Sulmuesi francez i Juventusit, David Trezeguet gjatë kësaj vere ka ‘fituar’ një konkurrencë të madhe në repartin e sulmit te klubi bardhezi, pas ardhjes së brazilianit të Palermos, Amauri. Megjithatë sulmuesi francez ka pohuar se konkurrenca nuk e frikëson. “Duke pasur parasysh se na presin ndeshjet në kampionat, për kupë dhe në Ligën e Kampionëve, në klub e kanë kuptuar se na duhet edhe një sulmues i spikatur. Amauri është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe që nga tash ne të katërtit do të luftojnë për dy vende në përbërjen e parë. Na mbetet neve që të jemi të gatshëm atëherë kur trajneri do të na vendos në fushë. Por, mua asnjëherë konkurrenca nuk më ka frikësuar. Që kur kam ardhur te Juventusi gjithmonë ka pasur konkurrencë të fortë”, ka pohuar Trezeguet.
e hënë, 11 gusht 2008
Trezeguet: Nuk i frikësohem konkurrencës
Sulmuesi francez i Juventusit, David Trezeguet gjatë kësaj vere ka ‘fituar’ një konkurrencë të madhe në repartin e sulmit te klubi bardhezi, pas ardhjes së brazilianit të Palermos, Amauri. Megjithatë sulmuesi francez ka pohuar se konkurrenca nuk e frikëson. “Duke pasur parasysh se na presin ndeshjet në kampionat, për kupë dhe në Ligën e Kampionëve, në klub e kanë kuptuar se na duhet edhe një sulmues i spikatur. Amauri është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe që nga tash ne të katërtit do të luftojnë për dy vende në përbërjen e parë. Na mbetet neve që të jemi të gatshëm atëherë kur trajneri do të na vendos në fushë. Por, mua asnjëherë konkurrenca nuk më ka frikësuar. Që kur kam ardhur te Juventusi gjithmonë ka pasur konkurrencë të fortë”, ka pohuar Trezeguet.
Juvja, nën ethet e Champions-it
“Zonja e Vjetër” rikthehet të luajë në këtë kompeticion pas një mungesë dyvjeçare. Të mërkurën, skuadra e trajnerit Ranieri do të presë në Torino sllovakët e Artmedias. Emocionet e mëdha të futbollit evropian startojnë në këtë mesjavë. Juventus, Fiorentina, Barcelona e Liverpool bëhen gati të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm për klube të kontinentit të vjetër. Ditën e mërkurë, djemtë e Claudio Ranierit do të zbresin në fushë në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kampioneve pas një mungese dyvjeçare, ose saktësisht pas 29 muajsh. Del Piero me shokë janë më të karikuar se kurrë për të fituar objektivin e parë të rëndësishëm për sezonin e ri futbollistik. Përballë bardhezinjve të Juventusit do të jetë Artmedia e Bratisllavës. Formacioni sllovak ka mbërritur me nder deri në këtë fazë të Ligës së Kampioneve, pasi në dy ndeshjet e mëparshme ka arritur të shënojë plot shtatë gola në 180 minuta kundër finlandezëve të Tamperes. Mirëpo, në këtë mesjavë, ata do të përballen me një prej formacioneve që kanë bërë historinë e Champions-it. “Zonja e Vjetër”, ndonëse do të ndeshet me një formacion në gjendje fizike maksimale, duke qenë se kampionati sllovak ka disa javë që ka startuar, në miqësoret e fundit ka treguar vlera të shkëlqyera tekniko-taktike, kjo falë edhe përforcimeve të rëndësishme të mbërritura në Torino gjatë merkatos verore. Claudio Ranieri, në bazë të takime të fundit miqësore të zhvilluara, duket se do t’i besojë edhe një herë tjetër gardës së vjetër të kësaj skuadre, që përbëhet nga Del Piero, Trezeguet e Camoranezi. Këtu bën përjashtim vetëm Cristiano Zanetti, i cili vazhdon ende të vuajë dëmtimin e tij, por që të zëvendësohet nga danezi i sapombërritur në Torino, Christian Poulsen.
Del Piero, “mbreti” i Evropës
Simboli i skuadrës bardhezi rikthehet në Champions me objektivin e arritjes së 50 golave. Ndaj Artmedias, kapiteni i “Zonjës së Vjetër” do të fillojë sezonin e tij të 16-të. Alessandro Del Piero, akti i 16-të. Kapiteni i skuadrës së Juventusit, të mërkurën kundër Artmedias së Bratislavës, ndeshje e vlefshme për turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve, pret të fillojë sezonin e tij të 16-të me fanellën bardhezi. Alex do ta nisë aventurën e tij të radhës jo vetëm si simboli i kësaj skuadre, por edhe si rekordmeni i saj, ku momentalisht numëron 560 ndeshje zyrtare me këtë fanellë, në të cilat ka arritur të realizojë edhe 241 gola. Gjithsesi, më shumë se fillimi i kampionatit italian, numri 10 i formacionit torinez është mjaft i ekzaltuar për rikthimin e tij dhe të skuadrës që ai përfaqëson në arenën evropiane, konkretisht në Ligën e Kampioneve, një kompeticion ky, ku ai dhe Juventusi mungojnë tashme prej dy vitesh. Ashtu si vera, edhe “Pinturicchio” me kalimin e viteve bëhet edhe më i mirë. Këtë e konfirmon edhe miqësorja e fundit e zhvilluar nga Juventusi në “Old Trafford”, përballë “djajve të kuq” të Sër Aleks Fergusonit. Kapiteni ishte padyshim protagonisti kryesor i këtij takimi, sepse me magjitë e tij ka ekzaltuar tifozerinë pjesëmarrëse në stadium. Spektakli i ofruar prej tij është shpërblyer me një “standing-ovacion” nga ana e anglezëve të pranishëm në shkallët e “Old Trafford-it”, të cilët e kanë duartrokitur 33- vjeçarin italian, aq sa edhe vetë ai, njeriu i rekordeve, nuk i mbajti dot lotët. Pikërisht për këtë arsye, Del Piero kërkon të rikthehet më i fortë se kurrë në Ligën e Kampioneve, madje duke i vënë edhe një tjetër objektiv personal karrierës së tij të pasur, arritjen e kuotës së 50 golave në këtë kompeticion. Aktualisht janë 37 topat e dërguar në rrjetat evropiane nga numri 10 i Juventusit, me një mesatare prej 0.47 golash në ndeshje (kur kujtojmë që janë 79 takimet e zhvilluara prej tij në Ligën e Kampioneve dhe 106 të tilla në arenën evropiane, ku përfshihet Champions-i, Kupa UEFA, Intertoto, Kupa Interkontinentale dhe sigurisht Superkupa e Evropës). Sfida e fundit e “Pinturikios” në Ligën e Kampioneve duket shumë e largët, saktësisht më 7 mars të vitit 2006, e zhvilluar ndërmjet Juves dhe Werder Bremenit, që përfundoi me rezultatin 2-1 për bardhezinjtë, e vlefshme për 1/8 e finaleve. Nga ajo ditë kanë kaluar saktësisht 29 muaj dhe Del Piero është ende aty ku kërkon me ngulm një tjetër rol si protagonist në skuadrën e Ranierit, ndonëse konkurrenca në repartin e sulmit është nga më të fortat në Serinë A e në Evropë. Thjesht për të konfirmuar këtë gjë kujtojmë që, Juventusi i sezonit të ardhshëm e nis me një sulm që vitin e kaluar ka arritur të shënojë plot 68 gola, Del Piero (21 gola), Trezeguet (20 gola), Amauri (15 gola) dhe Iaquinta (8 gola). Artmedia, rivalja e bardhezinjve në Champions, duhet të fillojë të dridhet.. Janë golat e Alesandro Del Pieros në Ligën e Kampioneve, me një mesatare prej 0.47 golash në ndeshje. Në kompeticione të tilla, Aleks ka arritur të shënojë edhe 2 gola në Kupën UEFA, 2 në Superkupë, 1 në Kupën Interkontinentale dhe 1 në Intertoto.
Sunderland ofron 9.5 milione euro per Chiellinin!
Ekipi nga Premier League Sunderland ka ofruar nje oferte prej 9.5 milione euro per mbrojtesin juventin Giorgio Chiellini. Chiellini i cili konsiderohet si njeri nder mbrojtesit me te mire italian, eshte vene ne shenjestren e trajnerit te Sunderland Roy Keane. Sunderland edhe vitin e kaluar ka shprehur interes qe Chiellini t'iu bashkangjitet anglezeve, mirepo ishte Ranieri dhe vete lojtari qe nuk donin nje gje te tille. Sunderland ka ofruar nje oferte teper turepuese ne arkat e Juventusit per lojtarin e tyre me te mire te mbrojtjes, e cila eshte 9.5 milion euro. Alessio Secco ka thene per mediat italiane se Chiellini nuk do te largohet nga Juvja per asnje shume te hollash. Ai eshte lideri yne i ardhshem - ka mbaruar Secco.
Furino: Giovinco eshte Zidane i Ri
Lojtari i dikurshem i Juventusit, Giuseppe Furino beson se Sebastian Giovinco mund t'i ndjek hapat e legjendave te medhenj te Bianconereve, si Zinedine Zidane, Michel Platini, Alex Del Piero dhe Roberto Baggio. Giovinco eshte njeri nder yjet kryesor te Azurreve ne Olimpiaden e Pekinit dhe shumica besojne se ai do te jete legjenda e re e Juventusit. Furino i cili ka rreth 360 paraqitje per Zonjen e Vjeter, beson se 21 vjecari mund t'i kaloje legjendat e medha te klubit Zidane dhe Platini. "Giovinco eshte numri 10 i Juventusit ne te ardhmen. Sebastian mund t'i ndjeke Platinine, Baggion, Zidane dhe Del Pieron". - tha Furino per Tuttosport. "I shihja paraqitjet e tij ne Olimpiade dhe ai eshte i pandalshem. Kundershtaret frikohen nga ai dhe kjo flet mjaftueshem per kualitetet e tij". Giovinco i posedon kualitetet e duhura t'i ndjek "10-shet" e medha, sepse luan sikur ata dhe ka talent te madh". "Shpresoj se Lippi do t'i jep shanse menjehere pas Olimpiades. Giovinco duhet te merr mundesine te jete pjese e skuadres seniore te Azurreve".
Ledesma dhe Pulzetti ne shenjester te Juventusit
Pas shume emrave te kerkuar per ne radhet e mesfushes, Juvja tashme eshte vene edhe ne kerkim te dy lojtareve tjere. Emrat jane te Cristian Ledesmas (argjentinasi i radheve te Lazios) si dhe Nico Pulzettit (i radheve te Livornos). 26-vjecari Ledesma kerkohet edhe nga Inter dhe Milan, mirepo e perditshmja Corriere dello Sport sot ka theksuar se eshte duke e konsideruar nje kalim te Ledesmas ne radhet e tyre. Pulzetti duket se kete vere do te veshe fanellen bardhezi, pasi qe marredheniet miqesore ndermjet dyja skuadrave (Livornos dhe Juves) jane teper te mira. Pulzetti ka gjasa te shumta t'i bashkangjitet shokut te tij Knezevic tek Juvja, pasi qe sezonin e kaluar te dy lojtaret e kaluan ne radhet e Livornos.
Juventus dhe Hamburg ne kerkim te Kovacevic
Juventusi dhe Hamburgu jane vene ne kerkim te serbit Nenad Kovacevic. 27-vjecari ne momentin luan ne ligen franceze, mirepo e ardhmja e tij kete sezon shihet te jete njera prej Gjermanise dhe Italise. Hamburgu eshte ne kerkim te gjeje nje zevendesim per yllin e tyre Rafael Van der Vaart, i cili javen e kaluar u transferua tek Reali i Madridit. Juvja lojtarin serb e kerkon per arsye se jane duke hasur ne probleme me lendimet, e sidomos lendimet e fundit te Zanettit, Marchionnit si dhe Camoranesit, te cilet kane shtyre drejtuesit e klubit t'i rikehen merkatos.
Juventusi i rikthehet Lucho Gozalezit
Mesfushori argjentinez i radheve te Portos, Lucho Gonzalez eshte rikthyer ne merkaton e Juventusit. Pasi qe po hasin shume probleme me lendimet ne radhen e mesfushes, Juvja i eshte rikthyer merkatos. Emri i cili eshte rikthyer te drejtuesit bardhezi eshte ai i Lucho Gonzalez, 27 vjecari argjentinas i portugezeve te Portos. Lucho formen e tij te shkelqyeshme e tregoi edhe ne ndeshjen kunder Lazios, ne te cilen shenoi nje gol ne stadiumin Dragao. Juvja mendon te ofroje diku rreth 10 milione euro per lojtarin, ndersa kartoni i tij arrine vlerat e 20 milione euro.
Zanetti dhe Marchionni ne dyshim kunder Artmedias
Claudio Ranieri po has ne shume veshtiresi perball ndeshjes se eliminatores kunder Artmedia Bratislaves e cila luhet te merkuren me fillim ne ora 20:45. Pas rikthimit ne stervitje te Zdenek Grygeras, Vincenzo Iaquintas, Jonathan Zebinas si dhe Cristian Molinaros, Juvja po has ne probleme tjera. Mbreme ne stervitje kane pesuar lendime Cristiano Zanetti dhe Marcho Marchionni. Zanetti sigurisht se nuk do te luaje ne ndeshjen me Artmedian, pasiqe mori nje lendim ne muskulin e kembes. Marchionni eshte ne dyshim i cili ka pesuar vetem nje terheqje muskulore, dhe ka gjasa qe ai te jete ne dispozicion ne ndeshjen e ardhshme. Per Juventusin ne kete ndeshje eshte ne dyshim edhe Camoranesi i cili ka disa probleme fizike, ndersa Pavel Nedved eshte i pezulluar per kete ndeshje.
e diel, 10 gusht 2008
Capello: Kjo Juve e ngjashme si Juvja ne kohen time
Perzgjedhesi i Anglise, Fabio Capello mendon se skuadra e Claudio Ranieri ia perkujton skuadren ne kohen kur ai ishte trajner i Juventusit. Capello ishte ne publike per ta ndjekur Juventusin ne ndeshjen miqesore kunder Manchester United ne Old Trafford dhe pranon se eshte impresionuar nga skuadra italiane. Ai udhehoqi Juven dy sezone dhe fitoi dy Scudetto ne Serie A me "Bianconeret" ne kohen e skandalit Calciopoli dhe mendon se skuadra e Ranierit eshte e afte te luftoje serish per tituj. "Pranoj se Juvja me ka impresionuar. Dola nga Old Trafford i bindur se skuadra e Ranierit mund te ndeshet me secilen skuader ne Serie A dhe Ligen e Kampioneve" - tha Capello. "Marredheniet e tyre ma perkujtojne Juven e kohes sime. Mllefi i tyre pas nje viti ne Serie B eshte i dukshem ne secilen levizje ne fushe" - vazhdoi ai. "Djemte me te vertete meritojne te fitojne dhe dua t'iu deshiroj gjithe te mirat" - mbaroi Capello.
Arsenal ofron 7.5 milione euro per Giovincon
Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit eshte ne kerkim te lojtarit bardhezi Sebastian Giovinco. Wenger ka percjellur Giovincon ne shume ndeshje ku eshte paraqitur ai, dhe ka qene i mahnitur nga efektiviteti i lojtarit. Wenger tek Giovinco sheh nje lider te madh tek skuadra e tij. Ai sebashku me Walcott dhe Samir Nasrin do te jene treshja e talentuar me e frikshme ne boten e futbollit. Mirepo oferta e francezit per Giovincon eshte teper e ulet. Ajo arrine vlerat e 7.5 milione eurove, shume kjo qe Juvja assesi nuk mundet ta pranoje. Mirepo Alessio Secco ka pohuar se Sebastian Giovincos do t'i ofrohet kontrate e re me klubin dhe se nuk do te lejojne largimin e Bubrrecit Atomik nga Zonja. Edhe vete Giovinco nuk deshiron te mendoje nje te ardhme pa ngjyrat bardhezi - ka perfunduar Secco per mediat italiane.
Fenerbahce ne kerkim te Tiagos
Skuadra turke e Fenerbahces eshte vene ne kerkim te mesfushorit portugez te radheve te Juventusit, Tiago Cardoso Mendes. Turket me ardhjen e trajnerit i cili u shpall kampion evrope ne Euro 2008, kane bere disa perforcime teper korrigjuese, dhe tashme jane vene ne shenjestren e Tiagos. Tiago i cili veren e kaluar arriti tek Juvja per nje shume te hollash prej 13 milione euro, assesi nuk arriti te impresionoje me paraqitjet e tij. Ai sezonin e shkuar eshte paraqitur ne 20 ndeshje per Zonjen dhe tashme pritet qe ai sa me shpejte te largohet nga klubi. Turket ende nuk kane bere oferte zyrtare per Tiagon, mirepo pritet qe ne ditet e javes se ardhshme te bejne nje oferte joshese ne arkat e klubit bardhezi. Pervec Fenerbahces, per mesfushorin portugez jane te interesuar edhe disa klube tjera evropiane si Atl.Madrid, Tottenham, Benfica, New Castle, Porto etj. Juvja per kartonin e lojtarit kerkon rreth 10 milione euro.
e shtunë, 9 gusht 2008
Ranieri: Giovinco do te jete zevendesuesi i Nedved
Pas paraqitjeve te shkelqyera pothuajse ne secilen ndeshje ku eshte paraqitur Giovinco, edhe kjo e fundit ndaj Honduras, ne te cilen u paraqit me nje gol spektakolar, Sebastian Giovinco eshte vene edhe ne fjalimet e Claudio Ranierit. Ai ka levderuar Giovincon, me fjalet me te embela qe i posedohen nje gjeniu. "Ai eshte lojtari jone me shpresues. Tek ai kam nje besim te madh. Me duket si nje Zola i imi qe disponoja ne Chelsea. Mirepo Giovinco eshte nje lojtar gjenial. Me ate mund te permbushe pese role, duke filluar nga mesfushe e deri ne sulm. Mirepo une mendoj se ai do te zevendesoje cekun Pavel Nedved. Shpresoj dhe besoj se do te jete zevendesim i denje per veteranin, i cili pas mbarimit te ketij sezoni do t'i jap lamtumiren futbollit aktiv" - ka permbyllur Ranieri.
Giovinco deshiron kotrate te re
Agjenti i Sebastian Giovincos thote se klienti i tij me paraqitjet e shkelqyeshme meriton kontrate te re me te mire. Ylli i ri i Juves kualitetet e tij te jashtzakonshme i tregoi edhe njehere ne ndeshjen kunder Honduras me seleksionin e Italise ne lojerat Olimpike ne Pekin. Edhe perzgjedhesi i ri i Italise, Marcelo Lippi zbuloi se Giovinco se shpejti do te jete figura kycese ne formacionin e Azurreve. I njohuri "Bubrreci atomic" (Formica Atomica) deshiron kontrate te re sepse ende perfiton 40 000 sterlina mizorike ne vit. "Kerkesat tona jane ne lidhje me vleften e vertete te lojtarit". - tha agjenti i tij Claudio Pasqualin per Tuttosport. "Dua te permend se ai e dashuron Juventusin dhe nuk ka kurrfare dyshimi se ata jane skuadra e tij e endrres". "Percdohere i thoja se duhet t'i jete i falenderuar qe eshte rritur ne shkollen e te rinjve te Juves. Klubi duhet te kete kujdes ne te".
e premte, 8 gusht 2008
Zyrtare: Sissoko rinovon kontraten me bardhezinjte
Mohamed lamine Sissoko, mesfushori i talentuar i Juventusit ka rinovuar kontraten e tij me klubin bardhezi edhe per nje vit. Sissoko arriti ne Juventus gjate afatit kalimtar te janarit dhe menjehere me paraqitjet e tij te shkelqyeshme ka bindur gjithe stafin juventin, dhe tashme pervec saj, eshte edhe njeri nder lojtaret me te adhuruar bardhezi tek tifozet juventin. Kontrata e lojtarit skadonte me 30 qershor te vitit 2012, mirepo me rinovimin e saj, tashme kontrata Sissoko-Juventus do te skadoje nje vit me pas, me 30 qershor 2013.
Del Piero “mbret” në “Old Trafford”: Ky, EuroJuventus!
Kapiteni bardhezi është pritur me duartrokitje dhe kore nga tifozët e Manchesterit.Mund të kishte “prenotuar” një gol në “teatrin e ëndërrave”, mund të kishte parashikuar një fitore të Juventusit të tij, mund të kishte pritur një paraqitje të mirë të tij, por kurrë nuk e kishte imagjinuar stadiumin “Old Trafford” të gjithin në këmbë në momentin e zëvendësimit të tij. Alessandro del Piero, për një natë, ka zënë vendin e Cristiano Ronaldos në Manchester, në sfidën e “Zonjës” me “Djajtë e kuq”, një miqësore lluksi e cila ka dhuruar emocione, edhe pse kanë munguar gol, në një barazim të “thatë”. Një provë e mirë e bardhezinjve, por sidomos e kapitenit, i cili ka magjepsur që në fillim, duke bërë një kthesë nga ato të tipit “Pinturicchio”... Dhe, të gjithë duke duatrokitur, fëmijët e vegjël anglez duke i kërkuar autografe. Dhe, ka një arsye pse ekipi i Fergusonit zgjodhi Juven për të festuar titullin dhe Champions League e fituar sezonin e shkuar. Pra, një “ftesë” kjo e cila i ka dhënë mundësi “Zonjës” që të futet në “skenën” europiane dhe të luajë me kampionët në fuqi... Por, përpara se të “fusë” këmbët në kompeticionin prestigjoz të kontinentit, duhet eliminuar Artmedia e Bratisllavës. Ndërkohë, fantazisti bardhezi “shijon” momentin e bukur që i dhuroi sfida në “Old Trafford”: “Një tjetër miqësore lluksi, por që këtë herë ka qenë edhe më e rëndësishme, pasi luanim me kampionët e Anglisë dhe të Europës, në një stadium magjik dhe përpara një publiku të zjarrtë. Mendoj se paraqitja jonë ishte e mirë dhe treguam se jemi rritur shumë në krahasim me miqësoret e para. Tani e dimë se cilat janë kufinjtë tanë dhe se deri ku mund të mbërrijmë. Duke ecur përpara me këto luhatje kemi kuptuar se duhet më shumë për të arritur formën, por jam i sigurt se që tash e tutje do të flitet për një EuroJuventus. Turi paraeliminator duhet të jetë në rend të ditës dhe duhet të përqëndrohemi në sfidën me Artmedan. Eshtë një kundërshtar jo i vështirë, por ne s’duhet të nënvlerësojmë në asnjërën nga të dy sfidat”, tha “Pinturicchio”, i cili i pyetur më pas në lidhje me stadiumin dhe emocionet që ndjeu në momentin e duatrokitjeve, gjatë zëvendësimit të tij, tha: “Eshtë një kënaqësi e madhe, sepse të shohësh fëmijë, pleq dhe mosha të tjera të të dhurojnë një pritje të tillë është me të vërtetë diçka magjike. I falenderoj të gjithë, pa asnjë përjashtim. Këtë vit shpresoj të jap edhe më shumë se sezonin e shkuar”.
Trezeguet sulmuesi i katërt i Ranierit
Golashënuesi i Juventusit, David Trezeguet, duket se do ta “nxehë” stolin e bardhezinjve këtë sezon, pasi që sipas “Il Giornale”, francezi do të jetë zgjedhja e katërt e sulmit juventin. Qendërsulmuesi francez, i cili sezonin që shkoi arriti të shënonte 20 gola, mund ta gjejë veten në një pozitë të vështirë për ta siguruar vendin startues në skuadrën e Ranierit. Trezegol, i cili ka qenë zgjidhja e parë e të gjithë trajnerëve të Zonjës së Vjetër që nga transferimi në Juventus, në vitin 2000, nuk ka treguar formë të mirë gjatë këtyre ndeshjeve parasezonale, sidomos në atë kundër Brondbyt dhe në Emirates Cup. Kjo ka nxitur spekulime për vendin e tij në planet e Ranierit. “Il Giornale” njofton se Trezeguet do të jetë zgjedhja e katërt pas Amaurit, Vincenzo Iaquintas dhe Alessandro Del Pieros. Kjo pozitë ndoshta do ta shtyjë sulmuesin që të ndërrojë ambient, sidomos pas interesimit të madh që ka shprehur Barcelona për transferimin e tij. Trezeguet ka bërë 218 paraqitje për Juventusin dhe ka shënuar mbi 160 gola. Kontrata e tij përfundon në vitin 2011, mirëpo nëse ndodh kështu ai mund të largohet më herët.
John Elkann: “Amauri do të jetë Ronaldinho ynë”
Pas dy vitesh të vështira, mes kritikave e polemikave, Juventusi i madh po rilind. Dhe prova më e mirë për këtë ishte barazimi, por mbi të gjitha loja e shkëlqyer e torinezëve në miqësoren e “Old Trafford” kundër kampionëve të Evropës, Manchester United. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe padroni i skuadrës së Juventusit, John Elkann, nipi i avokatit të famshëm, Agnelli: “Jemi shumë të kënaqur nga paraqitjet e fundit të skuadrës sonë. Kjo ka ardhur edhe si rrjedhojë e një fushate të shkëlqyer në merkato, ku Amauri, Ekdal e Poulsen janë ambientuar menjëherë me shokët e rinj të skuadrës dhe janë gati të japin kontributin e tyre me fillimin e sezonit të ardhshëm. Besoj se sulmi do të jetë pika jonë më e fortë. Amauri ka shkëlqyer në këto paraqitje të para, madje duke shënuar edhe gola spektakolarë. Nëse Milani ka arritur të sjellë në ekip Ronaldinhon, atëherë Amauri do të jetë ‘Dinho’ ynë”.
Van der Saar: Juventusi, i fortë sa Manchesteri
Vite më parë u largua nga Torino me etiketën e një portieri aspak të denjë për Juventusin, ndërkohë që vetëm një sezon më parë, Edvin Van der Saar shpallet kampion Evrope me Manchester United. Portieri holandez është një ndër pikat më të forta të formacionit të Sir Alex Ferguson, ashtu siç tregoi edhe në miqësoren e dy ditëve më parë kundër ish-skuadrës së tij. Pavarësisht se për italianët, Van der Saar ishte thjesht një pasagjer në Serinë A, për mbrojtësin ekstrem, aventura torineze mbetet ende si një ndër më të rëndësishmet e karrierës së tij. “Ishte shumë bukur të rikthehesha të luaja ndaj Juventusit. Takova disa prej shokëve të mi më të mirë dhe jam vërtetë i lumtur për këtë. Edhe se nuk arrita të fitoja asgjë gjatë aventurës sime në Torino, Juve mbetet një ndër zgjedhjet më të rëndësishme të karrierës sime. Nuk më intereson aspak nëse dikush nuk më quante të denjë për atë fanellë, pasi unë në çdo ndeshje kam dhënë maksimumin tim. Juventusi? Vazhdon të mbetet një ndër skuadrat më të forta në botë, gjë që e tregoi edhe në sfidën ndaj nesh. Jam shumë i sigurt se vitin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës së Kampioneve dhe shpresojmë që të kemi fatin të përballemi me ta në një fazë të rëndësishme të kompeticionit. Duke parë paraqitjen e tyre në miqësoren e dy ditëve më parë, jam i bindur se bardhezinjtë nuk qëndrojmë prapa askujt prej skuadrave të tjera pjesëmarrëse në kompeticionin evropian, madje as pas Mançesterit”, thotë portieri holandez i Manchester United, Van der Saar.
e enjte, 7 gusht 2008
“Në sfidat e rëndësishme nuk dimë të gabojmë”
Trajneri i formacionit bardhezi, Klaudio Ranieri, është shprehurshumë i kënaqur nga paraqitja e djemve të tij në miqësoren e natës së djeshme kundër Mançester Junajtid: “Ndryshe nga sfida me Hamburgun, skuadra ka qenë perfekte në fushë. Një balancë e përkryer ndërmjet reparteve kundrejt një superfuqie si Mançesteri më bën shumë optimist për sfidën e javës së ardhshme. Del Piero ishte fantastik dhe i meritoi plotësisht duartrokitjet e publikut pasi po linte fushën e lojës, por ashtu edhe të tjerët. Na mbetet edhe një javë kohë për të vazhduar e përmirësuar gjendjen tonë fizike, në mënyrë që të jemi në maksimum të forcave tona për përballjen kundër Artmedias së Bratisllavës. Liga e Kampioneve është një objektiv shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe nuk kemi aspak ndërmend që ta lëmë që një shans të tillë të na ikë nga duart”.
Ranieri dhe Del Piero: Jemi gati për Ligën e Kampionëve
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri dhe kapiteni, Alessandro Del Piero, besojnë se Bardhezinjtë janë të gatshëm për Ligën e Kampionëve pas barazimit të mbrëmshëm pa gola me kampionët evropianë, Manchester United. “Kemi barazuar me kampionët evropianë dhe ky është një rezultat shumë i rëndësishëm për mua. Po largohem nga Old Trafford me një ndjenjë të mirë: Kjo skuadër ka identitet!”, ka thënë Ranieri. Edhe ikona e klubit, Del Piero, i ka mbështetur fjalët e trajnerit të tij. Kapiteni është i bindur se skuadra e tij do të jetë një konkurrent i fortë në Ligën e Kampionëve, pavarësisht mungesës dyvjeçare. “Po shkojmë përpara me ngritje dhe rënie, mirëpo e rëndësishmja është që po përmirësohemi. Juve është gati për Ligën e Kampioneve”, ka thënë ‘Il Capitano’.
e mërkurë, 6 gusht 2008
Juvja pret Artmedian ne fazen eliminatore te Champions League

Juventusi ne kuader te fazes eliminatore te Liges se Kampioneve do te perballet me sllovaket Artmedia Petrzalka, pasi qe sllovaket edhe ne ndeshjen kthyese me finlandezet Tampere, shenuar fitore. Ne ndeshjen e pare sllovaket korren fitore me rezultatin 3-1, ndersa ne ndeshjen kthyese korren fitore me rezultatin 4-2. Ndeshja e pare ndermjet Juventusit dhe Artmedias do te luhet ne stadiumin Olimpico te Torinos me 13 gusht, me fillim ne ora 20:45. Ndeshja kthyese do te luhet me date 26 gusht, ne Sllovaki.
Miqesore: Manchester United - Juventus 0-0
Ne ndeshjen e sotshme ndermjet gjiganteve britanik dhe italian, Manchester United - Juventus, ndeshja perfundoi me rezultatin me pak te pritur 0-0. Edhe pse kjo ndeshje kishte karakter miqesie, ashpersite ne fushe ndaj lojtareve ekzistonin tejmase. Ishte nje ndeshje e bukur per tu shikuar. Juvja ishte ekipi qe udheheqte ne kete ndeshje, mirepo shanset e pakta te te dyja paleve kete ndeshje e bene shume te merzitshme. Ishte nje prove "Championsi" e bardhe per Zonjen. U dalluan disa lojtare ne kete ndeshje. Mellberg dhe Legrottaglie ishte dyshja mbrojtese, dhe ishte nje kopje fantastike. Grygera dhe Chiellini luajten ne rolin e mbrojtesit anesor te majte gjegjesisht te djathte. Chiellini edhe njehere tregoi karakterin e tij te larte futbollistik. Ka qene njeri nder me te merituarit e Zonjes ne kete ndeshje. Ne mesfushe zbriten Sissoko dhe Poulsen si qender, ndersa Camoranesi dhe Salihamidzic anesor. Ne sulm filluan Del Piero dhe Iaquinta. Del Piero ishte nje lider i pandalshem ne kete ndeshje. Padyshim se ka qene me mire i paraqitur sebashku me Chiellinin, Sissokon dhe Camoranesin. Kishim disa raste per shenim, mirepo fati nuk na deshti edhe aq shume. Rezultati perfundimtar eshte 0-0.Detaje rreth ndeshjes Manchester United - Juventus 0-0.
Manchester United (4-4-2): van der Sar; Brown (46' Da Silva), Vidic (78' Evans), Ferdinand, Evra; Fletcher (46' Gibson), Ò Shea (70' Possebon), Scholes, Giggs; Tevez (70' Campbell), Martin (65' Silvestre). Trajner. Sir Alex Ferguson
Juventus (4-4-2): Buffon; Grygera, Mellberg, Legrottaglie, Chiellini; Camoranesi (61' Marchionni), Poulsen (89' Tiago), Sissoko (82' Ekdal), Salihamidzic (74' F. Rossi); Del Piero (71' Trezeguet), Iaquinta (46' Amauri). Trajner. Claudio Ranieri.
Arbiter: Walton (nga Anglia)
Spektatore 75.000 shikues.
Ranieri: “Mourinho tregoi fytyrën e tij”
Nuk kanë fund polemikat midis Ranierit e Mourinhos. Pas fjalëve të teknikut të Interit, Jose Mourinhos, trajneri i bardhezi, Claudio Ranieri, nuk ka humbur kohë, duke replikuar nga Londra me portugezin. FRAZAT- Ranieri hodhi fillimisht ujë në zjarr, e më pas mbërritën edhe deklarimet e nxehta: “Polemikat e gushtit është e nevojshme t’i lëmë mënjanë. Do të flasë koha, ashtu si ndeshjet. Megjithatë, Mourinho na tregoi të gjithëve personalitetin e tij të vërtetë, stilin e tij të vërtetë dhe se çfarë ai mendon për kolegët. Për të është shumë e vështirë të marrë për dore një skuadër, që vjen pas dy titujsh të fituar rresht dhe që duhet të fitojë gjithçka”. MIQËSORJA - Tekniku i Juventusit është duke përgatitur ekipin e tij për sfidën miqësore kundër Manchester United. “Këto ndeshje nuk mund të përcaktohen thjesht si një miqësore, duke parë edhe bukurinë që ato kanë. Për ne bëhet fjalë sigurisht për një tjetër provë. Deri tani gjërat kanë shkuar mirë, ndjenjat janë pozitive. Jemi në një pikë të mirë e djemtë janë duke e shijuar punën e bërë. Nuk dëshiroj të bëj të ditur më parë formacionin, por sigurisht që do të zbresin në fushë ata që kanë luajtur më pak dhe kanë më shumë nevojë për minuta, si ata të Kombëtares italiane e Poulseni. Idea imë është t’i jap ritëm garës, nuk kam në mendje shumë zëvendësime. Sistemi 4-3-3? Do të më pëlqente ta provoja, por do të doja ti kisha të gjithë në dispozicion, para së gjithash Molinaron e Zanetin. Cristiano është më mirë, por nuk dëshirojmë të rrezikojmë”. HAMBURGU – “Rezultatin e mar atë që është. Kemi bërë gabime, gjëra që në kampionat nuk do të duhet të ndodhin. Megjithatë, kishte edhe sinjale të mira. Kur kanë mbetur edhe një javë nga ndeshjet paraeliminatore ndjenjat janë pozitive”. MANNINGER – Portieri austriak u bashkua me shokët e rinj dhe Ranieri jep shpejt mendimin e tij: “Jam i kënaqur me ardhjen e tij. Ka luajtur edhe me Arsenalin në vendin e Siman, duke kontribuuar në fitimin e kampionati e Kupës së Anglisë në vitin 2002. Është një profesionist shumë i mirë”. DEL PIERO – Në ndryshim nga viti i kaluar, kapiteni do të jetë gati për ta nisur nga minuta e parë: “Jam i kënaqur për Del Pieron. Vitin e kaluar nuk e bëri të plotë fazën përgatitore dhe ju desh paksa për të ardhur në formë, ndërkohë që këtë vit është duke u stërvitur shumë mirë deri tani. Të gjithë janë duke më dhënë atë që prisja, do të ketë hapësirë për të gjithë, edhe në sulm. Kam fatin të kem katër lojtarë të mëdhenj në të repart dhe uroj të zgjedh, duke ditur se të gjithë janë në kondicion të mirë”. “Pickimi” i Mourinhos “Ranieri, për të pasur mentalitetin e tij, ka thënë se nuk ka nevojë të fitojë. Ai, ndoshta e ka këtë mentalitet, pasi pikërisht për këtë në thuajse 60 vjet ka fituar vetëm një Superkupë, një kupë të vockël. Nuk ka fituar kurrë trofe të rëndësishme. Ndoshta ka nevojë të ndryshojë mentalitetin e tij, por ndoshta është dhe shumë i vjetër për ta bërë”.
Nedved: Juve, ruaj qetësinë
“Pavarësisht humbjes me Hamburgun, besoj se ekipi është në një formë të mirë. Më vjen keq që u dëmtua Molinaro dhe Knezevic”. Pavel Nedvedit i vjen keq për atë që ndodhi ndaj Hamburgut, një humbje e cila nuk pritej, pikërisht në momentin më të mirë të fazës përgatitore bardhezi, në prag të ndeshjes së parë në turin paraeliminator të Champions League. Mesfushori bardhezi e analizon kështu humbjen me gjermanët: “Deri përpara kësaj sfide, gjërat kishin shkuar mirë, por më pas erdhi kjo humbje, por sidomos dëmtimet e Knezevicit dhe Molinaros, që kanë prishur humorin. Kjo nuk na duhej, sepse këto mungesa e pengojnë trajnerin që të punojë dhe të provojë skemat e reja”. Fatmirësisht, shorti i Champions League do të vendosë përballë Juventusit një kundërshtar jo konkurrues. Nedved bashkohet me këtë ide, por fton të gjithë që të mbajnë përqëndrim e lartë, sepse “futbollit nuk i dihet!”. Pavel shtoi: “Na shkoi shumë mirë, sepse nuk do të na duhet që të luajmë ndaj Atletico Madridit apo Galatasarayit. Jam i kënaqur që shmangëm edhe Sparta Pragën, skuadrën time. Por, nuk mendoj se do të jetë e lehtë, sepse Artmedia është një kundështar që mund të na krijojë rreziqe, edhe pse nëse luajmë si Juventus, e sigurtë që do të kalojmë. E rëndësishme është që të ruajmë qetësinë”. Ndërkohë, po afron miqësorja e lluksit, në “Old Trafford”, me Manchester Unitedin: “Të luash në një stadium si ai do të jetë një emocion i bukur, sidomos për mua që përpara pesë vjetësh isha i detyruar që ta ndiqja ndeshjen finale të Champions League, ndaj Milanit, nga tribuna, sepse isha i pezulluar për shkak të kartonit të marrë në gjysmëfinale, ndaj Realit. Më vinte shumë keq që nuk isha në atë teatër futbnolli. Por, shpresoj gjithashtu që të mos jetë ndeshja ime e vetme në atë stadium, por të kthehem, ndoshta gjatë sezonit...”. Një mesazh i qartë: Juventusi do të synojë Champions dhe një sfidë me Manchesterin.
Camoranesi: Miqësoret na ndihmojnë të rritemi!
“Objektivi ynë është që të synojmë si kampionatin, ashtu edhe Champions League, edhe pse do të jetë shumë e vështirë” Eshtë kthyer te goli dhe për një moment është gëzuar, por kjo lumturi ka zgjatur fare pak, deri kur gjyqtari i ndeshjes ka vërshëllyer për anullimin e tij, sepse për pozicion të parregullt. Por, gjithësesi, paraqitja e Mauro German Camoranesit ka kënaqur trajnerin Claudio Ranieri. Pas disa vështirësive të hasura nga italo-argjentinasi, për shkak të Europianit të zhvilluar dhe nisjes vonë të stërvitjes me pjesën tjetër të grupit, tashmë kampioni i botës ka kapur ritmet e duhura dhe ka treguar se çfarë di të bëjë. Në një intervistë të shkurtër të dhënë për “Juventus Channel”, mesfushori i “Zonjës” u shpreh mbi humbjen e pësuar ndaj Hamburgut: “Goli im ishte i rregullt dhe më vjen keq që u anullua, sepse e meritonim të paktën barazimin. Natyrisht, zhvilluam një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë ritmet ishin më të lehta, por në pjesën e dytë e kemi kërkuar golin më të vendosur dhe vetëm në fund të takimit lëshuam, ashtu siç ishte normale, duke pësuar dy gola. Ata ishin shumë më përpara për sa i përket përgatitjes dhe për këtë arsye fizikisht qëndronin më lart”, tha Camoranesi, i cili në fund foli edhe për objektivat: “Dihet se këtë sezon do të synojmë si Champions League, ashtu edhe kampionatin, por do të jetë e vështirë, pasi konkurrenca është shtuar”.
Stankovic i afrohet bardhezinjve
Dejan Stankovic, mesfushori i radheve te Interit duket se aventuren e tij me klubin aktual do ta permbylle kete vere. Lojtari ka qene njeri nder emrat me te permendur ne merkaton e Juventusit dhe tashme pritet qe ai t'i bashkangjitet bardhezinjve pas eliminatoreve te Liges se Kampioneve, ku Juvja do te perballet me fituesin e ndeshjes Artmedia - Tampere, (ne ndeshjen e pare ka fituar Artmedia me rezultatin 3-1). Kartoni i lojtarit drejtuesve juventine do t'i kushtoje rreth 8 milione euro. Stankovic nuk eshte ne planet e trajnerit te ri te Interit, portugezit Jose Mourinho, dhe duket se karrieren e tij profesioniste do ta vazhdoje tek klubi me me trofe ne Itali, ne Juventus. Me ardhjen e Stankovicit dhe ate te Stankovicit, Juvja po mundohet qe ne radhet e veta te sjelle edhe te riun Nico Pulzetti, mesfushori i radheve te Livornos. Me angazhimin e ketyre lojtareve, Juvja edhe perfundimisht do t'i jap fund tregut te transferimeve kete vere.
Ivanovic prane Juves
Branislav Ivanovic, mbrojtesi i kombesise serbe te radheve te Chelseat eshte cdohere e me afer ngjyrave bardhezi. Lajmin e bejne te ditur mediat britanike, te cilat theksojne se trajneri i ri i Bluve te Chlelseat, Luiz Felipe Scolari eshte pajtuar te lejoje largimin e serbit per ne Juventus. Lojtari Zonjes do t'i kushtoje diku rreth 5 milione euro. Ivanovic ka qene qender e transferimit per tek Juvja qysh ne janar, kur ai zgjodhi anglezet per shkak te kushteve ekonomike me te mira.
Ranieri pret dominimin e Del Pieros
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, beson se legjenda e klubit, Alessandro Del Piero, këtë sezon do të shkëlqejë edhe më shumë se sa sezonin e kaluar. Pinturicchio ishte brilijant vitin e kaluar duke shënuar 21 gola dhe duke përfunduar sezonin si golashënuesi më i mirë në Serie A. Ndërsa Ranieri këtë vit pret gjëra edhe më të mëdha nga ikona e Zonjës së Vjetër dhe është i ngazëllyer nga ajo që ka parë deri më tani. “Jam shumë i lumtur për Aleksin. Sezonin e kaluar në këtë kohë ai nuk ishte aq efektiv dhe iu desh shumë kohë për ta gjetur formën më të mirë. Mirëpo tani është ndryshe. Ai po stërvitet shumë mirë dhe tanimë është shumë më i mirë se vitin e kaluar”. Sonte bardhezinjtë do të takohen me kampionët e Anglisë dhe Evropës, Manchester United, në Old Trafford, ndërsa pritet që Del Piero ta impresionojë trajnerin e tij.
e martë, 5 gusht 2008
Juvja ne Londer per Ivanovicin
Nese jane te verteta lajmet nga mediat britanike, drejtuesit e Juventusit kane udhetuar drejt Londres per 24-vjecarin Branislav Ivanovic, lojtare mbrojtes i Chelseat. Drejtuesit e klubit te Juves kane bere gati oferten per serbin e Chelseat Ivanovic, e cila arrine vlerat e 5 milione eurove, shifer kjo qe eshte e mundur te pranohet nga Blute, duke u nisur nga fakti se Scolari, trajneri i ri i Chelseat nuk ka ndermend qe Ivanovicit t'i dhuroje nje vend titullari ne mbrojtje. Ivanovic ka gjasa qe Juventusit t'i bashkangjitet menjehere pas perfundimit te ndeshjes ne Old Trafford, e cila luhet neser me fillim ne ora 21 ndermjet Manchester United dhe Juventus.
Zyrtare: Manninger arrine te Juventus
Portieri i Udineses, Alexander Manninger iu bashkangjit lojtareve te Juventusit te cilet gjenden ne Londer dhe i filloi pergatitjet e para. Juventus dhe Udinese kane bere marreveshje qe portieri te kaloje ne radhet e Zonjes se Vjeter, dhe Manninger tashme eshte ne Londer me lojtaret tjere te Juves. "Jam shume i lumtur qe jam te Juventus" - tha Manninger per faqen zyrtare te Juves. "Ketu futbolli eshte ne nje nivel tejet te larte". "Kam te fituar pervoje te madhe duke qene pjese e skuadrave te uleta, por para disa viteve isha ne Arsenal dhe kisha deshire te kthehem ne klub te madh". Manninger para vetes do ta kete njerin der portieret me te mire ne bote, Gianluigi Buffon, por ai nuk frikohet nga ajo. "Te gjithe mire i dime kualitetet e Gigit dhe rolin e tij ne skuader. E di qe mund te luaje vetem nje portier, por e vertete eshte se ne futbollin modern trajnerit i duhen 25 lojtare ne sezonin e gjate".
Zyrtare: Almiron eshte lojtare i ri i Violeve

Skuadra e Fiorentines ne web faqen e tyre zyrtare theksuar se kane angazhuar lojtarin e Juventusit, Sergio Bernardo Almiron. "Skuadra e Fiorentines mund te thekson se kane arritur marreveshje per angazhimin e lojtarit te Juves, Sergio Almiron, ne baze perkohtesie". - fliteshte ne lajmerimin e faqes zyrtare te Fiorentines. Lojtari ne media do te jete i prezentuar si lojtare i ri i Fiorentines ne oren 16:30 ne lokalet e klubit. Ne mengjes mediat italiane transmetuan se Fiorentina dhe Juventus kane bere marreveshje per huazim njevjecar te Almiron, per te cilen Violet do te derdhin rreth 400 000 euro ne arkat e Juves.
Nga 1 milione euro shperblim per lojtaret nese fitojne Scudetton dhe Championsin
Drejtesia e klubit bardhezi te Juventusit kane pasur nje mbledhje ne te cilen eshte disktuar nje ceshtje krejtsisht ndryshe nga keto te kohes se fundit. Ne kete mbledhje ka qene e diskutuar shperblimi qe do t'i ofrohet lojtareve dhe trajnerit ne qofte se ata fitojne trofe kete vit. 500 000 euro do te fitoje cdo lotjare nese klubi fiton Scudetton dhe 500 000 euro ne qofte se triumfojne ne Ligen e Kampioneve. Gjithesej nese Juvja fiton edhe kampionatin italian dhe ate evropian, secilit lojtare do t'i shperblehet nje shume te hollash prej 1 milione euro. Ndersa nese Juvja renditet e dyta ne kampionatin italian, cdo lojtare do te fitoje bonus prej 200 000 euro.
Nedved mbështet ardhjen e Stankovicit
Mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved, ka mbështetur përpjekjet e drejtuesve të skuadrës për ta sjellë në Torino lojtarin e Interit, Dejan Stankovic. Zonja e Vjetër është në kërkim të mesfushorit serb, mirëpo transferimi i tij është penguar nga fansat juventinë, të cilët kanë nënshkruar një peticion i cili kundërshton ardhjen e serbit. “E njoh mirë Dejanin, ai është një djalosh i shkëlqyer dhe do të na ndihmonte shumë neve, megjithatë nuk jam unë ai që vendos”. “Nuk pajtohem me tifozët. Ata duhet të kuptojnë se ne jemi profesionistë dhe nuk ka rëndësi prej nga vijmë. Ne i shërbejmë skuadrës e cila na blen dhe nuk e kuptoj se ku është problemi”, ka thënë veterani çek.
Nedved sheh pozitivisht prane ndeshjes kunder Manchester United
Lojtari i radheve te mesfushes se Juventusit, Pavel Nedved pozitivisht e sheh ndeshjen miqesore kunder Manchester United te merkuren ne Old Trafford. Juventus te merkuren i vazhdon ndeshjet pergatitore, Zonja e Vjeter luan ne Old Trafford kunder Manchester United. Nedved mire e kujton Old Traffordin, ne ate fushe ne vitin 2003 shenoi gol kunder United, kur Juvja humbi 2-1, humbje ne kuader te Liges se Kampioneve. Mirepo ne finalen e cila gjithashtu u luajt ne Old Trafford, u takuan Juventus dhe Milan, lojtar cek ndeshjen e ka percjellur ne pankinen e lojtareve rezerviste. "Te luajturit ne Old Traffor do te jete me emocione, pikerisht per mua te cilen duheshte ta ndiqja finalen e Liges se Kampioneve kunder Manchesterit nga pankina" - theksoi Nedved. Nedved gjithashtu komentoi edhe ndeshjen kunder Hamburgut ne te cilej Juventusi e pesoi me rezultatin 3-0. "Gjithcka ishte mire deri te dielen, kur humbem prej Hamburgut". "Gjithashtu ketu ishin edhe te lenduarit Molinaro dhe Knezevic, dhe ajo nuk na ishte e nevojshme sepse trajneri nuk do te mund realisht te eksperimentoje ne pergatitjet" - mbaroi Nedved.
Molinaro dhe Knezevic nuk jane seriozisht te lenduar
e hënë, 4 gusht 2008
Mourinho: Ranieri eshte teper i moshuar dhe ka te arritur pak
Trajneri portugez i Interit, Joze Mourinho ka sulmuar kolegun e tij Claudio Ranieri, trajner i Juventusit, i cili ka sulmuar portugezin pas humbjes se djeshme nga Hamburgu. "Nuk do te beje drame nga ajo humbje e thelle. Nuk jam sikur Mourinho. Filozofia ime eshte e ndryshme nga filozofia e tij. Ai ka nevoje te fitoje cdohere per tu ndiere i sigurte ne punen e tij. Per mua normale eshte per te humbur" - tha Ranieri." Vitin e kaluar morem shume goditjem, por u permiresonim para tyre dhe reagonin drejte". - sqaroi trajneri per mediat italiane. Ai vazhdoi se Roman Abramovich nuk e ka lejuar Lampardin te kaloje ne Inter per shkak te Mourinhos edhe ne qofte se te kerkonte lojtari, rusi do te lejonte qe te kaloje tek Juventusi. Sot trajneri i dikurshem i Portos dhe Chelseat, nuk e huqur mundesine t'i ktheje pergjigje Ranierit. "Arrita ne ITali per te punuar dhe t'i arrije qellimet, dhe jo te beje lufte me fjale me ke qofte. Dua te fitoje me Interin dhe mos te mendoje per kundershtaret" - permendi Mourinho. "Ranieri eshte ne te drejte. Une nuk jam i kenaqur me veten dhe dua te fitoje per tu ndier i forte dhe i vetedijshem. Per kete shkak kam fituar shume here, kurse me mentalitetin e tij i cili shihet se nuk ka nevoje te fitoje, ne moshen 60 vjecare ka te arritur shume pak" - sqaroi portugezi. "Eshte teper i moshuar per ta ndryshuar karakterin" - komentoi Mourinho.
Zonja e Vjeter pret rezultatet nga demtimi i Knezevic
Juventusi i gatshëm të jap para për Schweinsteiger
Juventus aktualisht është në pritje dhe i gatshëm të hidhet në aksion për të blerë yllin e ekipit gjerman Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger, sipas gazetës italiane Tuttosport. Bardhezinjtë janë në kërkim të një mesfushori të denjë gjatë gjithë afatit kalimtar veror dhe veçmë janë lidhur me gjermanin. Ishte menduar se lojtari i Liverpoolit, Xabi Alonso, do të transferohej por kjo nuk ndodhi. Juve gjithmonë i ka mbajtur opsionet e veta të hapura dhe personi përgjegjës për transferime, Alessio Secco, ka zbuluar se klubi do të blejë më shumë lojtarë në fund të muajit gusht. Tuttosport pohon se bardhezinjtë janë të gatshëm të lidhin kontratë me Schweinsteigerin pasi që mesfushori ende nuk ka arritur të ripërtërijë kontratën e tij me kampionët e Bundesligas. Megjithatë, nëse nuk arrihet kjo marrëveshje, gazeta pohon se Juve ka opsion tjetër Ivan Rakiticin i ekipit tjetër gjerman, atij të Schalkes.
“Kujdes Juve! Pa Champions vuan!”
“Giovincos i uroj të bëhet edhe më i mirë se Messi, ne do ta ndihmojmë për këtë. Unë si Zola? S’e di në do të luaj deri 38 vjeç”
Nuk është ende çasti për të dëgjuar himnin e Champions League, por për Ales Del Pieron kjo nuk do të thotë që Juventusi duhet ta stakojë trurin. Tani që ka njohur kundërshtarët e mundshëm në fazën e tretë kualifikuese, që do të sjellë edhe grupet, idhulli bardhezi kërkon përqendrim maksimal nga të gjithë, për të mos bërë ndonjë shaka, sepse e ka vuajtur ndoshta më shumë nga të gjithë ndëshkimin e Juves dhe mungesën e saj në kompeticionin madhor të kontinentit.
Pasi keni punuar për dy javë me këtë grup, çfarë ideje keni krijuar për Juventusin?
Përshtypjet i kam të mira, kanë mbërritur lojtarë cilësorë dhe do të jenë të rëndësishme motivimi, por dhe objektivat.
Juventusi në fakt është dukur më e motivuar se sa vitin e kaluar, të paktën nga miqësoret e deritanishme.
Ndeshjet kundër Milanit dhe Interit nuk janë vetëm miqësore, sepse dëshiron gjithmonë të fitosh ndaj tyre, mirëpo nuk duhet harruar edhe fitoret ndaj Borussia Dortmund, Brondby si dhe Arsenal, si dhe humbjen ndaj Hamburgut. Por edhe brenda grupit kemi konkurrencë, sepse duam të fitojmë të gjithë një vend. Jemi shumë, por ky është një stimul.
Personalisht si ndiheni?
Jam mirë, nuk ka pasur asnjë shqetësim muskular, problemet që më dilnin shpesh tani janë zhdukur. Nuk më dhembin më as tendinat, për shembull. E nis këtë sezon me shumë dëshirë dhe jam i lumtur që bëj pjesë në një skuadër të tillë.
Si e shihni skuadrën në prag të provës Champions?
Deri tani mirë, por kemi edhe disa miqësore të tjera në të cilat do të bëjmë nxemjen e duhur për t’u futur në atmosferën europiane.
Jo për fajin tuaj, keni kaluar dy vjet duke parë të tjerët të luajnë në Europë. Mendoni se keni bërë një sakrificë?
Champions League më ka munguar shumë, është një kompeticion tërheqës, sepse përballesh me lojtarët më të mëdhenj në qarkullim. ? Faza kualifikuese është vetëm aperitivi. Pasi u njohët me shortin, u çliruat disi psikologjikisht, duke parë dhe kundërshtarin që mund t’ju bjerë?
Do të çlirohem pasi të jemi kualifikuar.
Të gjithë janë shumë kureshtar për dyshen Del Piero-Amauri. Por deri tani eksperimentet e Ranierit kanë qëndruar të fshehtë. A merreni vesh mirë me brazilianin?
Nuk do të mungojnë rastet për të luajtur bashkë. Kur dy lojtarë i duan të mirën skuadrës së tyre, do ta gjejnë fjalën e përbashkët. Amauri duhet vetëm të përshtatet mirë me realitetin e ri, por e ka të gjithë kohën në dispozicion për ta bërë.
A mund të bëhet Giovinco Messi i Italisë?
Nuk e di nëse do të bëhet si ai, apo më i mirë, por ia uroj. E sigurt është që ka treguar shenja të mira dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta ndihmuar.
Mendoni se ky Juventus i ka mjetet për të synuar majat në Europë dhe në kamionat?
Nuk e kuptova mirë pyetjen (qesh). Pa shaka, kemi një grup të madh, por dihet që do të jetë fusha gjykatësi kryesor. Trajneri dhe klubi kanë bërë përforcimet maksimale me mundësitë që kishin.
Ranieri iu ka krahasuar me Zolën. Jeni i bindur që mund ta thyeni rekordin e tij të ndeshjeve, duke luajtur deri 38 vjeç?
38? Nuk di ç’të them, të shohim. Tani shoh të tashhmen, kemi kaq shumë impenjime sa që nuk ka kuptim të mendoj se kur do ta lë futbollin.
Emirates Cup: Hamburgu turperon Juven
Ne ndeshjen e dyte te Emirates Cup te Juventusit, i cili u perball me gjermanet e Hamburgut, Juvja u mposht me nje rezultat te thelle. Golin e pare e shenon Paolo Guerrero ne minuten e 19, nga nje aksion i shkelqyeshem i te riut Zidan dhe Guerreros. Juvja fillon te marre iniciativen, dhe ben disa aksione te bukura ne porten e Rost. Mirepo ne pjesen e dyte Camoranesit i anulohet nje gol. Goli ishte i paster, mirepo gjyqtari anulon duke menduar se ka pozicion jashte loje. Sidoqofte kishte dhe disa lendime ne radhet e bardhezinjve. Se pari Dario Knezevic lendohet rende ne gjurin e kembes, ndersa me pastaj edhe Molinaro demtohet nga nje aksion ku Chiellini padashur rezon lojtarin e tij Molinaron. Ne minuten e 91 nga nje kundersulm Ivica Olic dyfishon rezultatin e ndeshjes ne 2-0. Nje minute me pas, i njejti lojtar me nje gjuajtje bombastike mposht per se treti here portierin e Juventusit, Antonio Chimenti. Me kete rezultat edhe perfundon ndeshja Juventus - Hamburger.
JUVENTUS-AMBURGO 0-3
Juventus (4-4-2): Chimenti; Zebina, Legrottaglie, Knezevic (55' Chiellini), Salihamidzic; Camoranesi, Poulsen (72' Iaquinta), Ekdal (53' Marchionni), F. Rossi (46' Molinaro, 88' Tiago); Amauri, Del Piero. Trainer. Claudio Ranieri.
Amburgo (4-3-2-1): Rost; Boateng, Benjamin, Reinhardt, Atouba; De Jong (46' Putsilo), Jarolim (70' Ben-Hatira); Zidan (88' Torun), Trochowski, Olic; Guerrero (56' Aogo). Trajner. Martin Jol.
Arbiter: Foy (Ing)
Golashenues: 19' Guerrero, 91' dhe 92' Olic
Te ndeshkuar me kartone te verdhe: Salihamidzic (J), Camoranesi (J), Chiellini (J)
Amauri enderron Brazilin

Sulmuesi brazilian i Juventusit, Amauri ka folur rreth ceshtjes decide rreth se ardhmes se tij. Ai tashme ka filluar me proceduren e nxjerrjes se pasaportes italiane, dhe pritet qe ne 3 muajt e ardhshem te behet nenshtetas italian. Mirepo ai eshte ne dyshim se cilen kombetare do te zgjedhe per te luajtur. Nese me thirr Dunga, pa dyshim se do te pranoje me gjithe deshire. E enderroj fanellen verdhegjelber. Aty eshte vendi im i lindjes. Mirepo nese Dunga nuk vendos se shpejti per ceshtjen time, do te isha i lumtur edhe ne qofte se do te zgjedhe Italine. Idoli im eshte Romario, ndersa ekipi im qe do ta mbaje ne zemer cdohere do te jete Sao Paolo - ka perfunduar Amauri.
e shtunë, 2 gusht 2008
Emirates Cup: Juvja mposht Arsenalin

Sot Juventusi ne kuader te ndeshjeve te turnirit te mbajtur ne Londer, Emirates Cup ka mposhtur nikoqirin Arsenal me rezultatin 1-0, me golin e shenuar nga David Trezeguet ne minuten e 37. Juvja luaji nje loje teper te shkelqyeshme. Serish komplimente per Grande Chiellinin. Padyshim se ka qene ma i miri ne kete ndeshje. Lojtari i cili ne secilen ndeshje luan te njejten loje. Gjithmone po shkon duke u permiresuar shume e me shume. Molinaro ishte spektakolar ne anen e majte. Me ngjante sikur Zambrotta i dikurshem, kur mbronte ngjyrat tona. Marco Marchionni po shkon gjithnje duke u be me i rrezikshem. Ana e djathte sulmuese ka qene tejet e rrezikshme per The Gunners. Sissoko njeri nder udheheqesit e mesfushes se Juves. Tiago me ka mahnitur me paraqitjen e tij. Ka qene nje Playmaker i shkelqyeshem ne kete ndeshje. Goli erdhi ne minuten e 37, nga nje gjuajtje denimi e ekzekutuar nga Iaquinta, topi kalon ne kembet e Trezeguet, dhe francezi nga nje pozite jashte loje shenon golin e vetem ne kete ndeshje.
ARSENAL-JUVENTUS 0-1
Arsenal (4-4-1-1): Fabianski; Hoyte (59' Sagna), Senderos (46' Gallas), Djourou, Gibbs; Ebouè (59' Walcott), Ramsey (46' Diaby), Denilson, Wilshere (59' Walcott); Vela (46' Adebayor); Bendtner. Trajner. Arsene Wenger
Juventus (4-4-2): Buffon; Grygera, Mellberg, Chiellini, Molinaro; Marchionni (78' Ekdal), Sissoko (83' F. Rossi), Tiago (78' Poulsen), Nedved (61' Salihamidzic); Trezeguet (70' Camoranesi), Iaquinta (70' st Amauri). Trajner. Claudio Ranieri
Arbiter: Walton
Golashenues: 37' Trezeguet
Ranieri: Del Piero ma kujton Zolan
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri,e ka krahasuar ikonën e klubit, Alessandro Del Piero, me legjendën italiane, Gianfranco Zola. Del Piero ishte golashënuesi më i mirë në Serie A sezonin e kaluar, ndërsa pritet një tjetër sezon shpërthyes i kapitenit. Ndërkohë, Ranieri ka vetëm lëvdata për liderin e Juves dhe beson se Del Piero me kalimin e moshës po bëhet gjithnjë e më i mirë. “Alex është një lojtar i klasit botëror. Po bisedoja me mikun tim, Arsene Wenger, dhe i thash atij se Del Piero është si vera, sa më e vjetër që është aq më e mirë, ngjashëm ndodh edhe me të”. “Ai ma kujton Zolan, i cili ka qenë në gjendje të ofrojë futboll të shkëlqyeshëm deri në moshën 38-vjeçare”, ka thënë Ranieri.
Juventus në Londër për Van Persien
Drejtorët e Juventusit do të takohen me kolegët e tyre të Arsenalit gjatë “Emirates Cup”, për të diskutuar në lidhje me një marrëveshje të mundshme për transferimin e Robin Van Persiet. Bardhezinjtë e kanë shënjestruar holandezin gjatë gjithë verës, mirëpo deri më tani nuk kanë pasur sukses për ta transferuar atë. “Emirates Cup” do të ofrojë një mundësi të përsosur që Zonja e Vjetër ta joshë mesfushorin. Van persie do të ishte një zëvendësues perfekt i Pavel Nedvedit pasi çeku të vendos të largohet. ‘La Vecchia Signora’ ka bërë lëvizje të mira në treg deri më tani, ndërsa Van Persie do të ishte një plotësim i skuadrës e cila përgatitet për ty rikthyer në Ligën e Kampionëve.
e premte, 1 gusht 2008
Juvja ofron Tiagon ne nderrim per Stankovic
Sipas Corriere dello Sport Juventusi eshte i gatshem qe Interit t'ia ofroje portugezin Tiago si shperblim ta angazhoje Dejan Stankovicin. Qekur erdhi ne Juventus nga Lyoni, Tiago ne asnje moment nuk mundi te imresionoje me lojerat e tij. Tiago nuk eshte me ne planet e Claudio Ranierit per ekipin titullar, dhe shihet se reprezentuesi portuges do ta braktise Zonjen e Vjeter kete vere. Juvja interesohet per Dejan Stankovic, dhe sipas mediave italiane klubi nga Torino do te ofroje Tiagon ne nderrim per Stankovicin. Jose Mourinho njehere e ka angazhuar Tiagon, ne sezonin 2004-2005 kur ishte ne krye te Chelseat. Ndersa tash qekur deshtoi mundesia te angazhohet Frank Lampard, mund te mundohet ta forcoje mesfushen me bashkekombasin e tij, Tiago.
Amauri: Te Juventusi nuk ekziston gara për titullar
Përforcimi i ri i Juventusit, Amauri, e ka vlerësuar turneun “Emirates Cup”, që do të zhvillohet në fundjavë në Londër, si një mundësi tejet të mirë për t’i dëshmuar vlerat e tij në prag të edicionit të ri. “Ky do të jetë një rast tejet i mirë për karrierën time dhe unë jam i gatshëm të luaj dhe të jap maksimumin tim”, ka thënë Amauri. Juventusi tashmë ka disa sulmues të klasit të lartë dhe synimi i bardhezinjve është që të kenë një edicion të suksesshëm, si në arenën vendore edhe në atë ndërkombëtare. “Të gjithë jemi këtu për të luajtur dhe secili prej nesh do të merr përsipër përgjegjësit e veta. Së bashku do të mund të përmirësohemi edhe më shumë. Ne jemi një grup i bashkuar dhe këtu nuk ekziston gara se kush do të jetë titullar”, ka theksuar Amauri.
Juvja pret Artmedian apo Tamperen ne garat eliminatore te Liges se Kampioneve

Juventusi ne garat eliminatore te Liges se Kampioneve do te ballafaqohet me fituesin e njeres prej skuadrave te Artmedias apo Tamperes. Artmedia eshte skuader nga Sllovakia, ndersa Tampere eshte skuader nga Finlanda. Ndeshja e pare do te luhet ne Torino me 12/13 gusht, ndersa ndeshja kthyese do te luhe pas dy javeve me date 26/27 gusht.
Chiellini i drejtohet Juves: Merreni Xabin
Legrottaglie: Nese do te vjen Dejan, une do te jem i lumtur
Mbrojtesi i Juventusit, Nicola Legrottaglie ka folur rreth transferimeve te Juventusit, dhe eshte ndalur tek serbi i radheve te armiqve te Juves, Dejan Stankovic. Ai eshte nje lojtar tejet i forte. Jep maksimumin e tij ne cdo loje. Fizikisht eshte teper i fuqishem, por njeashtu edhe teknikisht eshte i forte. Nese ai do te vie tek ne, une do te isha i lumtur. E di qe tifozet tane nuk e duan nje gje te tille, mirepo duhet menduar se Dejan do te na ndihmonte tejmase. A e mbani ne mend kur Fabio Cannavaro, kur nga radhet e Interit u transferua tek Juvja. Pastaj cfare ndodhi!? Ai me pas u be mbrojtesi me i mire i vitin 2006 si dhe lojtari me i mire i Kampionatit Boteror. Me Cannavaron Juvja fitoi dy Scudetto ne Serie A, dhe do te ishte bukur qe kete fat ta kemi edhe me ardhjen e Dejan Stankovicit - mbaroi Legrottaglie.
Abonohu te:
Postimet (Atom)

