e martë, 9 shtator 2008

Legrottaglie: Do të vuani!

Lojtari defanziv i Juventusit, Nicola Legrottaglie, i ka paralajmëruar rivalët më të mëdhenj në Itali dhe Evropë të kenë kujdes nga Zonja e Vjetër se ajo nuk fal. Bardhezinjtë e filluan sezonin e ri në Serie A me barazim në derbin kundër Fiorentinës, mirëpo me një përqendrim më të madh ata do t’i merrnin të tria pikët pasi që treguan kualitet më të madh në lojë. “Secila skuadër që do t’i del përballë Juventusit do të vuajë, sepse ne jemi një skuadër e cila vështirë mposhtet”. “Sa i përket Serie A, Interi do ta kuptojë shumë shpejt kush jemi ne. Ndërsa nëse kalojmë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve atëherë do t’i befasojmë skuadrat e mëdha”. Mbrojtësi i Juves së fundmi është thirrur nga trajneri i Përfaqësues italiane, Marcelo Lippi, për shkak të formës së shkëlqyer që është duke treguar dy sezonet e fundit. Bianconerët në Ligën e Kampionëve do të luajnë në “grupin e vdekjes”, kundër nëntë herë kampionit- Real Madrid, kampionit aktual të Kupës UEFA- Zenit St Petersburg, dhe njërës nga befasitë e sivjetme të Ligës së Kampionëve, BATE Borisow.

Nuk ka komente: