e hënë, 1 shtator 2008

Gigli: Tiago më mbylli në tualet

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, i pyetur përpara ndeshjes ndaj Fiorentinës, e mbyllur në barazim, u shpreh mbi çështjen Tiago në merkato: “Ranieri e konsideron Tiagon pjesë të grupit dhe nuk mund të vihem kundër trajnerit. Pastaj, mund të ndodhë dhe që futbollisti të gjejë një tjetër klub, ndoshta edhe pas merkatos, por kjo është diçka që do të zgjidhet”. Në fund, presidenti bardhezi rrëfeu: “Tiago më mbylli në banjo dhe po të mos kishte qenë Del Piero, që i dëgjoi britmat e mia, ndoshta do të qëndroja gjatë. I thashë Aleksit të thërriste dikë tjetër të shtynte derën... Por, ky është një rrëfim që i kisha thënë një personi, të cilin e konsideroja mik!”.

Nuk ka komente: