e martë, 2 shtator 2008

Buffon mbështet Cassanon

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, i ka dalë në krah sulmuesit të Sampdorias, Antonio Cassano, të cilin Marcello Lippi e ka lënë jashtë skuadrës së Italisë për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010.Trajneri i Azzurëve këtë vikend e ka caktuar skuadrën e cila do ta përfaqësojë Italinë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Botëror, me disa befasi, njëra prej të cilave ishte mospërfshirja e Cassanos. “Nuk e konsideroj humbje mungesën e tij dhe besoj se vendimi i trajnerit është i justifikueshëm. Ai e ka të drejtën për të bërë zgjedhjen e lojtarëve”. “Por Cassano është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën kombëtare. Ai ka treguar gjatë Euro 2008 se është i pjekur dhe ka përparuar shumë sa i përket sjelljes së tij”, ka thënë portieri më i mirë në botë.

Nuk ka komente: