e martë, 9 shtator 2008
Kapiteni bardhezi, kundër Ranierit
Alsesandro Del Piero është shumë i nervozuar pas sfidës së parë të këtij sezoni të barazuar me Fiorentinën. Gjithsesi, numri 10 bardhezi nuk e shpreh mërzitjen e tij në bazë të rezultatit të arritur, por nga deklaratat e trajnerit të tij, Claudio Ranieri, i cili e ka quajtur një humbje pikën e marrë në Firence: “Më duket absurde që lënia e dy pikëve ndaj Fiorentinës të duket kaq dramatike, ndaj nuk jam dakord me Ranierin. Ne ndihemi një skuadër e fortë dhe e denjë për të konkurruar për titullin kampion të Serisë A. Është e vërtetë që ndaj vjollcëve kishim disa raste për të mbyllur përfundimisht ndeshjen, por nuk i konkretizuam ato, njërën prej më të rëndësishmeve e kam gabuar unë. Gjithsesi, duke parë lojën e zhvilluar jemi shumë optimistë për të ardhmen e kampionatit”, shprehet kapiteni juventin, Alex Del Piero.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment