e martë, 9 shtator 2008

Juventus mund ta humbë Buffonin

Zonja e Vjetër mund ta humbë portierin Gianluigi Buffon, pasi që skuadra e Manchester Cityt është e gatshme të paguajë 70 milionë euro për portierin më të mirë në botë.Pronarët e ri të Cityt dëshirojnë që skuadrën e tyre ta mbushën me mega-yjet e futbollit botëror, ndërsa emri i Buffon tanimë gjendet në listën e tyre. “Nëse mund t’i blejmë lojtarët më të mirë në botë, atëherë do ta bëjmë këtë. Ne i dëshirojmë më të fortit”, ka thënë shefi i ri i Manchester Cityt, Sulaim al-Fahim. Sipas të përditshmes “Leggo”, skuadra angleze është e gatshme ta testojë Juven me shumën e majme prej 70 milionë eurosh për numrin një të tyre. Bianconerët nuk dëshirojnë ta shesin yllin e tyre, mirëpo një shumë kaq e madhe parash ndoshta mund t’ua ndryshojë mendjen. Kështu, Bufon ndoshta do të mund ta thyejë rekordin personal për transferim, pasi që ai është portieri i cili është shitur më shtrenjtë në historinë e futbollit. Në vitin 2001 Juventus kishte paguar 39.4 milionë euro për ta transferuar Gigin nga Parma.

Nuk ka komente: