e martë, 2 shtator 2008

Del Piero: Do ta fitojmë Scudetton

Kapiteni legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero, është shumë i inkurajuar nga loja të cilën e shfaqën Bardhezinjtë në ndeshjen e parë sezonale kundër Fiorentinës, dhe beson se kjo dëshmon se Zonja e Vjetër mund ta fitojë Scudetton. Juve pati lojën më të mirë në përballje me Violan, pavarësisht se arriti të merr vetëm një pikë. Ndërkohë Del Piero ka kërkuar falje për një shans të humbur, i cili do t’i kishte dhënë fund shpresave të ‘Vjollcëve’. “E godita topin shumë poshtë. Sido që të jetë, kundër Fiorentinës e kuptova se vërtet mund të luftojmë për Scudetto”.“Ishte takimi i parë kundër një skuadre të fuqishme dhe nëse analizojmë lojën që kemi bërë duke rrezikuar shumë pak për të humbur, atëherë mund të them se ky është një Juventus i vendosur”, ka thënë ikona e Bianconerëve për Gazzetta dello Sport.

Nuk ka komente: