiago
33 Legrottaglie
34 Pasquato
35 Esposito
41 Ariaudo

Camoranesi: Duhen dhjete vite te arrihet niveli i Fabio Capellos

Mesfushori i radheve te Juventusit, Mauro German Camoranesi mendon se do te duhen edhe 10 vite te arrihet niveli nga koha e Fabio Capellos. Zonja e Vjeter arriti qellimin sezonin e kaluar te siguroje vendin e trete ne Serie A pas rikthimit dhe edhe pse kane shpresa te medha para fillimit te sezonit te ri per Juven, Camoranesi eshte i vemendshem. "Skuadra nga koha e Capellos posedonte me teper kualitet. Do te duhen se paku 10 vite te arrihet ai nivel nese vazhdojme me kete tempo" - spjegoi italo-argjentinasi per La Stampa. Juvja e fillon sezonin ne Ligen e Kampioneve kunder Artmedias se Bratislaves te merkuren. "Liga e Kampioneve eshte njera nder synimet kryesore sepse ishim larg konkurrimit dy vite. Nuk eshte e mundur tash te prognozojme. "Shpresoj se do te luajme edhe nje finale ne Ligen e Kampioneve, mirepo kesaj radhe dua te fitojme. Scuddeto eshte me ndryshe prej Evropes, mundet gjithcka te ndodh. "Inter jane shume me te fuqishem se sa vitin e kaluar" - mbaroi Camoransi.

Juvja shpreh interes per Nimani!

Sipas te perditshmes Tuttosport, Juventus ka shprehur interes per lojtarin 19-vjecar te Monacos, Frederic Nimani, i cili ne France njihet si "Adebayori i Ri". Nimani ka qene lojtari i ndeshjes ne javen e pare te kampionatit francez, ku ekipi nga Principata mposhti PSG me rezultatin 1-0, goli i shenuar nga vete Nimani. Lojtari ka qene ne shenjester te shume skuadrave nga Evropa, mirepo ka gjasa qe ai t'iu bashkangjitet bardhezinjve nga Torino.

Juventus i kthehet transferimeve

Zonja e Vjetër dëshiron t’i kthehet sërish tregut për të kërkuar shërbimet e Ever Banegas dhe Christian Ledesmas. Bardhezinjtë kanë pësuar shumë lëndime në këtë fazë parasezonale, ndërsa goditja e fundit ishte lëndimi i Cristiano Zanettit dhe Marco Marchionnit të cilët do të qëndrojnë jashtë lojë për një muaj. Juventus tani ka nevojë për zëvendësimin e tyre dhe pritet një rikthim në tregun transferimeve. “Sportmediaset” njofton se shefi ekzekutiv i Juves, Jean Claude Blanc dhe njeriu që merret me transferime, Alessio Secco, janë duke i përcjellë Banegan e Valencias dhe Ledesman e Lazios.

Juventusi, ekipi i 95-tё nё botё!

Kampioni evropian, Manchester United, ёshtё ekipi mё i mirё nё botё, sipas Federatёs Internacionale tё Historisё dhe Statistikave tё Futbollit, derisa Juventusi ёshtё dukshёm mё poshtё, nё vendin e 95-tё.Federata ndёrkombёtare e Historisё dhe Statistikave tё Futbollit (IFFHS) vazhdimisht ripërpunon renditjen botërore tё klubeve gjatё sezonit, duke shfrytëzuar njё studim kompleks tё statistikave. Kёto pёrfshijnё rezultate gjatё 12 muajve tё garave kontinentale dhe ndërkontinentale, ndeshjet e ligës vendore si dhe kalkulime tё tjera. Manchester United mbetet numër njё nё listёn e IFFHS, pas triumfit nё Ligёn e Kampionёve nё muajin maj. Nё mёnyrё befasuese, nёnkampioni skocez, Rangers, qё javën e kaluar u eliminua nga ndeshje paraeliminatore nga ekipi lituanez Kauna, ёshtё nё vendin e dytё, derisa Chelsea gjendet nё tё tretin dhe Bayern Munich e Barcelona qё plotёsojnё pesëshen kryesuese. Nё top 50-shin janë pёrfshirё edhe kёto klube, Sao Paulo (11), Getafe (17), Arsenal de Sarandí (18), Audax Italiano (37) dhe Atletico Nacional Medellin (43). Njё klub i madh evropian qё nuk shihet nё 50-she ёshtё ekipi i serie A, Juventus, i cili mezi ka hyrё nё top 100 klubet, duke u renditur i 95-ti.

Top 10 klubet:

1. (1.) Manchester United - Angli
2. (4.) Glasgow Rangers – Skoci
3. (2.) Chelsea - Angli
4. (3.) Bayern Munich - Gjermani
5. (5.) Barcelona – Spanjё
6. (6.) Roma - Itali
7. (7.) Liverpool - Angli
8. (8.) Arsenal - Angli
9. (9.) CA Boca Juniors – Argjentinё
10. (10.) Inter - Itali
11. (11.) Sao Paulo - Brazil
12. (13.) Fiorentina- Itali
13. (19.) Fluminense - Brazil
14. (14.) Olympique Lyon- Francё
15. (15.) Milan - Itali
16. (21.) Fenerbahçe - Turqi
17. (17.) Getafe - Spanjё
18. (18.) Arsenal Sarandí – Argjentinё
18. (14.) Hamburg – Gjermani

e hënë, 11 gusht 2008

Zyertare: Emanuele Belardi bardhezi friulian

Portieri i cili gjate sezonit te kaluar ishte i caktuar te zevendesoje Buffonin, Emanuele Belardi sot edhe zyrtarisht e ka kompletuar transferimin e tij tek bardhezinjte e Udineses. Gjithcka ka qene e ditur shume me heret per nje transferim te tille, mirepo eshte dashur qe deri sot te pritet edhe zyrtarizimi i kontrates. Belardi duket se edhe tek klubi i tij i ri do te jete zevendesues i portierit te pare te Udineses, Samir Handanovic. www.Juvesiamo.Blogspot.com e falenderon Belardin per kontributin qe ka dhene per Juven dhe i deshiron suksese me klubin e tij te ri, Udinesen.

Zanetti dhe Marchionni nje muaj larg fushes

Dyshja e mesfushes se Juventusit, Cristiano Zanetti dhe Marco Marchionni nuk do te jene ne gjendje per rreth nje muaj t'iu ndihmojne shokeve te tyre te skuadres. Qe te dy kane marre nga nje lendim terheqes ne muskulin e kembes dhe qe te dy do te jene larg fushave te gjelbera gati nje muaj. Lajmin e ben te ditur vete faqja zyrtare e Juventusit, ne te cilen thuhet se lojtaret nuk do te jene ne dispozicion ne ndeshjen e radhes, ku Juvja do te ndeshet me Artmedian e Bratislaves. Mendohet qe lojtaret te jene ne gjendje t'i rikthehen fushes ne ndeshjen e gjiros se dyte te kampionatit italian, ku Juvja do te perballet me bardhezinjte e Udineses, ne stadiumin Olimpico te Torinos.

Trezeguet: Nuk i frikësohem konkurrencës

Sulmuesi francez i Juventusit, David Trezeguet gjatë kësaj vere ka ‘fituar’ një konkurrencë të madhe në repartin e sulmit te klubi bardhezi, pas ardhjes së brazilianit të Palermos, Amauri. Megjithatë sulmuesi francez ka pohuar se konkurrenca nuk e frikëson. “Duke pasur parasysh se na presin ndeshjet në kampionat, për kupë dhe në Ligën e Kampionëve, në klub e kanë kuptuar se na duhet edhe një sulmues i spikatur. Amauri është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe që nga tash ne të katërtit do të luftojnë për dy vende në përbërjen e parë. Na mbetet neve që të jemi të gatshëm atëherë kur trajneri do të na vendos në fushë. Por, mua asnjëherë konkurrenca nuk më ka frikësuar. Që kur kam ardhur te Juventusi gjithmonë ka pasur konkurrencë të fortë”, ka pohuar Trezeguet.

Juvja, nën ethet e Champions-it

“Zonja e Vjetër” rikthehet të luajë në këtë kompeticion pas një mungesë dyvjeçare. Të mërkurën, skuadra e trajnerit Ranieri do të presë në Torino sllovakët e Artmedias. Emocionet e mëdha të futbollit evropian startojnë në këtë mesjavë. Juventus, Fiorentina, Barcelona e Liverpool bëhen gati të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm për klube të kontinentit të vjetër. Ditën e mërkurë, djemtë e Claudio Ranierit do të zbresin në fushë në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kampioneve pas një mungese dyvjeçare, ose saktësisht pas 29 muajsh. Del Piero me shokë janë më të karikuar se kurrë për të fituar objektivin e parë të rëndësishëm për sezonin e ri futbollistik. Përballë bardhezinjve të Juventusit do të jetë Artmedia e Bratisllavës. Formacioni sllovak ka mbërritur me nder deri në këtë fazë të Ligës së Kampioneve, pasi në dy ndeshjet e mëparshme ka arritur të shënojë plot shtatë gola në 180 minuta kundër finlandezëve të Tamperes. Mirëpo, në këtë mesjavë, ata do të përballen me një prej formacioneve që kanë bërë historinë e Champions-it. “Zonja e Vjetër”, ndonëse do të ndeshet me një formacion në gjendje fizike maksimale, duke qenë se kampionati sllovak ka disa javë që ka startuar, në miqësoret e fundit ka treguar vlera të shkëlqyera tekniko-taktike, kjo falë edhe përforcimeve të rëndësishme të mbërritura në Torino gjatë merkatos verore. Claudio Ranieri, në bazë të takime të fundit miqësore të zhvilluara, duket se do t’i besojë edhe një herë tjetër gardës së vjetër të kësaj skuadre, që përbëhet nga Del Piero, Trezeguet e Camoranezi. Këtu bën përjashtim vetëm Cristiano Zanetti, i cili vazhdon ende të vuajë dëmtimin e tij, por që të zëvendësohet nga danezi i sapombërritur në Torino, Christian Poulsen.

Del Piero, “mbreti” i Evropës

Simboli i skuadrës bardhezi rikthehet në Champions me objektivin e arritjes së 50 golave. Ndaj Artmedias, kapiteni i “Zonjës së Vjetër” do të fillojë sezonin e tij të 16-të. Alessandro Del Piero, akti i 16-të. Kapiteni i skuadrës së Juventusit, të mërkurën kundër Artmedias së Bratislavës, ndeshje e vlefshme për turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve, pret të fillojë sezonin e tij të 16-të me fanellën bardhezi. Alex do ta nisë aventurën e tij të radhës jo vetëm si simboli i kësaj skuadre, por edhe si rekordmeni i saj, ku momentalisht numëron 560 ndeshje zyrtare me këtë fanellë, në të cilat ka arritur të realizojë edhe 241 gola. Gjithsesi, më shumë se fillimi i kampionatit italian, numri 10 i formacionit torinez është mjaft i ekzaltuar për rikthimin e tij dhe të skuadrës që ai përfaqëson në arenën evropiane, konkretisht në Ligën e Kampioneve, një kompeticion ky, ku ai dhe Juventusi mungojnë tashme prej dy vitesh. Ashtu si vera, edhe “Pinturicchio” me kalimin e viteve bëhet edhe më i mirë. Këtë e konfirmon edhe miqësorja e fundit e zhvilluar nga Juventusi në “Old Trafford”, përballë “djajve të kuq” të Sër Aleks Fergusonit. Kapiteni ishte padyshim protagonisti kryesor i këtij takimi, sepse me magjitë e tij ka ekzaltuar tifozerinë pjesëmarrëse në stadium. Spektakli i ofruar prej tij është shpërblyer me një “standing-ovacion” nga ana e anglezëve të pranishëm në shkallët e “Old Trafford-it”, të cilët e kanë duartrokitur 33- vjeçarin italian, aq sa edhe vetë ai, njeriu i rekordeve, nuk i mbajti dot lotët. Pikërisht për këtë arsye, Del Piero kërkon të rikthehet më i fortë se kurrë në Ligën e Kampioneve, madje duke i vënë edhe një tjetër objektiv personal karrierës së tij të pasur, arritjen e kuotës së 50 golave në këtë kompeticion. Aktualisht janë 37 topat e dërguar në rrjetat evropiane nga numri 10 i Juventusit, me një mesatare prej 0.47 golash në ndeshje (kur kujtojmë që janë 79 takimet e zhvilluara prej tij në Ligën e Kampioneve dhe 106 të tilla në arenën evropiane, ku përfshihet Champions-i, Kupa UEFA, Intertoto, Kupa Interkontinentale dhe sigurisht Superkupa e Evropës). Sfida e fundit e “Pinturikios” në Ligën e Kampioneve duket shumë e largët, saktësisht më 7 mars të vitit 2006, e zhvilluar ndërmjet Juves dhe Werder Bremenit, që përfundoi me rezultatin 2-1 për bardhezinjtë, e vlefshme për 1/8 e finaleve. Nga ajo ditë kanë kaluar saktësisht 29 muaj dhe Del Piero është ende aty ku kërkon me ngulm një tjetër rol si protagonist në skuadrën e Ranierit, ndonëse konkurrenca në repartin e sulmit është nga më të fortat në Serinë A e në Evropë. Thjesht për të konfirmuar këtë gjë kujtojmë që, Juventusi i sezonit të ardhshëm e nis me një sulm që vitin e kaluar ka arritur të shënojë plot 68 gola, Del Piero (21 gola), Trezeguet (20 gola), Amauri (15 gola) dhe Iaquinta (8 gola). Artmedia, rivalja e bardhezinjve në Champions, duhet të fillojë të dridhet.. Janë golat e Alesandro Del Pieros në Ligën e Kampioneve, me një mesatare prej 0.47 golash në ndeshje. Në kompeticione të tilla, Aleks ka arritur të shënojë edhe 2 gola në Kupën UEFA, 2 në Superkupë, 1 në Kupën Interkontinentale dhe 1 në Intertoto.

Sunderland ofron 9.5 milione euro per Chiellinin!

Ekipi nga Premier League Sunderland ka ofruar nje oferte prej 9.5 milione euro per mbrojtesin juventin Giorgio Chiellini. Chiellini i cili konsiderohet si njeri nder mbrojtesit me te mire italian, eshte vene ne shenjestren e trajnerit te Sunderland Roy Keane. Sunderland edhe vitin e kaluar ka shprehur interes qe Chiellini t'iu bashkangjitet anglezeve, mirepo ishte Ranieri dhe vete lojtari qe nuk donin nje gje te tille. Sunderland ka ofruar nje oferte teper turepuese ne arkat e Juventusit per lojtarin e tyre me te mire te mbrojtjes, e cila eshte 9.5 milion euro. Alessio Secco ka thene per mediat italiane se Chiellini nuk do te largohet nga Juvja per asnje shume te hollash. Ai eshte lideri yne i ardhshem - ka mbaruar Secco.

Furino: Giovinco eshte Zidane i Ri

Lojtari i dikurshem i Juventusit, Giuseppe Furino beson se Sebastian Giovinco mund t'i ndjek hapat e legjendave te medhenj te Bianconereve, si Zinedine Zidane, Michel Platini, Alex Del Piero dhe Roberto Baggio. Giovinco eshte njeri nder yjet kryesor te Azurreve ne Olimpiaden e Pekinit dhe shumica besojne se ai do te jete legjenda e re e Juventusit. Furino i cili ka rreth 360 paraqitje per Zonjen e Vjeter, beson se 21 vjecari mund t'i kaloje legjendat e medha te klubit Zidane dhe Platini. "Giovinco eshte numri 10 i Juventusit ne te ardhmen. Sebastian mund t'i ndjeke Platinine, Baggion, Zidane dhe Del Pieron". - tha Furino per Tuttosport. "I shihja paraqitjet e tij ne Olimpiade dhe ai eshte i pandalshem. Kundershtaret frikohen nga ai dhe kjo flet mjaftueshem per kualitetet e tij". Giovinco i posedon kualitetet e duhura t'i ndjek "10-shet" e medha, sepse luan sikur ata dhe ka talent te madh". "Shpresoj se Lippi do t'i jep shanse menjehere pas Olimpiades. Giovinco duhet te merr mundesine te jete pjese e skuadres seniore te Azurreve".

Ledesma dhe Pulzetti ne shenjester te Juventusit

Pas shume emrave te kerkuar per ne radhet e mesfushes, Juvja tashme eshte vene edhe ne kerkim te dy lojtareve tjere. Emrat jane te Cristian Ledesmas (argjentinasi i radheve te Lazios) si dhe Nico Pulzettit (i radheve te Livornos). 26-vjecari Ledesma kerkohet edhe nga Inter dhe Milan, mirepo e perditshmja Corriere dello Sport sot ka theksuar se eshte duke e konsideruar nje kalim te Ledesmas ne radhet e tyre. Pulzetti duket se kete vere do te veshe fanellen bardhezi, pasi qe marredheniet miqesore ndermjet dyja skuadrave (Livornos dhe Juves) jane teper te mira. Pulzetti ka gjasa te shumta t'i bashkangjitet shokut te tij Knezevic tek Juvja, pasi qe sezonin e kaluar te dy lojtaret e kaluan ne radhet e Livornos.

Juventus dhe Hamburg ne kerkim te Kovacevic

Juventusi dhe Hamburgu jane vene ne kerkim te serbit Nenad Kovacevic. 27-vjecari ne momentin luan ne ligen franceze, mirepo e ardhmja e tij kete sezon shihet te jete njera prej Gjermanise dhe Italise. Hamburgu eshte ne kerkim te gjeje nje zevendesim per yllin e tyre Rafael Van der Vaart, i cili javen e kaluar u transferua tek Reali i Madridit. Juvja lojtarin serb e kerkon per arsye se jane duke hasur ne probleme me lendimet, e sidomos lendimet e fundit te Zanettit, Marchionnit si dhe Camoranesit, te cilet kane shtyre drejtuesit e klubit t'i rikehen merkatos.

Juventusi i rikthehet Lucho Gozalezit

Mesfushori argjentinez i radheve te Portos, Lucho Gonzalez eshte rikthyer ne merkaton e Juventusit. Pasi qe po hasin shume probleme me lendimet ne radhen e mesfushes, Juvja i eshte rikthyer merkatos. Emri i cili eshte rikthyer te drejtuesit bardhezi eshte ai i Lucho Gonzalez, 27 vjecari argjentinas i portugezeve te Portos. Lucho formen e tij te shkelqyeshme e tregoi edhe ne ndeshjen kunder Lazios, ne te cilen shenoi nje gol ne stadiumin Dragao. Juvja mendon te ofroje diku rreth 10 milione euro per lojtarin, ndersa kartoni i tij arrine vlerat e 20 milione euro.

Zanetti dhe Marchionni ne dyshim kunder Artmedias

Claudio Ranieri po has ne shume veshtiresi perball ndeshjes se eliminatores kunder Artmedia Bratislaves e cila luhet te merkuren me fillim ne ora 20:45. Pas rikthimit ne stervitje te Zdenek Grygeras, Vincenzo Iaquintas, Jonathan Zebinas si dhe Cristian Molinaros, Juvja po has ne probleme tjera. Mbreme ne stervitje kane pesuar lendime Cristiano Zanetti dhe Marcho Marchionni. Zanetti sigurisht se nuk do te luaje ne ndeshjen me Artmedian, pasiqe mori nje lendim ne muskulin e kembes. Marchionni eshte ne dyshim i cili ka pesuar vetem nje terheqje muskulore, dhe ka gjasa qe ai te jete ne dispozicion ne ndeshjen e ardhshme. Per Juventusin ne kete ndeshje eshte ne dyshim edhe Camoranesi i cili ka disa probleme fizike, ndersa Pavel Nedved eshte i pezulluar per kete ndeshje.

e diel, 10 gusht 2008

Capello: Kjo Juve e ngjashme si Juvja ne kohen time

Perzgjedhesi i Anglise, Fabio Capello mendon se skuadra e Claudio Ranieri ia perkujton skuadren ne kohen kur ai ishte trajner i Juventusit. Capello ishte ne publike per ta ndjekur Juventusin ne ndeshjen miqesore kunder Manchester United ne Old Trafford dhe pranon se eshte impresionuar nga skuadra italiane. Ai udhehoqi Juven dy sezone dhe fitoi dy Scudetto ne Serie A me "Bianconeret" ne kohen e skandalit Calciopoli dhe mendon se skuadra e Ranierit eshte e afte te luftoje serish per tituj. "Pranoj se Juvja me ka impresionuar. Dola nga Old Trafford i bindur se skuadra e Ranierit mund te ndeshet me secilen skuader ne Serie A dhe Ligen e Kampioneve" - tha Capello. "Marredheniet e tyre ma perkujtojne Juven e kohes sime. Mllefi i tyre pas nje viti ne Serie B eshte i dukshem ne secilen levizje ne fushe" - vazhdoi ai. "Djemte me te vertete meritojne te fitojne dhe dua t'iu deshiroj gjithe te mirat" - mbaroi Capello.

Arsenal ofron 7.5 milione euro per Giovincon

Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit eshte ne kerkim te lojtarit bardhezi Sebastian Giovinco. Wenger ka percjellur Giovincon ne shume ndeshje ku eshte paraqitur ai, dhe ka qene i mahnitur nga efektiviteti i lojtarit. Wenger tek Giovinco sheh nje lider te madh tek skuadra e tij. Ai sebashku me Walcott dhe Samir Nasrin do te jene treshja e talentuar me e frikshme ne boten e futbollit. Mirepo oferta e francezit per Giovincon eshte teper e ulet. Ajo arrine vlerat e 7.5 milione eurove, shume kjo qe Juvja assesi nuk mundet ta pranoje. Mirepo Alessio Secco ka pohuar se Sebastian Giovincos do t'i ofrohet kontrate e re me klubin dhe se nuk do te lejojne largimin e Bubrrecit Atomik nga Zonja. Edhe vete Giovinco nuk deshiron te mendoje nje te ardhme pa ngjyrat bardhezi - ka perfunduar Secco per mediat italiane.

Fenerbahce ne kerkim te Tiagos

Skuadra turke e Fenerbahces eshte vene ne kerkim te mesfushorit portugez te radheve te Juventusit, Tiago Cardoso Mendes. Turket me ardhjen e trajnerit i cili u shpall kampion evrope ne Euro 2008, kane bere disa perforcime teper korrigjuese, dhe tashme jane vene ne shenjestren e Tiagos. Tiago i cili veren e kaluar arriti tek Juvja per nje shume te hollash prej 13 milione euro, assesi nuk arriti te impresionoje me paraqitjet e tij. Ai sezonin e shkuar eshte paraqitur ne 20 ndeshje per Zonjen dhe tashme pritet qe ai sa me shpejte te largohet nga klubi. Turket ende nuk kane bere oferte zyrtare per Tiagon, mirepo pritet qe ne ditet e javes se ardhshme te bejne nje oferte joshese ne arkat e klubit bardhezi. Pervec Fenerbahces, per mesfushorin portugez jane te interesuar edhe disa klube tjera evropiane si Atl.Madrid, Tottenham, Benfica, New Castle, Porto etj. Juvja per kartonin e lojtarit kerkon rreth 10 milione euro.