e martë, 9 shtator 2008

Iaquinta “Juvja, në një nivel me Interin”

Barazimi në Firence ndaj Fiorentinës nuk është kapërdirë lehtë në ambientin bardhezi, por gjithsesi loja e mirë e dominuese me përjashtim të atij çorientimi të repartit të mbrojtjes vetëm një minutë nga fundi, bën që juventinët të jenë të qetë për sfidat e ardhshme të sezonit. I këtij mendimi është sulmuesi, Vinçenco Iaquinta, i cili e sheh skuadrën e tij në të njëjtin nivel me Interin e Jose Mourinhos: “Interi është një skuadër e madhe, por edhe Juventusi është në të njëjtin nivel me të. Ne besojmë se sivjet mund të arrijmë objektiva të rëndësishëm dhe do të bëjmë të pamundurën për t’i realizuar ata. Pikërisht për këtë arsye kam këmbëngulur për të qëndruar në këtë shoqëri dhe jam shumë i lumtur për këtë zgjedhje timen. Tashmë, do të jem i impenjuar me Kombëtaren dhe më pas do të rikthehem në stërvitje me Juventusin”, deklaron Iaquinta.

Nuk ka komente: