e martë, 9 shtator 2008

Lëndohet Del Piero

Sulmuesi i Italisë, Alessandro Del Piero, mund të mungojë në takimin e të shtunës kundër Qipros, pasi që të enjten është larguar nga trajnimi për shkak të lëndimit të muskulit.La Nazionale këtë fundjavë udhëton në Qipro për ta zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Botëror, ndërsa ikona e Juves mund të mungojë në këtë ndeshje. Del Piero ishte detyruar të largohet nga stërvitjet të enjten pasdite, ndërsa pas ekzaminimeve, në raportin mjekësor shkruante se Pinturicchio ka një tërheqje muskulore si pasojë e një lëndimi të mëparshëm. Të premten në mëngjes legjenda e futbollit italian dhe botëror do të bëjë disa ekzaminime shtesë për të përcjellë nëse lëndimi është serioz. Lëndimi i Del Pieros është një lajm i keq edhe për Azzurët edhe për Bianconerët, të cilët pas dy javësh do ta luajnë ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërsa kapiteni është i domosdoshëm në atë takim.

Nuk ka komente: