e martë, 9 shtator 2008

Nedved rrefehet: Enderroj trofeun e Champions

Per cekun e Juventusit, Pavel Nedved ky ndoshta eshte momenti per te fituar trofeun e Champions League, te cilin e ka pare vetem nga larg edhe pse ai luan prej vitesh ne nivel te larte dhe ne nje skuader te madhe. Endrra e “arushes” per kete vit eshte pikerisht finalja e Romes. “Juventus eshte gati te perballet me kedo, pasi nuk kemi frike nga askush”, thote Nedved, duke dale hapur me objektivat e sezonit. “Te rikthehesh ne Europe brenda dy vjetesh duke u nisur nga Serie B, ishte nje gjysme-mrekulli, por tani duhet te arrijme finalen e Romes”, theksoi mesfushori cek, duke theksuar se fitorja e Champions League do ishte realizimi i nje endrre per lojtaret por edhe per tifozet. “Per te arritur tek ky trofe do isha i gatshem te hiqja dore nga te gjitha kenaqesite e jetes, perfshire edhe ndeshjet e golfit me Del Pieron”, tha me doza humori Nedved. Ne vijim te deklarates, ai eshte perqendruar ne Grupin H. “Nuk vjen njeri ne kete faze rastesisht, prandaj duhet te luajme me deshire jo vetem ndeshjet kunder Real Madrid”, paralajmeron ceku.

Nuk ka komente: