e martë, 9 shtator 2008

Toni: Top golashënues do të jetë Gilardino ose Trezeguet

Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, ka biseduar për raportet me ish-skuadrën e tij, Fiorentina, dhe njëkohësisht ka dhënë dy emra të cilët mund të garojnë për ta fituar titullin Capocannoniere në Serie A.“Kam raporte shumë të mira me presidentin Andrea Della Valle, ne jemi takuar disa herë nëpër festa. Shpesh më pyesin për rikthimin tim te Viola. Kurrë nuk i dihet, por një gjë është e vërtetë: unë do ta përfundoj karrierën në Itali”, ka thënë sulmuesi italian. Toni ka dhënë edhe parashikimet e tija për top-golashënuesin e Serie A në sezonin e ri. Sipas tij forcimi i ri i Fiorentinës, Alberto Gilardino dhe asi i Juves, David Trezeguet, janë dy sulmuesit të cilët do të garojnë për ta fituar titullin Capocannoniere. “Albertos duhet t’i ofrohet besim, ai e ka gjetur këtë te Fiorentina dhe tashmë ka filluar t’i shfaqë vlerat e tij. Do të jenë ai dhe Trezeguet sulmuesit të cilët do të luftojnë për golashënuesin më të mirë në Serie A”, ka përfunduar mendimin e tij kampioni i botës.

Nuk ka komente: