e martë, 9 shtator 2008

ZIDANE: “Juvja, në lartësinë e Realit”

Dashuritë e vjetra nuk harrohen, ndaj Zinedine Zidane bën një premtim: “Nuk do të mungoj në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndërmjet Juventusit e Realit të Madridit. Këto janë dy skuadra që mbeten në zemrën time dhe sigurisht që sfida të tilla bëjnë historinë e futbollit, të cilën unë nuk e kam fituar kurrë”. Ish-mesfushori francez, i cili ka plot dy vjet që ka hequr dorë nga futbolli i luajtur, tashmë ka vënë gjurmën e tij piedestalin e kampionëve më të famshëm të të gjithë historisë sportive, një ceremoni e promovuar vite më parë nga Antonio Caliendo, e cila çdo vit organizohet në principatën e Monte Carlos (Francë). “Është diçka shumë e bukur të shoh gjurmën time përkrah atyre të kampionëve si Maradona e Platini”. Gjithsesi, nëse bisedon me një person si Zidane është e pamundur që biseda të mos spostohet te Juventusi: “Në radhët e bardhezinjve kam kaluar pesë vite të magjishme, ndërkohë që shumë prej miqve të mi më të mirë janë ende pjesë e kësaj skuadre. Kur Juventusi zbriti në Serinë B, sinqerisht që kam vuajtur shumë. Për një klub të atillë, ai ishte një ofendim shumë i rëndë, një plagë e madhe, e cila tashmë duket se është shëruar plotësisht me rikthimin e Juventusit në Serinë A, por mbi të gjitha në Ligën e Kampioneve”. Zidane, Juventusi këtë sezon ka shënjestruar objektiva të mëdhenj. Do të më pëlqente shumë që këtë sezon bardhezinjtë të fitonin kampionatin italian dhe jam shumë i bindur se mund ta arrijmë një gjë të tillë. Claudio Ranieri ka një grup kampionësh, të cilët në çdo moment mund të bëjnë diferencën. Ju habit fakti se Del Piero vazhdon të jetë udhëheqësi i kësaj skuadre, pavarësisht se vitet kalojnë? Absolutisht jo, pasi ai është një kampion i rrallë i këtij sporti, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Alessandro i ka rezistuar edhe disa trajnerëve, të cilët donin ta nxirrnin jashtë loje, pas dëmtimit të rëndë të pësuar disa vjet më parë, i cili për pak mund t’i vinte në rrezik edhe karrierën e tij. Unë jam shumë i bindur se ashtu si sezonin e kaluar, Del Piero mund të përsëritet si golashënuesi më i mirë i kampionatit. Çfarë Juventusi do të shërbente për të mundur skuadrën e drejtuar nga Shusteri (Real Madrid)? Ai Juventus, i cili eliminoi edhe Realin tim në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2003. Unë arrita të shënoj një gol në ndeshjen e zhvilluar në Torino, i cili në përfundim të 90 minutave nuk shërbeu për asgjë. Pas Botërorit të Gjermanisë në vitin 2006, cilat janë marrëdhëniet tuaja me Italinë? Shumë të mira. Vij shpesh në Itali. Sigurisht që ndonjëri që më sheh në rrugë bën ndonjë batutë në lidhje me episodin në finalen e Kupës së Botës, por sigurisht pa ndonjë keqdashje. Marcello Lippi është rikthyer në pankinën e Italisë... Po, e kam marrë vesh, pasi gjithashtu e kam takuar personalisht atë disa muaj më parë në Milano. Sigurisht që për mua, Marcelo Lippi është një ndër trajnerët më të mirë në botë. Çfarë do të bëjë Zidane në të ardhmen? Prej dy vitesh jam larg fushave. Shpeshherë nostalgjia është e madhe, por gjithsesi, më shihni. Jam në një gjendje të shkëlqyer, apo jo. Kjo do të thotë që ndihem mirë fizikisht dhe jo se mund të rikthehem në fushë në të ardhmen.

Nuk ka komente: