e hënë, 1 shtator 2008

Legrottaglie: Ngjashëm sikur humbja

Mbrojtësi i Juventusit, Nicola Legrottaglie, është i zhgënjyer me barazimin e mbrëmshëm, 1-1, kundër Fiorentinës, pasi që skuadra e tij nuk arriti ta menaxhojë rezultatin 1-0 deri në fund të ndeshjes. “Minutat e fundit të ndeshjes, kur ata ishin me një lojtar më pak, ne u dobësuam në mbrojtje”, shpjegoi Legrottaglie arsyen e pësimit të golit. “Në zonën e tij Gilardino e shfrytëzoi aftësinë e tij për ta mbajtur mirë topin dhe shënoi. Kjo ishte si humbje për ne”, ka thënë ish-mbrojtësi i Chievos duke aluduar te loja më e mirë e Zonjës së Vjetër.

Nuk ka komente: