e mërkurë, 11 qershor 2008

Palladino prane kalimit ne Genoa?

Mediat italiane bejne te ditur se skuadra e Genoas eshte shume afer angazhimit te Raffaele Palladino. Corriere della Serra shkruan se bisedimet ndermjet Juventusit dhe Genoas per transferimin e Palladinos jane ne faze te perparimit. Gazeta thote se te dy skuadrat jane prane kontrates sipas se ciles Palladino do te jete ne bashkepronesi te Juves dhe Genoas, dhe Genoa per 50% e lojtarit do te paguaje 6 milione euro. Perveq Palladinos ne ekipin e Genoas do te qendroje edhe dyshja Juventine, Matteo Paro si dhe Domenico Criscito.

Muntari alternative e Alberto Aquilanit?

Pasi eshte zyrtarizuar lajmi se i rende eshte largimi i Alberto Aquilanit nga Roma, Juventusi eshte vene ne shenjester te Sulley Muntarit, ganezit i cili i mbron ngjyrat e Portsmouth. Juventusi eshte gati te ofroje rreth 10 milione euro, shifer e cila patjeter se do te jete e pranuar nga drejtuesit anglez. Tash me eshte tejet i sigurt transferimi i Xabi Alonsos ne Juventus, pasiqe Liverpool ne 48 oret e ardhshme do te kompletoje kalimin e Gareth Barryt nga Aston Villa per nje shume prej 18 milione sterlina. Alonso ne Juventus do te transferohet per 18 milione euro.

Juve deshiron dyshen Schweinsteiger - Lahm!!

Juventusi eshte ne kerkim te disa lojtareve te rinj per te perforcuar repartin e skuadres, dhe jane vene ne sulm per dyshen bavareze Schweinsteiger dhe Lahm. Lojtaret kane qene ne sy te disa ekipeve te medha evropiane, mirepo asnjera prej tyre nuk ka mundur t'i bind bavarezet per t'u larguar nga keto dy lojtare. Juventus per dyshen Schweinsteiger - Lahm ka ofruar dyshen Tiago - Zanetti si dhe nje shume te hollash prej 8 milione euro. Bavarezet jane ne kerkim te Cristiano Zanettit, mirepo ende nuk kane bere oferte te klubi torinez. Juventusi qe nje kohe te gjate kerkon nje lojtare per pozicionin e mbrojtesit anesor (te djtathte), dhe synimi kryesor gjithmone ka qene Philipp Lahm, lojtari universal i Bayern Munchen.

Santacroce ne shenjestren e Juventusit

Lojtari mbrojtes i Napolit, Fabiano Santacroce ka terhequr vemendjen e Juventusit pas lojerave te shkelqyera qe eshte paraqitur ne fanellen e ekipit napolitan. Fabiano Santacroce mendohet se eshte njeri prej mbrojtesve me te talentuar te Italise, dhe eshte i krahasuar se mund te behet pasardhes i Alessandro Nestas. Juventusi ka perforcuar repartin e mbrojtjes me ardhjen e Olof Mellberg nga Aston Villa, dhe tash ka ne dispozicion shume lojtare cilesore ne repartin e mbrojtjes. Chiellini, Legrottaglie, Andrade, Stendardo dhe Mellberg jane lojtaret te cilet do te i jene ne dispozicion trajnerit Ranieri, mirepo kjo mundet te perforcohet edhe me blerjen e Fabiano Santacroce. Si alternativa te lojtarit jane Rafael Marquez si dhe Hugo Campagnaro.

Juventus do te luaje miqesore me kampionin e Evropes

Juventus do te luaje nje ndeshje miqesore me fituesin e Liges se Kampioneve, me ekipin e Manchester United me 6 qershor ne stadiumin Old Trafford. Kjo ndeshje do te jete si faze fillestare per Juventusin per ndeshjet preliminatore te Liges se Kampioneve te cilen Juventus do te duhet te luaje me ndonje skuader. Pas ndeshjeve qe do te perballet me Arsenalin dhe Hamburgun me 2 dhe 3 gusht, Juventus do te luaje ndeshjen me ekipin e Manchester United.

e hënë, 9 qershor 2008

Gati rinovimi i kontrates me Chiellinin


Lojtari mbrojtes i Juventusit, Giorgio Chiellini, eshte gati te beje rinovimin e kontrates se tij me Juventusin deri ne vitin 2012. Lojtarit i eshte ofruar page vjetore prej 2 milione euro, qe eshte per 1 milione me e larte se paga aktuale. Lojtari ka luajtur ne sezonin qe shkoi 30 ndeshje dhe ka shenuar 3 gola. Ka qene shtylla kryesore e mbrojtjes se Juventusit dhe per kete shkak drejtuesit kane dashur qe te bejne gati rinovimin e kontrates me lojtarin. Chiellini ka qene shume afer largimit nga Torino, per te cilin ishte i interesuar Manchester City, mirepo ne momentin e fundit ka qene Ranieri i cili e ka ndaluar nje gje te tille. Chiellini pritet te jete kapiteni i ardhshem i Zonjes se Vjeter.

Zyrtare: Paolo De Ceglie ne Juventus

Juventus ka kompletuar marreveshjen me mbrojtesin anesor te Sienas, Paolo De Ceglie. De Ceglie ka nenshkruar me Juventusin kontrate 5 vjecare, ku do te fitoje 1 milione euro ne vit. Lojtari ka qene ne bashkepronesi me Juventusin, dhe bardhezinjve te Torinos i eshte dashur te paguajne 3.5 milione euro ne arkat e Sienas per te marre sherbimet e lojtarit. De Ceglie ka luajtur 29 ndeshje per Sienan dhe ka shenuar 2 gola.

Cobolli: Aquilani ne Juventus!

Presidenti i Juventusit, Giovani Cobolli Gigli, ka theksuar se jane shume afer marreveshjes me klubin e Romes per transferimin e mesfushorit italian Alberto Aquilani ne radhet e Juventusit. Roma deshiron te rinovoje kontraten me Aquilanin, duke i ofruar 2.4 milione euro ne vit, ndersa Aquilani ka refuzuar oferten e ofruar nga klubi i tij aktual. Juventus ka ofruar nje oferte me te pelqyer per lojtarin duke ofruar nje page vjetore prej 3.5 milione eurosh, si dhe bonusin ne rast se skuadra do te perfitoje trofe vitin qe vjen. Juventusi eshte gati te ofroje rreth 20 milione euro, si dhe sulmuesin e tyre Vincenzo Iaquinta per sherbimet e mesfushorit italian, Alberto Aquilani.

Del Piero: Dua të jem kapiten i Italisë

Pas lëndimit të kapitenit Fabio Cannavaro, kombëtarja e Italisë duhet të caktojë një kapiten të ri, ndërsa Del Piero ka thënë se është i gatshëm ta marrë përgjegjësinë për të drejtuar skuadrës. Derisa Cannavaro është jashtë kampionatit për shkak të lëndimit, futbollisti me më së shumti paraqitje në përbërjen e Italisë është Alessandro Del Piero, i cili 86 herë e veshur fanellën e kombëtares. Kapiteni i Juventusit ka dhënë se dëshiron të jetë drejtues edhe i kombëtares së tij, por pranon se Buffon e meriton këtë titull, edhe pse ka vetëm katër paraqitje më pak se ai me Italinë, gjithsej 82. “Unë tashmë ndjehem si kapiten dhe jam i gatshëm të marr një përgjegjësi të tillë. Sido që të jetë ka ende kampionë të tjerë në ekip të cilët po ashtu mund ta kenë këtë rol. I tillë është Gigi, kuptohet”, ka thënë Del Piero. Italia, e cila bën pjesë në grupin C, të ashtuquajturin grupin e vdekjes, ndeshjen e parë do ta zhvillojë nesër kundër Holandës.

Alonso dhe Liverpool akordohen me Juventusin

Drejtuesit e klubit anglez, Liverpool si dhe agjenti i lojtarit spanjol i radheve te kesaj skuadre kane rene dakord per transferimin e spanjolit ne radhet e Zonjes se Vjeter. Lojtari do te transferohet ne Torino pas perfundimit te Euro 2008, dhe do te firmose nje kontrate 5-vjecare me klubin e Juventusit, duke perfituar page prej 3.5 milione euro ne vit, si dhe bonusin e ofruar nga klubi, ne qofte se Juventusi do te fitoje trofe sezonin e ardhshem. Kartoni i lojtarit ekipit bardhezi nga Torino do t'i kushtoje 18 milione euro. Xabi Alonso ka shprehur edhe deshiren e tij per te luajtur ne nje klub kaq prestigjioz sic eshte Juventus, si dhe deshiren per te luajtur ne krah te shume kampioneve sic jane Del Piero, Buffon, Nedved, Trezeguet, Camoranesi si dhe Amauri. Ai ka thene se te luash perkrah ketyre emrave, do te jete nje enderr per secilin lojtare. Me ne fund ka shtuar se ne qofte se behet realizimi i transferit per ne Juventus, do te jete nje prefesionalizem per sa i perket karrieres dhe pervojes se tij si lojtare. Alonso ka luajtur ne kampionatin e Spanjes dhe ne ate te Anglise, dhe pjesemarrja e tij ne kampionatin italian do te kishte permbushur gjithe karrieren e tij profesionale.

Juventus refuzon oferten e Barcelones per sulmuesin Trezeguet

Juventus edhe njehere ka bere te qarte se nuk kane ndermend te largohen nga sulmuesi i tyre David Trezeguet, duke e refuzuar e oferten te cilen e ofruan drejtuesit e klubit katalanas, Barcelona. Jean-Claud Blanc, administratori i deleguar i Zonjes se Vjeter ka bere te qarte se Trezeguet do te jene ne planet e klubit ne vitet e ardhshme dhe se nuk deshirojne ta shesin ne ndonje klub tjeter. Trajneri i ri i Barcelones, Josep Guardiola, e ka vene ne rend te pare sulmuesin Trezeguet per perforcimin e sulmit katalanas, duke ditur se eshte shume i sigurt largimi i kamerunasit Samuel Eto'o. Barcelona ka ofruar ne arkat e Juves nje shume prej 25 milione euro, si dhe mbrojtesin meksikan Rafael Marquez. Kjo oferte nuk i ka joshur drejtuesit bardhezinj, dhe kane thene se David nuk eshte ne shitje.

e premte, 6 qershor 2008

Juve ofron para dhe lojtarë për Aquilanin

Sipas gazetës sportive, "Tuttosport", Juventus është i gatshëm të ofrojë para, Vincenzo Iaquintan dhe Marco Marchionnin për ta marrë mesfushorin e Romës, Alberto Aquilani. Aquilani konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë italianë të gjeneratës së re, ndërsa e ardhmja e tij është vënë në dyshim për shkak të problemeve me kontratën. 23-vjeçari nuk është i kënaqur me anën financiare të cilën ia ofrojnë Giallorosët për vazhdimin e kontratës, derisa dje ishin ndërprerë bisedimet ndërmjet babait të tij, Claudio, dhe zyrtarëve të Romës, të cilat nuk kishin nxjerrë rezultat. Juventus është i gatshëm ta bëjë një kontratë pesëvjeçare me të duke i ofruar 3.2 milionë euro në sezon. Ndërsa për t’i kënaqur interesat e Romës, Bardhezinjtë përveç parave ofrojnë edhe Vincenzo Iaquintan dhe Marco Marchionnin.

Barca e përfshin edhe Marquezin në ofertën për Trezeguet

Skuadra e Barcelonës është duke përgatitur ofertë të re të cilën do t’ia paraqesë Juventusit për sulmuesin francez, David Trezeguet. “El Mundo Deportivo” njofton se trajneri i ri i katalanasve, Pepe Guardiola, dëshiron që në skuadër të ketë një golashënues me përvojë, ndërsa Trezegol është opsioni i parë. Zonja e Vjetër ka pohuar se francezi nuk është në shitje, ndërsa vet Trezeguet mbrëmë ka thënë se është i lumtur në Torino. Për t’ua ndërruar mendjen drejtuesve të Juves, në transferimin e përgjithshëm Barca do ta përfshijë edhe mbrojtësin meksikan, Rafael Marquez, i cili është shumë i kërkuar nga Claudio Ranieri.

Trezeguet kushton 100 milione euro!!

Drejtuesit e Juventusit preferojne te mos flasin hapur per mundesine e largimit te David Trezeguet, per te cilin interesohet Barcelona. John Elkann tha: "Nese do te vinin me nje oferte 100 milione euro, edhe mund te me mendoheshim per ta shitur". Ne realitet nuk nevojitet te behen vleresime astronomike per te menduar shitjen e sulmuesit francez, qe bardhezinjve mund t'i interesonte. 30-vjecari (115 gola ne 8 sezone ne Serine A) mund te sjelle perfitime te rendesishme ne arkat e klubit. Spanjollet ofrojne 20-25 milione euro per Trezeguet, por nderkohe Elkann pret levizjen konkrete: "Nese Trezeguet do te largohet nga Juventusi? Pesni me mire Barcelonen".

e martë, 3 qershor 2008

Urime ditelindjen Amauri!!

Perforcimi me i ri i radheve te Juventusit, braziliani Carvalho de Oliveira Amauri, sot me daten 3 qershor ka festuar ditelindjen e tij te 28. Kjo eshte ditelindja e tij e pare si nje lojtare i nje klubi prestigjioz, sic eshte Juventusi. Une dhe te gjithe ata qe e ndiejne veten "bardhezi" i uroj Amaurit ditelindjen, duke i deshiruar jete te gjate, shendet, suksese me Juventusin si dhe ne jeten private, gjithe te mira ne jete etj. Urime Ditlindjen Amauri!!! Je i dashur ne zemrat tona.

Xabi Alonso pranon oferten e Juventusit

Agjenti i lojtarit mesfushor te radheve te Liverpoolit, Xabi Alonso, ka pasur nje takim sot me drejtuesit e klubit torinez per transferimin e lojtarit baske ne Juventus, Xabi Alonso. Juventusi i ka ofruar Liverpoolit nje oferte prej 18 milione euro, si dhe nje kontrate pese vjecare me nga 3.5 milione euro ne sezone. Lojtari ka pranuar te gjitha kushtet e ofruara nga drejtuesit bardhezinj, dhe pritet qe ai ne ditet ne vazhdim te prezentohet si lojtari me i ri i Juves. Liverpooli qysh me heret ka pranuar oferten e ofruar nga Juventusi, mirepo eshte pritur edhe vendimi i marre nga vete lojtari dhe deshira e tij per t'u transferuar ne Itali. Tashme dihet se Alonso eshte shume afer firmosjes se kontrates, dhe se per te ardhur deri ne "Finishin" e ngjarjes, duhet te kryhen edhe disa cikerime to vogla, qe lojtari te prezantohet si nje Juventin i ri ne kampin Vinovo te Torinos. Liverpooli ka gjetur zevendesimin e denje per Alonson, duke siguruar sherbimet e lojtarit mesfushor te Aston Villas, Garreth Berry, i cili eshte i pelqyer nga menaxheri i klubit The Reds.

Juventus afer angazhimit te portierit Antonioli

Sipas informatave qe vijne nga Italia, Juventus eshte shume afer per te angazhuar portierin e Bolognas, Francesko Antonioli. Juventus eshte ne kerkim te nje portieri, i cili do te jete zevendesim i denje i Buffonit, ndersa mediat italiane theksojne se Antonioli ne momentin eshte favorit per te kaluar ne radhet e klubit nga Torino. Kontrata e Antoniolit dhe Bolognas perfundon pas mbarimit te sezonit, dhe ai ne Juventus do te transferohet si lojtare i lire. Antonioli i cili do te mbushe 39 vjet ne shtator, ka karriere te bujshme si lojtare i Serie A, duke marre pjese radhet e Milanit, Romas si dhe Sampdorias. Pervec interesimit per Antoniolit, mediat me heret i nderlidhnin Mark Schwarzer dhe Carlo Cudicinin me kalim ne Juventus.

Trezeguet në drejtim të Barcelonës?

Agjenti i sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet, nuk e përjashton një kalim të francezit tek Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës. Siç ka shkruar “La Stampa”, trajneri i ri i Barcelonës, Pep Guardiola, e sheh Trezeguet si një zëvendësim ideal për sulmuesin në largim Samuel Eto'o. “Por, oferta do të duhet të jetë shumë e lartë për të bindur Juventusin të qenë dorë nga një sulmues i qendrës i një niveli të tillë”, ka thënë agjenti i lojtarit, Antonio Caliendo. Barcelona shihet se do të ofrojë ofertë prej 30 milionë euro, për te marrë yllin francez të radhëve të Juventusit, David Trezeguet.

Ranieri: Franca do ta fitojë kampionatin Euro 2008

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka zbuluar se favorit i tij për të fituar kampionatin evropian Euro 2008 dhe ekipi të cilin ai e mbështet është Franca, pasi që pret që kjo kombëtare të triumfojë në garën evropiane. “Të gjithë treguesit duket se çojnë në drejtim të Francës për mua. Edhe pa Trezeguet, i cili duhej të ishte aty, Franca ka një ekip plot me lojtarë të cilët janë në gjendje ta rikthejnë ndeshjen në favor të tyre”, ka thënë Ranieri. “Pastaj është Portugalia me Ronaldon. Pas dështimit herën e fundit, ata do të dëshirojnë të përpiqen dhe ta fitojnë atë dhe do të kërkojnë një ekulibër në mes të futbollittë qëndrueshëm dhe atij spektakolar. Po ashtu jam kurioz të shoh se çfarë do të ndodhë me Spanjën”, ka shtuar Ranieri. Franca bën pjesë në grupin C ku janë edhe Italia, Holanda dhe Rumania. Derbi mes Francës dhe Italisë do të zhvillohet më 17 qershor.

e shtunë, 31 maj 2008

Giovinco: Mundemi te fitojme Ligen e Kampioneve

Sebastian Giovinco, ylli i ri i Juventusit mezi pret te filloje sezoni i ardhshem per ta fituar trofeun e Liges se Kampioneve. "Amauri tha se do te jep gjithcka nga vetja per te fituar Ligen e Kampioneve? Po, jam i bindur se ashtu do te jete" - theksoi Giovinco. "Juventus eshte klub prestigjioz dhe ne gjake e kane qe te luftojne per Scudetton dhe Ligen e Kampioneve. Deri me tani Juventus eshte klubi me impresiv dhe me i suksesshem ne pazar qe sillet ne transferimet e reja. Por tash eshte vetem fundi i majit dhe ka shume kohe deri ne mbylljen e pazarit". "Deri tani vecanerisht mendoj ne pjesemarrjen time ne Pekin, me kombetaren Olimpike. Treguam se mundemi te arrijme suksese edhe ne ndeshje te tilla". Giovinco eshte njeri prej lojtareve te rinj me me shprese ne Evrope. Numer i madh i klubeve cdo dite shfaqin interes per kete lojtar. Me te nxehte shihet se jane Palermo te cilet ne disa kthesa edhe publikisht e konfirmojne interesin e tyre. Sicilianet e donin si pjese e largimit te Amaurit, por perkundrazi Zonja e Vjeter mbeten pas talentit te tyre dhe treguan se shpresa e re e futbollit italian do te kete ardhmeri te gjate ne klubin e tyre. Giovinco tregoi edhe talentin e tij ne ndeshjet ku kombetarja e Italise deri me 21 vjec, mori pjese ne turneun Tolone, duke triumfuar me kombetaren dhe duke u zgjedhur lojtari me i mire i ketij turneu.

Blanc: Trezeguet dhe Iaquinta do te qendrojne

Administratori gjeneral i Juventusit, Jean-Claud Blanc, eshte i bindur se per David Trezeguet dhe Vincenzo Iaquinta nuk eshte rrezikuar nje vend ne Juventus pas ardhjes se Amaurit. "Ardhja e Amaurit dmth se David dhe Vincenzo do te ikin? - Ne asnje menyre! Deshira jone eshte te forcojme ekipin dhe jo te dobesojme. Si mundet t'i leshojme kesi lloj lojtare ne qofte se deshirojme te fitojme Ligen e Kampioneve sezonin e ardhshem?! Per nje gje te tille duhet nje sulm i fuqishem, dhe ne kemi ne dispozicion lotjare te klasit boteror, sic jane: Del Piero, Trezeguet, Iaquinta dhe Amauri" - ka thene Blanc. Ne rastin tjeter, shihet se edhe i riu Palladino dhe mesfushori Marchionni, nuk do te largohen nga Zonja, te cilet kane shprehur deshire per te qendruar ne Torino edhe vitin e ardhshem. Qe te dy lojtaret kane shperthyer ne miqesoret ku Juventusi eshte ndeshur ne turneun qe ka marre pjese ne kontinentet e Azise dhe ne Australise, dhe nuk e mendojne fare largimin nga Torino.

Alonso e dëshiron Juventusin

Agjenti i mesfushorit të Liverpoolit, Xabi Alonso, Inaki Ibanez, ka zbuluar se klienti i tij është i interesuar për një kalim tek Juventusi, pavarësisht interesimit të gjigantit spanjoll, Real Madrid. Bardhezinjtë janë në proces të rindërtimit të ekipit të tyre, derisa janë në kërkim të sfidave në të gjitha frontet gjatë sezonit të ardhshëm. Alonso është një prej lojtarëve më të kërkuar të Zonjës së Vjetër dhe Claudio Ranieri do të dëshironte që spanjolli të krijonte një partneritet në mesfushë me ish-mikun e tij të Liverpoolit, Momo Sissokon. “Është e vërtetë se klienti im kërkohet nga Real Madrid, por për momentin po negociojmë vetëm me Juventusin. Në këtë moment Alonso është fokusuar në Kampionatin Evropian, por ai ka thënë se është krenar që ish-klubi i Zidane dhe Platini e kërkon atë”, ka thënë Ibanez. Bardhezinjtë dëshirojnë të paguajnë 15milionë stërlina, ndërsa Liverpooli e ka caktuar për mesfushorin shumën prej 16 milionë stërlina, në qoftë se dëshirojnë ta shesin në një ekip tjetër.

e premte, 30 maj 2008

Miqesore: Victory Melbourne - Juventus 1-4

Juventusi para disa casteve ka fituar ekipin australian Victory Melbourn me rezultatin 1-4. Golat per Juventusin i shenuan Legrottaglie ne minuten e 6, Palladino ne minuten e 65 dhe ne minuten e 94, si dhe Marchionni ne minuten e 90 te ndeshjes. Golin e vetem per vendasit e shenoi Hernandez ne minuten e 56 te ndeshjes. Kjo eshte fitorja e pare e Juventusit ne kuader te "Ekskursionit" qe pati ne Kontinentet e Azise si dhe te Australise.
Te dhena rreth ndeshjes
VICTORY MELBOURNE-JUVENTUS 1-4
VICTORY MELBOURNE (4-4-2): Theoklitos; Muscat, Pace, Celeski (74' Berger), Ryall; Kemp, Elasi (68' Caceres), Broxham (74' Pantelidis), Ward; Hernandez (80' Patafta), Pondeljak (46' Thompson). All. Merrick
JUVENTUS (4-4-2): Vanstrattan (82' Fiory); Zebina, Stendardo, Legrottaglie (64' Rossi), Birindelli; Marchionni, Zanetti, Tiago, Molinaro (66' Pasquato); Palladino, Paolucci (46' Castiglia). All. Ranieri
GJYQTARI: Williams (Aus)
GOLASHENUES: 6' Legrottaglie (J), 56' Hernandez (V), 65' st Palladino (rig, J), 90' Marchionni (J), 94' Palladino (J)
TE NDESHKUAR ME KARTON TE VERDHE: Zanetti (J), Theoklitos (V)

Zyrtare: Amauri nenshkruan me Juventus

Amauri me ne fund nenshkruan me Juventusin. Para disa casteve, lojtari ka firmosur kontrate 4 vjecare me Juventusin ne kampin Vinovo te Torinos, me nje page prej 12.8 milione euros, si dhe lojtaret Antonio Nocerino dhe Davide Lanzafame (ky i dyti do te jete ne bashkepronesi me Juventusin). Lojtari vizitat mjeksore i ka kryer te marten, ndersa per te ardhur deri te zyrtarizimi eshte dashur qe te pritet edhe tre dite te tjera. Lojtari ne Torino do te perfitoje page vjetore rreth 3.5 milione euro si dhe nje "Ekstra Bonus" me vlere prej 250 mije euro.

e martë, 27 maj 2008

Xabi Alonso gjate kesaj jave ne Juventus

Televizioni italian Sky ka theeksuar se prokuratori i lojtarit te Liverpoolit, Xabi Alonso, Inaki Ibanez do te jete ne Torino ne disa ore te ardhshme. Juventusi i ka propozuar lojtarit nje kontrate prej 3.5 milione euro ne nje sezone. Sic po shkojne punet, shume e besueshme eshte se ne Juventus emri me i ri si perforcim te skuadres do te jete spanjoli i radheve te mesfushes se Liverpoolit, Xabi Alonso, i cili ne Torino do te transferohet me nje shume rreth 18.5 milione euro.

Buffon: Duhet ta marrim Aquilanin

Gianluigi Buffon, portieri i Juventusit thote se eshte teper zgjedhe e mire sjellja e Aquilanit ne radhet e tyre. Buffon po mundohet te supozoje transfer te ri tek aktivistet e tij. Behet fjale per Play-Makerin e ri te radheve te AS Roma, Alberto Aquilani. Portieri momentalisht gjindet se bashku me Aquilanin ne pregatitjet per EURO 2008 dhe keshillon Alessio Seccon se ai do te ishte perforcim i shkelqyeshem per skuadren. "Mendoj se do te duhet ta marrim Aquilanin. Duhet te sjellim lojtare kualitativ kete vere, na nevojitet force e re per sezonin e ardhshem, gjegjesisht lojtare te ri shprese", - theksoi Buffon. Juventus jane ne fazen e perforcimit te skuadres se tyre ne kuader te sezonit te ardhshem. Giovani Cobolli Gigli me heret kishte thene se klubi duhet te sjelle lojtare te rinj, dhe ja pra nje mundesi per pranimin e keshillave te Buffoni per ta sjellur Alberto Aquilanin.

Milani dhe Juventusi në kërkim të Quagliarellas

Sulmuesi i Udineses, Fabio Quagliarella, pritet të jetë një prej transferimeve më të nxehta në Itali gjatë afatit kalimtar të verës. Milani dhe Juventusi janë në luftë për të angazhuar Quagliarellan, ndërsa dëshirojnë që të gjitha detajet t’i rregullojnë ende para fillimit të kampionatit. Milani është në kërkim serioz të një sulmuesi i cili do ta forconte ekipin për sezonin e ardhshëm, ndërsa në mesin e emrave që përmenden janë Drogba, Eto’o, Amauri, ndërsa edhe Quagliarella është një prej caqeve për përforcimin e rosonerëve. Në anën tjetër, Juventusi kërkon zëvendësim për Vincenco Iaquintan i cili është i pakënaqur për shkak të statusit të tij, dhe pritet që të kalojë tek Roma ose Napoli. Juventusi, mund të ketë një përparësi para Milani, nëse Quagliarella vendos të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

e hënë, 26 maj 2008

Amauri ne Torino

Sulmuesi brazilian, Carvalho Oliveira de Amauri i radheve te Palermos, gjendet ne Torino ku pritet t'i shtrohet vizitave mjeksore dhe per te firmosur kontrate kater vjecare me klubin e Juventusit. Lojtari ka qene shenje synimi i shume ekipeve te medha europiane, mirepo ka vendosur qe karrieren e tij ta vazhdoje ne klubim me me shume trofe italian, Juventusin. Ka qene vete lojtari i cili ka shprehur deshiren qe te largohet nga Palermo per tu transferuar ne Torinon e Juventusit. "Do te kem nderin te luftoje per shume trofe"- kane qene fjalet e para te Amaurit si nje lojtar i ri i Juves. Kete klub e kam dashur dhe e kam enderruar qe ne femijeri, atehere kur klubi udheheqeshte nga legjenda Michel Platini. E kisha enderr Juventusin, dhe ja qe tash jam pjese perberese e ketij klubi. Zgjodha Juven e jo Milanin ngase Juventusi eshte ekip me prestigjioz dhe me shume trofe. Do te kem rastin qe me Juventusin te luftoje edhe per Ligen e Kampioneve. Kjo eshte nje enderr per mua. Cdohere kam lutur Zotin qe ndonjehere te jem pjese e ndonje ekipi te madh, sikurse qe eshte Juventusi. Juventusi ka tradite te gjate shekullore. Eshte klubi me me shume trofe ne Itali, dhe njeri nder klubet me prestigjioze ne Europe. Ketu do te mundohem te jap maksimumin tim per t'i ndihmuar kesaj skuadre. Do te kem dhe nderin te luaje perkrah nje Del Piero, qe per mua simbolizon "Legjenden e gjalle" te Juventusit. Ai eshte "Nuove Capocannoniere" i vertete. Cdohere din se si te mbaje dhe te udheheqe ekipin. Eshte nje lider i pashmangshem. Perkrah tij do te kem dhe me teper motivacione per te luajtur me forcen e fundit" - ka perfunduar braziliani. Lojtari Juventusit i ka kushtuar rreth 12 milione euro, si dhe lojtaret Antonio Nocerino dhe Davide Lanzafame, (ky i dyti do te jete ne bashkepronesi me Palermon). Amauri ne Juventus do te perfitoje nje page rreth 3.7 milione eurosh ne sezone.

Zonja e Vjeter vazhdojne me punen e panderprere

Juventus jane drejt rruges se shitjes te Sergio Bernardo Almiron, por gjithashtu dhe ta blejne mbrojtesin kinez, shpresa e re e Shenhua, Yang Yun. Drejtuesit e Zonjes se Vjeter vazhdojne me punen e panderprere per ta perforcuar ekipin per sezonin e ardhshem, kur duhet te sulmojne triumfin e Serie A dhe gjithashtu triumfin ne Ligen e Kampioneve. Argjentinasi Almiron rikthehet ne radhet e Juventusit pas kompletimit te huazimit ne klubin e Monacos, por transmetohet se menjehere do te jete i drejtuar ne ndonje klub tjeter, kesaj radhe ne Itali. Juventus tashme nje kohe te gjate po mundohen ta zgjidhin situaten me Almiron, por vendimi sikur ngadale po largohet. Nga ana tjeter, Zonja e Vjeter eshte drejt rruges per ta sjellur ne Torino mbrojtesin kinez, shpresen e re te Shenhuas, Yang Yun. 20 vjecari mendohet per njerin nder mbrojtesit me perspektiv te Kines, ku edhe dukshem eshte bindur edhe trajneri i Juves, Claudio Ranieri, dhe se ia ka terhequr vemendjen lojtarin javen e kaluar. Trajneri i Juves edhe ate si beson ne ardhmerine e ndriteshme te ketij djaloshi te ri.

Atletico Madrid kerkon Tiagon

Kualifikimi per ne Champions League ka hapur rrugen e investimeve tek Atletico Madrid. Klubi spanjoll ka nisur bisedimet me Juventusin per te marre portugezin Tiago Cardoso Mendes. Marreveshja mes shoqerise "camiseta rojiblanca" dhe lojtarit eshte arritur prej kohesh. Juventus mund te heqe dore nga mesfushori per nje shume jo me te vogel se 10 milione euro, shume e cila eshte duke u diskutuar mes paleve ne bisedime.

Juventus interesohet për Malouda

Klubi italian Juventus, është duke u interesuar për anësorin e Chelseat, francezin Florent Malouda. Pas arritjes së Avram Grant në stolin e Chelseat, Florent Malouda shumë më pak u gjend në terrenin e gjelbër. Sipas “Le Parisien”, Juventus kërkon që ta shfrytëzojë situatën e pakënaqshme të përfaqësuesit të kombëtares së Francës, dhe ta sjellë atë në radhët e veta. Krahas Juventusit, për shërbimet e Malouda i interesuar është edhe Barcelona, në krye me trajnerin e ri Josep Guardiola.

e diel, 25 maj 2008

Casiraghi: Lanzafame sikur Cristiano Ronaldo

Pierluigi Casiraghi konkludon se bomberi i kombetares se Italise Davide Lanzafame, qe po merr pjese per kombetaren e tij ne Turneun Tolone, sugjeston: " Davide ka dicka si Cristiano Ronaldo". Ai eshte nje lojtare i ri dhe tejet i talentuar. Eshte i shpejte, i sakte, ka dribling qe e peraferson me Ronaldon dhe eshte i diciplinuar. Ai ne ndeshjen e fundit ku kombetarja e Italise deri me 21 vjec u perball me kombetaren e Turqise, shenoi nje gol tejet fantastike dhe asistoi Marchision ne golin e dyte, qe solli edhe fitoren. Lanzafame eshte nje talent qe eshte zbuluar ne radhet e Juventusit, mirepo pritet qe te kaloje ne Palermo me bashkepronesi me Juventusin per pisten Amauri. Casiraghi thekson se Giovinco dhe Lanzafame jane dy talente te klasit boterore dhe urdheron Juventusin qe mos te lejoje t'i jape ne huazim apo t'i shese dhe eshte i sigurt se te dy futbollistet do te shkelqejne ne vitet e ardhshme.

Iaquinta: Jo Napolit, 100% Juventino

Lojtari i Juventusit, sulmuesi italian Vincenzo Iaquinta, edhe njehere ka dale hapur para mediave duke thene se nuk e ka ndermend te largohet nga Juventusi, dhe se ai e sheh veten e tij bardhezi edhe per shume vite. Lojtari gjate gjithe sezonit pothuajse ka qene lojtare rezerve i Alessandro Del Pieros dhe David Trezeguet, mirepo asnjehere nuk ka kerkuar qe te largohet nga ambienti torinez. Ai eshte i lumtur te Zonja. Kete klub e ka dashur dhe e ka enderruar qysh ne femijeri. Nuk mendon largimin, mirepo shprehet tejet optimist per sezonin e ardhshem. "Do te ndeshemi ne tre fronte (Scuddetto, Coppa Italia dhe Champions). Do te kemi me shume hapesira per t'i treguar cilesite dhe aftesite tona. Iaquinta ka folur edhe per pisten Amauri. Ai eshte lojtare i shkelqyeshem. Do te na ndihmoje shume, mirepo nuk i trembem ardhjes se tij, por do te vazhdoje te jap maksimumin tim gjate gjithe ndeshjeve. Fare nuk i trembem konkurrences. Kur erdha ne Juventus ne vitin 2007, kisha perballe meje dy legjenda te ketij klubi, Alex Del Piero dhe David Trezeguet. E dija se ne Juventus do ta kem me teper veshtire se sa ne Udinese, mirepo Juventusi mbetet Juventus" - ka perfunduar sulmuesi Iaquinta.

e shtunë, 24 maj 2008

Miqesore: Parma fiton Fiat Cup

Juventusi edhe njehere ka pesuar disfate. Kesaj radhe ka humbur dy ndeshje, njeren nga Shanghai Shenhua me rezultatin 2-1, dhe tjetren nga Parma, gjate ekzekutimit te penaltive. Ne ndeshjen me Shanghai Shenhua nikoqiret kane pasur epersi me rezultatin 2-0, ndersa golin per Juventusin e shenoi David Trezeguet nga penalltia. Ndeshjen tjeter kunder Parmes, mbaroi me rezultatin 3-3. Golat i shenuan David Trezeguet, Marchionni dhe Paolucci. Ne ndeshjen tjeter ndermjet Parmas dhe Shangai Shenhua, fitojne italianet me rezultatin minimal 1-0. Parma fiton vendin e pare me 5 pike, Shanghai Shenhua i dyti me 3 pike, ndersa Juventusi perfundon i treti me vetem 1 pike te fituar.

Riise shume prane kalimit ne Juventus

Serish Liverpool. John Arne Riise, lojtari universal i Liverpoolit, eshte prane kalimit ne radhet e Juves. Lotjari tashme sigurisht do te largohet nga Anfield dhe destinacioni i tij i ardhshem duket se eshte pikerisht Juventusi. Lojtari ka dhene OK-in per te transferuar ne Torino. Priten vetem edhe disa gjera te vogela te konkretizohen qe lojtari te jete edhe zyrtarisht lotjar i ri i Juves. Pas Sissokos i cili erdhi ne Juventus ne afatin kalimtar te Janarit nga Liverpool, edhe dy lojtare tjere te kesaj ekipe priten qe te kalojne te Zonja e Vjeter. Alonso dhe Riise qe tani mund te themi se jane dy "Juventine te Ri". Por per te ardhur deri te kjo, pritet qe ditet e ardhshme te jene decisive.

Secco: Alonso eshte me i mire se Flamini

Drejtori gjeneral i Juventusit, Alessio Secco theksoi per Tuttosport se do te mundohen ta angazhojne Xabi Alonson mbasi nuk arriten ta sjellin Mathieu Flamini ne Torino. Secco punon panderprere per ta sjellur Alonson ne Juventus me qellim qe te forcoje mesfushen per sezonin e ardhshem ne te cilen Juventus do te ndeshet ne Ligen e Kampioneve. "Ai ka dicka me shume se Flamini" - sqaron drejtori gjeneral i Juves, i cili e mbron vendimin qe ta ndaloje te dhemurit me Milan per sherbimet e Flamini. "Karakteristikat teknike te spanjolit jane pothuajse te aferta qe neve na nevojiten" - tha Secco. Mediat angleze si dhe ato italiane lajmerojne se ne ditet e ardhshme pritet edhe zyrtarisht te jete e arritur kontrate per Alonso, transferi do te koshtoje 17 milione euro. Sido qe te jete, Alonso para disa diteve theksoi se eshte i lumtur ne Anfield dhe deshiron te qendroje ne Liverpool.

Grosso opsion interesant per Juven

Ekipi i Juventusit deshiron qe ta ktheje ne Itali mbrojtesin e majte te Lyon Fabio Grosso. Zonja e Vjeter kerkon zevendesim per Cristian Molinaron i cili nuk ka qene edhe aq i sigurte gjate ketij sezoni. Grosso kete sezone ka luajtur 30 ndeshje per Lyon dhe eshte titullar ne ekipin e Donadonit. Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri deshiron te fuse lojtare me pervoje ne ekip i cili sezonin e ardhshem do te luaje ne Ligen e Kampioneve.

e premte, 23 maj 2008

Zyrtare: Albin Ekdal te Juventus ne 4 vitet e ardhshme

Juventus zyrtarisht kane mbyllur marreveshjen me lojtarin suedez te radheve te Club IF Brommapojkarna, Albin Ekdal, per nje shume prej 0.6 milione euro. Lojtari ka firmosur nje kontrate me Juventusin deri me 30 qershor te vitit 2012. Mesfushori ofensive Albin Ekdal eshte i lindur ne 28 korrik te vitit 1989 dhe ka te luajtur 4 sezone per Brommapojkarna ne ligen suedeze. Dy vite ka luajtur ne ekipin profesionist, kurse dy vite tjera ka luajtur ne ekipin e te rinjve. Gjithashtu ka luajtur dhe 5 ndeshje per kombeteren e Suedise deri me 19 vjec, duke shenuar 1 gol. Lojtari ka thene se eshte tejet i lumtur nga kjo kontrate e firmosur. Ai ka thene se enderra e tij eshte qe te luaje tek Juventus. Juventus eshte ekip prestigjioz, eshte ekip i madh, me shume trofe. Do te kem nderin qe do te veshe kete fanele. Une do te kem dhe nderin te luaje perkrah shume kampioneve, duke u nisur nga Del Piero etj. Nuk mund te pres fillimin e sezonit te ardhshem. Alessio Secco ka qene i kenaqur nga arritja e marreveshjes. Ai tha se Albin eshte lojtare i ri dhe shume i mrekullueshem. Ardhja e tij tek ne eshte nje "Projekt" i Juventusit per te marre lotjare te talentuar. Ne jeme shume te lumtur qe Ekdal do te vazhdoje karrieren tek ne. Ai do te jete i mrekullueshem dhe do te na ndihmoje ne te ardhmen.

Ranieri: Lampard mund te jete i suksesshem ne secilin kampionat

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri theksoi se Frank Lampard do te mund te merr pjese me sukses ne secilen lige te botes. 29-vjecari pikerisht ne kohen kur Ranieri drejtonte ekipin nga Stamford Bridge, erdhi te Chelsea me nje shume prej 11 milione sterlina nga radhet e West Ham. Humbja e pa fat nga Manchester United ne finalen e Liges se Kampioneve mund te kete ndikim te madh ne formacionin e Chelseat. Lampard me heret lidheshte me transfer ne radhet e Barcelones por lojtari anglez i demantoi spekulimet duke thene se eshte i lumtur tek Chelsea. Claudio Ranieri do te mundohet ta shfrytezoje periudhen e keqe qe po mbizoteron tek Chelsea dhe ta sjelle Lampard ne Juventus. "Une nuk di nese Frank Lampard do te qendroje, por mendoj se lojtar si ai mund te jene te suksesshem ne secilin kampionat" - tha Ranieri.

Zamparini: Amauri do te vazhdoje tek Juventus

Maurizio Zamparini, presidenti i klubit sicilian Palermo, ka folur rreth ceshtjes Amauri, duke theksuar se lojtari do te vazhdoje karrieren e tij ne radhet e Juventusit. Askush nuk mund ta ndaloje transferimin e lojtarit. Ai ka pranuar te gjitha kushtet e ofruara nga Juventusi dhe mezi pret qe te kaloje tek radhet e tyre. Aty do te kete mundesi te atakoje Scudetton dhe Ligen e Kampioneve. Keto gjera i kane munguar lojtarit. Ai do te nenshkruaje me Juventusin te henen, duke firmosur nje kontrate 4 vjecare. Ai do t'i koshtoje Juventusit 12 milione euro, si dhe lojtaret Nocerino dhe Lanzafame, i cili do te jete ne bashkepronesi te Juventusit.

Alonso: Nese nuk i duhem Liverpoolit, do iki

Lojtari spanjol i radheve te Liverpoolit, Xabi Alonso, ka thene se ne qofte se nuk eshte i duhur qe te vazhdoje te veshe fanellen e kuqe te Liverpool, ateher do te ike nga klubi. Nuk mendoj te largohem nga ketu. Mirepo nuk i dihet se ardhmes. Liverpool po mundohen te blejne Gareth Barryn nga Aston Villa dhe ndoshta menojne largimin tim. Asnjehere nuk kam thene qe do te largohem nga Liverpool. Ketu ndihem i lumtur. Kam pasur nje sezone te deshtuar per shkak te lendimeve qe kam pesuar. Juventusi eshte ekipe i madh dhe prestigjioz. Gjithkush deshiron qe te luaje atje, mirepo une ndjehem i lumtur ne Anfield. Ne qofte se Benitez vendos qe te me shese, atehere une do te pajtohem me te dhe do te braktisi Anfield pa kurrfare dyshimi - ka thene Alonso per El Mundo Deportivo.

Miqesore: Kina e Jugut - Juventus 2-1

Juventusi ka pesuar nje humbje minimale ne ndeshjen miqesore kunder ekipit te Kines Jugore, me rezultatin 2-1. Kjo ndeshje eshte luajtur per shkak te mberritjes se Juventusit ne kontinentin e Azise, pikerisht ne Kine, dhe ka caktuar disa ndeshje miqesore me ekipe te ndryshme. Vendasit kane qene ata te cilet te paret kane shenuar gol ne rrjeten e Vanstrattan. Pas nje kohe te shkurte, rezultati rritet ne 2-0. Golin e Juventusit e shenoi Jonathan Zebina, nga nje krosim nga Palladino.

Sebastian Giovinco hero i "Azzurreve"

Lojtari me i talentuar italian, Sebastian Giovinco, ka qene njeriu kyq ne ndeshjen ku Italia dhe Bregu i Fildishte kane luajtur me rezultatin 2-0. Lojtari i cili luan ne kombetaren Italiane deri 21 vjec, ka shenuar nje dy golesh kunder Bregut te fildishte. Golin e pare e ka shenuar nga nje asistim prej Giuseppe Rossit, ndersa te dytin e shenoi nga nje gjuajtje e lire. Lojtari ka qene me i merituari per fitoren e Italise. Giovinco pas kthimit nga ky turne qe eshte duke u mbajtur, do te kthehet ne Torino per te firmosur nje kontrate 6 vjecare me klubin e Juventusit.

Roma refuzon Juventusin per sherbimet e Aquilanit

Alberto Aquilani duket se te ardhmen e tij do ta kete ne klubin kryeqytatas te Italise, Roma. Edhe njehere drejtuesit e klubit te Romes kane refuzuar oferten e Juventusit per Aquilanin, e cila oferte mund te themi se eshte teper maramendese. Juventus per sherbimet e lojtarit mesfushor ka ofruar ne kembim sulmuesin e tyre Vincenzo Iaquintan, si dhe nje shume te hollash prej 20 milione euro. Roma si duket nuk do te lejoje qe lojtaret si De Rossi dhe Aquilani, te cilet jane te lindur dhe te rritur ne kryeqytet, qe t'i largoje nga klubi, dhe jane te gatshem t'iu ofroje kontrate te re.

e mërkurë, 21 maj 2008

Cobolli Gigli: Interi kampion, por ne kemi 29 tituj

Presidenti i Juventusit, Cobolli Gigli, e ka cilesuar triumfin e Interit ne kampionat si plotesisht te merituar. Nje deklarate qe duket se mund te shtoje tensionin mes dy klubeve, pasi me pare Oriali ia kishte "dedikuar" titullin Lapo Elkannit. Kjo edhe per faktin se numri 1 i klubit bardhezi ka folur per trofete e "calciopolit" qe i jane hequr Juventusit dhe iu dhane Interit. "Sa tituj kemi fituar? Nuk kam asnje dyshim, Juventusi eshte shpallur 29 here kampione".

Liverpooli pajtohet të shesë Alonson në Juventus

Juventus duket se gjatë javës së ardhshme do të përfundojë marrëveshjen për të fituar shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Xabi Alonso. Gazzetta dello Sport ka shkruar se drejtori i Juventusit, Jean-Claude Blanc, është takuar dje për katër orë me trajnerin e Liverpoolit, Rafael Benitez, dhe se dy klubet janë pajtuar për të realizuar transferin. Juventus raportohet se do të ofrojë 12.5 milionë euro për spanjollin, 6 milionë nën vlerën e Liverpoolit, por besohet se marrëveshja së shpejti do të arrihet, me Alonson që do të luajë në Itali.

e martë, 20 maj 2008

Juve vjedh Aquilanin nga dora e Wenger

Alberto Aquilani do te duheshte te jete logjikisht pasardhesi i Francesko Tottit ne Rome. Sikur Totti edhe ai eshte i lindur Romanist, ndersa ne fushe si lojtare i ri ka treguar karakteristika te shkelqyeshme. Por, me siguri kjo gje nuk do te ndodhe, pasiqe Aquilani tashme kete vere do ta leshoje Tottin dhe Romen. I pari i cili ka treguar interes ishte Reali i Madridit, por pas tyre ne lufte te ashper hyri edhe Arsene Wenger. Mirepo, kete jave edhe Juventus ka trokitur ne deren e Romes me nje deshire - ta sjellin Alberto Aquilanin ne Torino. Pastaj, sic shkruan Gazzetta dello Sport, Juve ka dhe adut te fshehte ne mang. Trajneri i Romes, Luciano Spalleti para shume kohesh ka deshire qe ne radhet e tij ta shohe Vincenzo Iaquintan, ndersa Juventus eshte gati per Aquilanin ta ofroje sulmuesin italian dhe nje shume te caktuar te hollash. Nga te gjithe keto te shkruajtura, realisht eshte te permbyllet se Arsenal tashme eshte i larguar nga gara per Aquilanin.

Nocerino: Do te kaloje tek Palermo

Mesfushori italian i radheve te Juves, Antonio Nocerino, eshte shprehur i qarte se ai do te largohet nga Zonja e Vjeter per tu transferuar ne radhet e klubit sicilian Palermo. Lojtari do te kaloje ne Palermo si "viktime" e ardhjes se Amauri Carvalho de Oliveira i cili qe tani eshte lojtar i Juves. Nocerino perzemersisht i eshte faleminderuar klubit dhe drejtuesve te Juves per te gjithe ate qe kane bere per te. "Do te shkoj ne Palermo ngase atje mund t'i shprehi mundesite e mia qe kam, ngase ne Juventus konkurrenca eshte e tepert". "Ky klub me dha zemer, intelegjence dhe me krijoi si nje lojtar te mirefillte". "Deshira e ime eshte pjesemarrja ne Kampionatin Boteror 2010 dhe pikerisht per kete gje me se shumti me shkon mendja per tu larguar nga Torino". "Prioriteti im eshte qe te marre pjese per kombetaren e Italise qe do te udhetoje per ne Afrike". "Juventusi eshte Juventus.. mirepo mua me intereson jeta ime dhe kam deshire qe te luaje sa me teper futboll" - ka thene Nocerino. "Momentet qe kemi kaluar bashke ne kete vit do t'i shkruaj ne ditarin tim, dhe do te jene te paharruara ne kujtesen time"- ka perfunduar mesfushori i Juves.
"Antonio te deshirojme gjithcka te mire dhe te faleminderohemi per te gjithe ate qe ke bere per Juventusin. Rruga e mbare te qofte. Suksese te metutjeshme".

Juventus ne bisedime me Chelsea per mbrojtesin Wayne Bridge

Juventus ka kontaktuar me Chelsea per angazhimin e mbrojtesit anesor te The Blues, Wayne Bridge. Daily Mail informon se trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri javen e kaluar ka biseduar me Peter Kenyon rreth mundesive qe Bridge te kaloje ne radhet e Juves. Pikerisht Ranieri ishte ai i cili e solli ne Chelsea Wayne Bridge nga radhet e Southempton. Italiani shume mire i njeh kualitetet e reprezentuesit anglez. Pervec Juventusit, edhe ekipet e Premier League si Liverpool, West Ham dhe Tottenham jane te interesuara per Bridge, mirepo nga Chelsea ende nuk ka lajme se lojtari 27 vjecar do ta leshoje klubin.