e martë, 9 shtator 2008

Trezeguet rikthehet kundër Udineses

Lëndimi i David Trezeguet nuk është serioz, dhe sulmuesi i Juventusit më 14 shtator do të kthehet në fushë, në ndeshjen kundër Udineses.Sulmuesi francez pësoi një lëndim gjatë stërvitjeve, me të cilin i dha edhe një brengë shtesë Claudio Ranierit.Megjithatë sipas informatave të fundit, ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz dhe golashënuesi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës së dytë, të cilën Juventusi e zhvillon përballë Udineses.Ky është një lajm i mirë për tifozët e Juventusit, duke marrë parasysh faktin se Trezeguet kishte një sezon të fundit të shkëlqyeshëm duke shënuar 20 gola në Serie A.

Nuk ka komente: