e martë, 9 shtator 2008

Keita: Juve dhe Reali kërkonin shërbimet e mia

Lojtari i ri i Barcelonës, Seydou Keita, ka njoftuar se edhe Juventusi dhe Real Madridi kishin kërkuar shërbimet e tij, mirëpo Barca kishte qenë më shumë e interesuar.“Përveç katalanasve më dëshironin edhe Juve dhe Real Madrid. Mirëpo unë kisha vendosur t’i bashkohem Barcës dhe asgjë nuk ma ndryshonte mendjen”. Nuk kam ardhur këtu të tregoj se sa i kënaqur jam që i jam bashkëngjitur një klubi si ky, por kam ardhur këtu të kontribuoj, të jem i lumtur dhe të luaj. Kur je pjesë ë një klubi si ky, atëherë duhet vetëm të fitosh”. Keita është aq i përkushtuar te Barcelona, saqë nëse ata kërkojnë ndërprerjen agjërimit (duke pasur parasysh faktin se Keita është mysliman) ai do ta bëjë këtë gjë. “Dëshiroj ta agjëroj Ramazanin, mirëpo nëse skuadra nuk më lejon ta bëj nj gjë të tillë, atëherë nuk do ta bëj”, ka përfunduar mesfushori nga Mali.

Nuk ka komente: