e martë, 2 shtator 2008

Italia e Lippi-t rikthehet pa Cassano-n

Lippi rinis aventuren e "kalter" me ndeshjet eleminatore kunder Qipros dhe Gjeorgjise Marcello Lippi rinis aventuren me kombetaren e Italise per te vazhduar projektin e madh te “braktisur” pas festimeve per trofeun e fituar ne vitin 2006 ne Berlin. Lajmin me te madh te momentit ne kampin e “kalter” e ben mungesa e sulmuesit Cassano ne listen e 23 te besuarve. Bomberi i Sampdorias nuk do ta shijoje fanelen e kampioneve te botes pas zhgenjimit ne Euro 2008, te pakten per dy ndeshjet e para kunder Qipros dhe Gjeorgjise.
Rikthehen Toni e Cannavaro
Nderkohe, Lippi mund te quhet me fat pasi kombetars i jane rikthyer dy idhujt, Luca Toni dhe Fabio Cannavaro, te cilet vijne pas demtimeve respektive. E kunderta ndodh me Perrotta-n dhe Montolivo-n qe nuk do jene te pranishem ne Coverciano per shkak se vuajne ende nga problemet fizike. Rikthime te rendesishme per Italine jane edhe, Gamberini e De Sanctis.

Lista e te besuarve
Lista e plote e te besuarve te trajnerit kampion bote vijon si me poshte; Buffon, Amelia, De Sanctis, Barzagli, Cannavaro, Cassetti, Dossena, Gamberini, Grosso, Legrottaglie, Zambrotta, Aquilani, Camoranesi, De Rossi, Gattuso, Palombo, Pirlo, Del Piero, Di Natale, Gilardino, Iaquinta dhe Toni.

Nuk ka komente: