e martë, 9 shtator 2008

Ancelotti te Roma, Spalletti te Juventus

Sipas Tuttosport, Carlo Ancelotti dëshiron të largohet nga skuadra e Milanit në fund të këtij sezoni për të kaluar te Roma, ndërkohë që trajneri aktual i Giallorosëve, Luciano Spalletti, mund ta zëvendësojë Claudio Ranierin te Juventus.Pasi loja e Milanti është “vjetruar”, pritej largimi i Carlettos që në fund të sezonit të kaluar. Megjithëse ai vendosi të qëndronte, Tuttosport raporton se pavarësisht se çka do të shfaqë Milani këtë sezon Ancelotti do të largohet nga San Siro.Sfida e re e Ancelottit besohet të jetë skuadra e tij e zemrës, Roma, për të cilën ka luajtur tetë sezone duke fituar Scudetton dhe katër trofe të Coppa Italia.Kalimi i Ancelottit te kryeqyteti italian, do ta shtynte Spalletin drejt Zonjës së Vjetër. Spalletti admirohet nga hierarkia e Bianconerëve, të cilët kanë dyshimet e tyre për mbajtjen e Ranierit.

Nuk ka komente: