e diel, 7 dhjetor 2008

Serie A: Giovinco dhe Amauri i sjellin fitoren Juves


Ne kuader te gjiros se 15-te te kampionatit italian, Juventusi u perball ne transferte me skuadren e Lecces, te cilen e fitoi ne minuten e 90-te me golin e Amaurit. Gjate gjithe ndeshjes mund te them se Juvja ishte ajo qe dominoi teresisht. Ne pjesen e pare vendasit asnjehere nuk iu afruan portes se Manningerit, ndersa ne anen tjeter, Juventusi me disa aksione jo aq perfekte mundoheshte te gjeje golin. Pjesa e pare mbaroi pa gola. Ne pjesen e dyte Giovinco luan drejt Sissokos, i cili gjen te lire Amaurin, mirepo gjuajtja e tij ndalohet nga portieri kundershtar. Ne minuten e 57-te, nga nje gjuajtje denimi, i riu Sebastian Giovinco me nje gol te shkelqyeshem con ne epersi bardhezinjte. Gjuajtja ishte e nivelit alla-Del Piero (i cili ne kete ndeshje ka pushuar). Pas saj Juvja merr nen kontroll lojen dhe krijon disa raste per te zmadhuar epersine, mirepo assesi te ndodhe. Ne minuten e 83-te, Giacomazzi gjen te lire Cacian, ky i duti barazon rezultatin ne 1-1. Ishte kjo nje shokim i madh per Juven. Mirepo Juvja minutat e fundit te ndeshjes i luan ashpersisht drejt portes se Lecces. Eshte duke u luajtur minuta e 90-te, ku i sapo inkuadruari ne loje, Paolo De Ceglie kroson ne 5 metershin e portes kudnershtare, atje gjen te lire Amaurin i cili me nje goditje me koke ia vulose fitoren Juves. Me kete rezultat perfundon edhe ndeshja, qe qon Juven ne kuoten e 30 pikeve. Ndeshjen e ardhshme Juvja do ta luaje ne stadiumin Olimpico te Torinos me rivalin Milan. Ne kete ndeshje nuk do te mund te jene ne dispozicione mbrojtesi Legrottaglie dhe mesfushori kuqezi, Genaro Ivan Gattuso per shkak te kartoneve te tepert.

Te dhena rreth ndeshjes: LECCE-JUVENTUS 1-2 (0-0).

Golashenues: 57’ Giovinco, 83’ Cacia, 90’ Amauri.


LECCE: Benussi; Schiavi (59’ Giuliatto), Stendardo, Fabiano, Esposito; Munari (81’ Cacia), Giacomazzi, Vives, Ariatti (69’ Caserta); Castillo, Tiribocchi. Ne dispozicione: Rosati, Polenghi, Diamoutene, Konan. Trajner Beretta.

JUVENTUS: Manninger; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Marchionni (82’ De Ceglie), Sissoko, Marchisio, Nedved; Giovinco, Amauri. Ne dispozicione: Chimenti, Mellberg, Zanetti, Ekdal, Rossi, Yago. Trajner Ranieri.

Arbiter kryesor: Pierpaoli nga Firenze.
Te ndeshkuar me karton te verdhe: 10’ Schiavi, 29’ Chiellini, 61’ Ariatti, 76’ Legrottaglie, 83’ Cacia.


e shtunë, 6 dhjetor 2008

Juvja blen talente nga Brazili

Skuadra e Juventusit duket se tashme ka angazhuar dyshen braziliane te skuadres se Gremios, Felipe Mattioni dhe Douglas Costa. Kete lajm e konfirmon edhe presidenti i skuadres nga Porto Alegre, Tulio Macedo, ne nje interviste dhene per mediat braziliane. Ai ka theksuar se dy lojtaret do te luajne ne Itali dhe duket qarte se skuadra e tyre, sipas te gjitha gjasave do te jete Juventusi. Felipe Mattioni (20 vjecar) luan ne rolin e anesorit te djathte (qofte ne mbrojtje apo ne krahun e mesfushes), do te jete nje investim tejet i shkelqyer ne merkaton e bardhezinjve. Ai, nga disa eksperte te futbollit krahasohet me mbrojtesin e Interit, brazilianin Maicon. Skuadra tjeter e cila interesohet per Mattionin eshte edhe Udinese, mirepo duket qarte se Juvja tashme ka mbyllur gjithcka rreth kesaj ceshtje. Braziliani tjeter i cili poashtu eshte afer kalimit tek bardhezinjte eshte mesfushori Douglas Costa, fantazisti i radheve te Gremios. Per lojtarin te interesuar jane edhe Reali i Madridit dhe Manchester United.

Del Piero mungon neser ne Lecce. Rikthehet Zanetti


Stermundim muskulor: kjo eshte arsyeja per te cilen Alessandro Del Piero do te mungoje neser ne ndeshjen ne Lecse. Ky eshte nje tjeter telash per Ranierin, qe kompensohet vetem pjeserisht nga kthimi i Cristiano Zanettit ne stol. Keshtu qe skuadra do t’i besohet dyshes Amauri-Iaquinta dhe ne stol do te jete vetem Giovinco si rezerve per sulmin. Ranieri edhe per kete ndeshje ka ftuar tre djem nga skuadra Primavera e Juventusit, ndaj te cileve gjendet edhe talenti spanjoll, Falque Silva Yago, portieri Pinsoglio si dhe Fausto Rossi. Do te mungojne per shkak te lendimeve Buffon, Zebina, Andrade, Salihamidzic, Poulsen, Camoranesi, Tiago, Knezevic dhe sulmuesi David Trezeguet.

20 lojtaret e ftuar nga Ranieri jane:
3 Chiellini

4 Mellberg
6 Zanetti
8 Amauri
9 Iaquinta
11 Nedved
12 Chimenti
13 Manninger
19 Marchisio
20 Giovinco
21 Grygera
22 Sissoko
27 Ekdal
28 Molinaro
29 De Ceglie
32 Marchionni
33 Legrottaglie
40 Rossi
42 Pinsoglio
45 Yago

Live: Lecce - Juventus

Ranieri nuk do të jetë i kënaqur me vendin e dytë

Trajneri i Juventusti, Claudio Ranieri, ka deklaruar se nuk do të jetë i kënaqur me vendin e dytë në Serie A dhe se dëshiron ta fitojë titullin këtë sezon. "Tabela thotë se Juventus dhe Milani janë palët anti-Inter për momentin. Vitin e kaluar nuk isha në gjendje ta kompensoj vendin e dytë, ndërsa mendojeni këtë vit. Dua të luftoj deri në fund, pasi kjo është emocioni që ofron futbolli", ka thënë Ranieri. Bianconerët përfunduan në vendin e tretë në sezonin e kaluar dhe janë kualifikuar për në Ligën e Kampionëve që në vitin e parë pas rikthimit në Serie A, nga ajo B.

Juveventusi hidhet përsëri në sulm për futbollistin Alberto Aquilani

Drejtuesit e Juventusit nuk heqin dorë lehtë nga objektivi i tyre i vjetër, Alberto Aquilani. Juventinët mësohet se janë duke përgatitur një tjetër ofertë në drejtim të lojtarit. Bardhezinjtë interesohen prej kohësh për futbollistin, por deri tani nuk është arritur një marrëveshje me skuadrën e Romës. Aquilanit i përfundon kontrata e tij me skuadrën e Romës në vitin 2010, dhe deri tani nuk është bërë asgjë për rinovimin e saj. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë për të marrë në gjirin e tyre futbollistin e përfaqësueses italiane. Bardhezinjtë mund të përdorin për shkëmbim edhe lojtarët Vincenzo Iaquinta ose Paolo De Ceglie.

e premte, 5 dhjetor 2008

Zyrtare: Juvja angazhon Fiorillon, "Buffonin e Ri"

Juventusi ka angazhuar portierin e skuadres se Sampdorias, te talentuarin Vincenzo Fiorillon shkruajne mediat italiane. Portieri ne Itali njihet me nofken "Nuovo Buffon" (Buffoni i Ri). Portieri ka vetem 18 vjec dhe mendohet te jete njeri nder portieret me te talentuar ne bote. Ai do te kaloje tek bardhezinjte veren e vitit 2009 dhe do te huazohet ne ndonje skuader te kategorise se dyte ose te trete te kampionatit italian per sezonin 2009-2010, per te fituar pervoje profesionale dhe te permiresohet. Ai mendohet te kthehet tek Juvja gjate sezonit 2010-2011 per tu bere portiere i pare si zevendesues i "Profesorit", Gianluigi Buffon.





Video: Vincenzo Fiorillo - "Il Nuovo Buffon"

SuperGigi Buffon, “mbreti” i portës së Juves dhe asaj axurre


U lind në një familje sportistësh axurri. E ëma Maria Stella Masoco ishte një kampione e trefishtë e Italisë në hedhjen e diskut, ndërsa i ati Adriano në hedhjen e çekiçit, por për Gianluigi Buffon ishte ende herët për të demonstruar talentin e tij. Ishte 19 nëntor 1995, kur Nevio Scala, asaj kohe trajner i Parmës, i jep kontratën për Serinë A. Vetëm shtatëmbëdhjetë vite e nëntë muaj do të luante ai në ndeshjen e madhe kundra ekipit të Milanit. Pak për idhullin e tij kamerunas, Tomas N’Kono, dhe pak nga mbiemri i tij, ai do të ngelte përgjithmonë në portë, por me sukses! Ajo ndeshje do të mbaronte me rezultatin 0‑0, ndërsa Buffon në një pasdite të vetme i dha të gjithëve një ndenjë ku mund të parashikohej suksesi i madh i axurrëve në portën e tyre përgjatë gjithë historisë. Nga Giampiero Combi dhe, duke vijuar me Aldo Olivieri, por edhe më vonë me Dino Zoff, pa harruar në këtë ekip Buffonin, i cili çoi në fitoren e pastër të Kupës së Botës FIFA. Gigi dukej më ndryshe nga gjithë paraardhësit e tij, por ai do të ishte edhe protagonisti i fitoreve të mëdha të botërorëve në portën italiane. Ky ishte vetëm fillimi, pas transfertës‑rekord nga Parma për në ekipin e Juventusit në 2001, më të madhen në historinë e portierëve: 52.29 milionë euro.



Të gjithë për…azzurri

Buffon lindi në qytezën e Carrarës në 28 janar 1978 në një familje sportistësh. E ëma e tij Maria Stella Masoco, e lindur edhe ajo në po këtë qytezë, ishte kampionia e rekordit italian në 14 maj të vitit 1972 në hedhjen e diskut me 57 metra e 54 centimetra, si dhe pikërisht mbajtësja për shtatëmbëdhjetë herë rresht kampione në këtë sport. Ndërsa i ati i tij, Adriano, u lind në Latisana, një provincë e qytetit të Udines, por edhe ai ishte pjesë e sportistëve italianë në hedhjen e çekiçit, me pjesëmarrjen e parë në evropianin e të rinjëve, dhe më vonë në një të dytë. Në total arriti të garonte 15 herë me kombëtaren e të rinjve dhe një herë në atë të të rriturve. Mbaroi karrierën e tij dhe më pas u bë profesor i edukimit fizik. Pra, ai ishte i biri i dy azzurrë‑ve. Por edhe motrat e tij luanin volejboll: qoftë Guendalina apo Veronica,më të mëdha se ai dhe të lindura në Carrara, sportiste të Serisë A1 të Kombëtares. Guendalina kur luante në Matera, fitoi edhe Kupën e Kampioneve. Por edhe burri i saj, Mario Caruso, është një sportist:, ai luan basketboll. Nuk mbaron këtu. Ungji i tij, Angelo Masoco, po ashtu, një basketbollist, por edhe kushëriri i gjyshit të tij, Lorenzo Buffon, një futbollist i suksesshëm. Pra, që nga fillimet e karrierës, mjedisi familjar do ta ndihmonte atë, të paktën moralisht, të futej në një karrierë të suksesshme. Për pak Buffon do ta kishte humbur përgjithmonë të motrën e tij, Veronican, e cila në nëntor të vitit 2006 do të pësonte një aksident të rëndë me makinë në provincën e Verçelit, ku humbi jetën futbollisti 27 vjeçar i ekipit të Bieleses, Francesco Varrenti, ndërsa u plagos rëndë motra e Gianluigit, Veronica, dhe i dashuri i saj, 26 vjeçari Stefano Turi. Por kjo gjithsesi do të ishte e përkohshme deri në shërimin e plotë të saj dhe rikthimin e Gianluigit në fushën e blertë.



Kush ia kërkoi të bëhej futbollist?

Askush nuk i kërkoi atij të bëhej një profesionist në futboll apo në çfarëdo disipline tjetër, por duke luajtur pak e nga pak, ai e gjeti rrugën e tij. “Që atëherë, kur luaja me miqtë e mi, në moshën 6 vjeçare, e dija se sporti im i preferuar do të ishte futbolli,” - ka deklaruar ai në faqen e tij personale në internet. Pikërisht në këtë moshë, prindërit e tij e regjistrojnë Gianluigin në shkollën e futbollit “Canaletto”, në La Spezia. “Më kujtohet trajneri, Libero Salveti, dhe reagimi i tij kur shikonte fëmijë të shumtë që dukeshin sikur viheshin në rradhë për t’u bërë futbollistë, ashtu si edhe unë,” – kujton portieri i Juves.

Në një moshë më të madhe, Gianluigi do të shkonte të luante në “Perticata”, që ishte skuadra e qytezës së Carrarës. Atje, ai do të kishte kujtimet e para me trajnerët e tij, Boni, Rosini dhe Avalone, si dhe shumë shokë të mi. “Por unë nuk kisha ende një rol të përcaktuar qartë, ndonëse kishte ardhur edhe epoka që të entuziasmoheshin edhe me portierët me transfertat. Ama, luaja shpesh në mesfushë dhe nuk isha keq,” – kujton Gigi Buffon. Një lojtar që atij i pëlqente që fëmijë, dhe pikërisht në periudhën e tij luante si mesfushor, ishte Lothar Matthäus: “Ishte më tepër një organizator i ekipit dhe një personazh paksa ndryshe, jashtë skemave fikse”. Kishte filluar ta ngacmonte ideja e transfertës për në ekipin e Pescaras së Galeones, por si tifoz ai do të ishte gjithmonë me ekipin e Genoas. Në moshën 10 vjeçare, Gianluigi do të luante ndeshjen e tij të parë në stadiumin e “San Siros”, në një sfidë midis fëmijëve më të mirë të Toskanës dhe atyre të Venetos. “Ishte një emocion i tejskajshëm, luanim pikërisht përpara ndeshjes Inter‑Verona, në “Scudetto Interist 1988‑89”. Dhe atë ndeshje do ta fitonte Inter, me një gol të Bertit, në qoftë se më kujtohet mirë?”

Kishte filluar të shikonte pas idhujve dhe shpejt do të përzgjidhte të adhuruarin e tij absolut; Tomas N’Kono, portier i ekipit të Kamerunit. Bota e kishte njohur atë në Botërorin e vitit 1982, “por unë isha tepër i vogël për ta mbajtur mend dhe u dashurova me të përgjatë Italia ‘90, kur me kombëtaren e tij ata mundën ekipin e Argjentinës, kampionen e botës në fuqi, në një nga ndeshjet e para dhe deri në çerekfinale, ku eliminoheshin nga Anglia, falë edhe futbollit të tyre të veçantë. Më kujtohet që atë natë kam qarë…”, - ka rikujtuar Gianluigi Buffon.



Një Buffon dhe “N’Kono Junior” në portë

Pikërisht pas atij botërori, Gianluigi kalon në “Bonascola”, në moshën 12 vjeçare, dhe zgjedh rolin e tij në mënyrë përfundimtare. Pak për pasionin që ai kishte për N’Kono, pak edhe për shkak të mbiemrit të tij, Buffon, dhe ndoshta në një kombinim me pasionin e tij për të mbrojtur portën, qëndroi atje. Të gjithë e njihnin Lorenzo Buffonin, portierin e madh të Interit dhe Milanit. Të gjithë, kur dëgjonin mbiemrin e Gianluigit, shihnin tek ai një fund pak a shumë të përcaktuar drejt suksesit të tij, në piedestal. Një kërkesë dhe një rekomande nga ai mjaftonin. Në realitet ishin kushërinj të largët, më ekzakt kushëri i gjyshit të tij dhe së bashku ishin takuar gjithsej rreth pesë a gjashtë herë gjatë gjithë jetës. “Vajtja në Bonascola bëri që unë të filloja një karrierë si portier, i caktuar nga trajneri Piserini, një ish‑portier dhe mbi të gjitha me sugjerimin e përgatitësit të portierëve, Avio Manconi. Në fakt observatorët nga shoqëria e suksesshme më mbanin me të mirë, ndonëse ky ishte një falsitet nga ata, por ja që unë isha tepër mirë. Në veçanti e ndiqnin atë në Parma, Milan dhe Bologna. Për një periudhë, kur ai qëndroi në Milano, kjo shoqëri e lartë i qëndroi atij tepër afër, “dhe nuk e mohoj se u mendova disa herë se si do të ishte, po të kisha shkuar pranë Milanit, duke parë që ekipi ishte formuar tashmë nga tre holandezë dhe disa kampionë të tjerë të huaj”.

Por Gianluigi, i ndikuar edhe nga familja e tij, do të zgjidhte Parmën, skuadrën që ishte më e afërta e shtëpisë së tyre. “Do të udhëtoja vetëm, që nga vera e vitit 1991, ndonëse asaj kohe isha një 13 vjeçar, por për të cilin prindërit kishin besim. Kjo ndodhte edhe për shkak se në traditën tonë familjare udhëtohej kryesisht vetëm për motive sportive”, - është shprehur Gianluigi Buffon, duke kujtuar vitet e rinisë, kur nisi karrierën.



Gianluigi në ekipin e Parmës

Ishte pjesë e ekipit të Parmës, por kjo, jo se do ta entuziazmonte jashtëzakonisht shumë, ama të paktën mendonte se kishte arritur të ishte në Serinë C, një ëndërr që e dëshironte prej kohësh. U mor nën kujdesin e dy personazheve të mëdha të Parmës, trajnerit Ermes Poli, një mit i këtij ekipi, me 300 ndeshje të luajtura në kategori të ndryshme, dhe trajnerit të portierëve, Ermes Fulgioni. Pikërisht Fulgioni i jep atij besimin për të ecur para. Pas 6 muajsh që ai ishte në ekip, i thotë Gianluigit se do të arrinte shumë shpejt në Serinë A. Kjo deklaratë e tij do t’i jepte Buffonit besimin në vetvete. Pas trajnerit Poli, në ekip vjen Rabiti, ndërsa Fulgioni do të vazhdonte ta ndiqte Gianluigin si përgatitësi i tij. “Ky ekip kishte të rinj të talentuar, një pjesë e tyre profesionistë të famshëm, ashtu si edhe Morelo, Falsini, Barone apo Franceschini. Nga trajneri Berretti erdhi Michelangelo Benedetto dhe në pranverë Salvioni,” - është shprehur Gianluigi, duke kujtuar vitet e tij të karrierës. Gjithë “rrëmuja” ndodhi kur Gianluigi ishte veçse 17 vjeç e gjysmë, në vitin 1995. Në listën e kuqe ishin portierët më të mirë, si Bucci, Gali dhe Nista, por, përkundrazi, Buffon nuk bënte pjesë në listën e re të Nevio Scalës, i cili kishte besim tek ky i ri i talentuar. Përgjatë verës, ai e vendos atë të luajë minutat e fundit në një ndeshje miqësore, të cilën Parma e fitoi 4-0, por sërish i nxjerrin bojën. Negative. “Por Scala vazhdonte të kishte besim tek unë,- ka deklaruar Gianluigi, - pasi më konsideronte për atë çka isha, ‑ një djalosh tepër premtues, që bëja si tutor i ekipit, në fushë dhe jashtë saj, por edhe si drejtues i ekipit të Parmës.” Menaxheri i tij do të bëhet Silvano Martina, i cili, kur Gianluigi ishte në moshën 14 vjeçare, e kishte refuzuar jo vetëm ta njihte, por edhe duke menduar se Buffon nuk ishte më shumë se një çunak harrakat. Por, rreth tri vite më vonë, përgjatë një turneu në Viareggio, nuk mendonte më si më parë. Madje i bëri edhe një propozim për të kaluar tek ekipi i Genoas. Ai do të sillte edhe sponsorët e parë, si Uhlsport, ndërsa kur nuk i dhanë 10 milionë lireta të premtuara, kaloi tek Reusch. Aktualisht, me reklamën “Puma”, Gianluigi ndihet tepër mirë. Në sezonin 1995‑96, në Kupën UEFA, Parma takohet me Halmstads, por ndihet keq Bucci, ndërsa Gali kishte ikur për në ekipin e Luchezes, kurse Scala, i detyruar, do të nxirrte në fushë Nistën. Ndërsa kundra Milanit, më 19 nëntor 1995, i thotë se ishte turni i Gianluigi Buffonit. Në sezonin e ardhshëm, në pankinën e Parmës do të vinte trajneri Ancelotti. Në nëntor do të largohej Zola për tek ekipi i Chelseat. Edhe një vit më pas, kur Parma mendonte se kishte arritur të bënte revolucionin, rezultatet s’po dukeshin. Por kishte ardhur koha për suksesin e madh të Buffonit. Hyn në kombëtaren italiane dhe ndeshjen e parë për kualifikimin në botëror e zhvillon në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë, më 29 tetor 1997, të udhëhequr nga trajneri i kombëtares Cesare Maldini. Por, nuk mund ta besonte se do të merrte pjesë me të vërtetë, vetëm atëherë kur Maldini e thërret portierin Gianluigi Buffon për Botërorin ‘98. Gati sa nuk i bie qielli në kokë: “Një 20 vjeçar në Botëror?”. Pasi ndihmon Italinë me sukses edhe në kualifikimet Euro 2000, kishte ardhur koha e momentit të transfertës, kur Gianluigi i bashkohet ekipit të Juventuesit me një shifër rekord prej 52.29 milionë eurosh. Buffon shkon të luajë për Italinë edhe në Kupën e Botës 2002. Një vit më vonë, ai fiton titullin “Lojtari më i vlefshëm” dhe “Portieri më i mire”, një titull i dhënë nga UEFA. Gianluigi thirret madje edhe nga i madhi Pelé, si një ndër 125 futbollistët më të mëdhenj, në mars të vitit 2004. Midis viteve 2004‑05, Buffon ndihmon ekipin e Juventusit për të tretën herë të fitojë Serinë A, në katër sezone. Në verën e vitit 2005, përgjatë një ndeshjeje për Trofenë “Luigi Berlusconi”, Buffon do të pësonte një dëmtim përgjatë përplasjes me milanistin Kaká. Pas një operacioni të suksesshëm, ai I rikthehet në nëntor të atij viti fushës së blertë, por luan vetëm një ndeshje dhe dëmtohet sërish, duke iu kthyer shikimit të ndeshjeve nga kolltuku para televizorit, deri në muajin janar 2006. Më 12 maj 2006, u del në shesh skandali që përfshiu futbollin Italian dhe shitjen e ndeshjeve nga ekipi i Juventusit, por edhe ekipeve të tjera të Serisë A. Buffon, së bashku me (ish) portierin e Juventusit, Antonio Chimenti, dhe disa futbollistë të tjerë, akuzohen për baste ilegale brenda Serisë A. Një ditë më vonë ai ka pranuar vullnetarisht të pyetej nga prokurorët e Torinos për pastrimin e emrit të tij nga lista e zezë e futbollistëve. Ndërsa ai pranoi se kishte vënë baste në disa sporte të ndryshme (sipas rregullores që u vu në zbatim në fund të vitit 2005, ajo i ndalonte futbollistët ta bënin këtë gjë), ai kategorikisht nuk pranoi se kishte vënë ndonjëherë baste për ekipet italiane të futbollit. Ky problem gati sa nuk po vinte në rrezik edhe pjesëmarrjen e Italisë në Kupën e Botës 2006. Zyrtarisht Buffon miratohet si portier i Italisë më 15 maj. Më 14 korrik, ekipi i Juventusit dërgohet në Serinë B, si pasojë e shitjes së ndeshjeve, ndërsa Lazio, Milan dhe Fiorentina penalizohen me zbritje pikësh. Ekipit të Juventusit i zbriten 30 pikë për sezonin e ardhshëm (më vonë u reduktuan në 17 dhe më përfundimisht në 9 pikë, pas apelimit). Si pasojë e këtij skandali, zhurmat për transfertën e Buffonit u përhapën nga ekipet e Arsenalit, Milanit, Barcelonës dhe Romës, të cilat filluan të interesoheshin për të. Po ashtu u dëgjuan zëra se ai do t’i bashkëngjitej ekipit të Chelseat, në janar. Por, megjithatë, Buffon preferoi të mbetej në Torino. Megjithëse Milani i ofroi në shkëmbim Cristian Abbiatin, për portierin Gianluigi Buffon, ata nuk pranuan, ndërsa Milani më në fund mori Abbiatin nga “Torino Calcio”. Në 19 Korrik, agjenti i Buffonit bëri të ditur se do të qëndronte te Juventusi, ndonëse ishte në Serinë B:



Ka thënë për veten dhe të tjerët…

“Do doja të thosha se kam pasur më pak seks, tashmë që po luaj në Serinë B. Do duhet më shumë të mendoj për këtë division.” - Football Italia.

“Vesi im më i keq është tahmaqarllëku. Përpiqem që ta kontrolloj veten, pasi jam një sportist, por të paktën një herë në javë dal jashtë dhe sillem si një njeri normal.” – “Football Italia”.

“Gigi Buffon është në çdo hap të tij origjinal. Talenti i tij i madh e bëri atë të jetë numri një për Juventusin dhe Italinë, ndërsa përsa i përket personalitetit të tij, i cili nuk është asnjëherë banal, ai është i karakterizuar nga trimëria përballë shtypit, në mënyrën se si mbulon topin nga vërshimi i këmbëve të futbollistëve.” - Leo Turrini.



Vogëlsira “të rëndësishme”

Buffon feston në të njëjtën ditë ditëlindjen me futbollistin e Liverpoolit, Carrager. Gianluigi është i martuar me çeken 28-vjeçare, Alena Seredová, e përmasave 94‑60‑92. Por nuk është një femër e zakonshme. Ajo është një top-modele, ish-Miss Çekia e vitit 1998, e cila jeton në Itali. Ndërsa me ardhjen e saj, si dhe me famën e të shoqit, ajo u përzgjodh si fotomodele në vitin 2002 nga komediani italian Giorgio Panarielo për show‑n e parë të tij televiziv. Por nuk ngeli vetëm këtu. Ajo është edhe vajza e kopertinave të revistave për meshkuj, si Penthouse, Playboy, Spy, Extreme apo Quo, ndërsa përgjatë vitit 2005, Alena u përzgjodh të pozonte për kalendarin Max. Kurse në filmografi, të shoqen e Gianluigit, të gjithë ata që preferojnë ta shohin të paktën nga ekrani, e gjejnë tek filmat “Ho visto le stele” (Kam parë yjet ‑ 2003) nga regjisori Vincenzo Saleme apo “Christmas in Love” (Zamilované Vánoce - 2004) një komedi e regjisorit Neri Parenti.

Itali, futbollistet ne skandal homoseksual

Nje skandal roze ka pushtuar boten e futbollit ne Itali. Ne nje interviste dhene per nje televizion, nje zhigolo i quajtur Victory ka rrefyer jeten e tij, duke nxjerre ne shesh edhe shume pjese interesante. “Ua shes sherbimet e mija lojtareve nga skuadra shume te rendesishme. Rreth 30 prej tyre i kam kliente, shume prej te cileve nga Serie A, madje disa bejne pjese ne kombetare. 1500 euro per ore eshte sherbimi im”, eshte shprehur ai. Ky rrefim ka shokuar mbare opinionin ne Itali edhe pse ende nuk dihet nese deklarata e zhigolose eshte e vertete apo ka sherbyer thjesht per te terhequr vemendjen. “Disa prej tyre jane te martuar madje me raste me kane kerkuar te bej sex edhe ne grup me shoke te se njejtes skuader por edhe me te njohur te tjere”, shtoi Victory, sipas te cilit, lojtaret kane shume nevoje qe ne keto raste te ruhet sekreti.

Sissoko: Gara për titull e hapur

Mesfushori 'shkatërrues' i Juventusit, Mohammed Sissoko, ka thënë se gara për titull mbetet e hapur ndërmjet shumë skuadrave, pavarësisht se Interi është shkëputur paksa në krye të tabelës. “Aktualisht jemi në një moment të mirë. Gjashtë pikë nuk janë shumë dhe besojmë se do të mund t’i arrijmë”. “Gjendemi ndërmjet vendeve të para të tabelës, mirëpo Kampionati është i gjatë. Filozofia ime personale është që t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të shkojmë duke u ngritur”. “Mendoj se skuadrat si Milan, Fiorentina dhe Lazio janë po ashtu në garë për Scudetto dhe ne duhet të vazhdojmë me fitore, duke filluar nga e diela”, ka thënë mesfushori nga Mali.

Nedved parashikon një “udhëtim” në Romë

Mesfushori çek: Besoj se me fat është edhe finalja e Championsit. Të gjithë e dinë që e kam fiksim

Në 111 vjet histori, Juventusi ka zbritur në fushë vërtet një numër të madh kampionësh dhe të gjithë i ka zëvendësuar me kalimin e viteve (për shkak të moshës, para së gjithash), shpesh me kampionë edhe më të mëdhenj. Por, të zëvendësosh Pavel Nedvedin nuk do të jetë e thjeshtë. Një tjetër tip lojtari është e vështirë të imagjinohet. Por “mbreti” çek nuk e ka vendosur akoma se kur do t’i varë “këpucët në gozhdë”, edhe për të hequr atë fiksim nga mendja: “Po, ju e dini tashmë: fiksimi im është të ngre kupën e Ligës së Kampioneve”. Gigi Buffon thekson se, në të vërtetë, ky Juventus është më shumë për Champions sesa për titull. “Unë jam dakord për gjithçka, as që e diskutoj, - vazhdon Nedvedi. - Dhe jo vetëm, sepse synoj, në radhë të parë atë objektiv. Fakti është se Championsi mbetet një veprimtari e çuditshme, ku rëndësi ka vazhdimësia. Ajo që ndikon është, para së gjithash mënyra me të cilën paraqitesh në sfidat e mëdha dhe, në këtë rast ne të Juves dimë t’ia dalim.” Pikërisht krenaria është një tjetër nga sekretet e bardhezinjve. “Po, kemi shumë krenari, në faktin që jam ose jemi krenarë që veshim fabellën e Juves, - pranon mesfushori 36-vjeçar. - Kujtoj se në të shkuarën lojtarë të tjerë më thoshin se vetëm duke e veshur këtë fanellë, e kupton sesa e do Juven.” Skuadra e Ranierit ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit mes kampionatit e Championsit, dhe qëllimi është i qartë. “Nuk jemi ne skuadra më e fortë, - shpjegon Nedved, - por urinë e kemi, si dhe vendosmërinë, që është arma jonë kryesore. Pastaj varet nga ajo që të tjerët e quajnë ADN-ja e Juves, si dhe nga vështirësitë që kemi kaluar dy vjet më parë me “Calciopolin”. Merkatoja e janarit po troket dhe të gjitha skuadrat po përgatisin terrenin për blerje të reja, por Nedved ndalon: “Nuk më takon mua të them, nëse na duhen apo jo blerje; unë mendoj vetëm që sot jemi një skuadër e madhe dhe që pas një viti do të jemi edhe më shumë, sepse sigurisht do të vijnë kampionë të tjerë”. Ndoshta në Romë, në “Olimpico”, në stadiumin e finales së Championsit në këtë sezon… “Nuk duhet të bëj parashikime, por unë besoj që secili nga ne ka një fat për të udhëhequr. Unë e luajta ndeshjen time të parë në Itali, në fushën ku në maj do të zhvillohet finalja e Championsit. Do të ishte një mënyrë e bukur për ta mbyllur rrethin…”

Juventus ndjek dyshen e Valencias

Ekipi i Serie A, Juventus, ёshtё i gatshёm tё harxhojё para nё transferimin e dy lojtarёve tё Valencias, Joaquin dhe Mata, pёr tё ngritur nivelin e mesfushës. Tuttosport shkruan se problemet financiare tё Valencias, e kanё nxitur Juventusin tё hidhet nё aksion, para afatit kalimtar tё janarit. Bordi i Juventusit tashmё i ka dhёnё dritё jeshile drejtorit sportiv Alessio Secco pёr tё shqyrtuar mundësinё e forcimit tё mesfushës dhe ai tash ёshtё kthyer kah caku i kahmotshёm, Joaquin. Joaquin mund tё jetё njёri prej tё sakrifikuarve tё Valencias pёr tё lehtësuar harxhimet e parave, por Secco nuk dëshiron tё ndalojё kёtu, pasi ai kërkon edhe anёsorin Juan Mata, i cili ka qenё mjaft i dalluar kёtё sezon.

“Te Juventusi pranoj edhe pankinën”

Sebastian Giovinco është padyshim një ndër talentet e Juventusit. Pavarësisht hapësirës së pakët të pamerituar për një futbollist të kalibrit të tij, Giovinco nuk ka ndërmend të bëjë polemikë mbi një fakt të tillë, pasi ai e dashuron Juventusin dhe për të përfaqësuar këtë fanellë, është i gatshëm të pranojë edhe pankinën, pasi është i bindur se koha e tij do të vijë së shpejti. Aktualisht shihet si zëvendësuesi ideal i Pavel Nedvedit, por ai e ndjen vetëm më shumë si zëvendësi i Del Pieros, kapitenit dhe idhullit të tij, karrierën e të cilit ëndërron ta realizojë duke qëndruar në Torino. “E konsideroj veten një mesfushor të avancuar, në rolin e Del Pieros, por mund ta bëj mjaft mirë edhe detyrën e Nedvedit, por gjithsesi do më mjaftonte të luaja dhe nuk ka rëndësi se ku. Të largohem? Kurrë nuk e kam menduar këtë gjë. Dua të qëndroj këtu dhe do të pranoja edhe pankinën për këtë gjë. Po punoj që në të ardhmen të shndërrohem në kapitenin e Juventusit, ashtu si idhulli im, Alessandro Del Piero”.

“Interi, të bëjë kujdes ndaj nesh !”

“Të vazhdojmë të fitojmë për të mbetur gjithmonë e më pranë Interit”. Është ky sinjali që mbrojtësi i skuadrës së Juventusit, Giorgio Chiellini, lëshon në prag të fundjavës së ardhshme në të cilën bardhezinjtë do të udhëtojnë drejt Lecces, një rast tjetër i mirë për torinezët për të marrë tri pikët e radhës në Serinë A. Chiellini e sheh këtë fundjavë si një rast të shkëlqyer për t’iu afruar me tej Interit, pasi zikaltrit do të udhëtojnë të shtunën drejt “Olimpicos” së Romës, në sfidën e vështirë kundër Lazios. “Na mbeten tri ndeshje përpara pauzës së fundvitit dhe duhet të japim maksimumin tonë për të marrë nëntë pikët që janë në dispozicion, pasi vetëm kështu mund t’i afrohemi më tej kryesuesve të Interit. E dimë që nuk do të jetë absolutisht e lehtë, pasi përveç transfertës me Leccen, na pret përballja e madhe kundër Milanit. Ne si gjithmonë duhet të japim 110 për qind të forcave tona për të kërkuar fitoren dhe padyshim që duke njohur karakterin e grupit tonë, asgjë nuk është e pamundur”, deklaron mbrojtësi i bardhezinjve.

e enjte, 4 dhjetor 2008

Zanetti dhe Camoranesi në stërvitje të plotë

Mesfushorët e Juventusit, Cristiano Zanetti dhe Mauro Camoranesi, po shkojnë drejt rikuperimit të plotë pasi të enjten kanë marrë pjesë në seancën stërvitore të bardhezinjve. Zanetti është duke munguar për Juven që nga fillimi i sezonit, ndërsa Camoranesi dislokoi shpatullën në takimin e fundit kundër Regginës. Rikthimi i Zanettit do të jetë një shtytje e madhe për Zonjën e Vjetër për të ikur paksa nga kriza e lëndimeve, po ashtu edhe Camoranesi, i cili ka pasur disa lëndime të shpeshta, është shumë i nevojshëm për mesfushën e Bianconerëve. Në seancën stërvitore të të enjtes kanë munguar Alessandro Del Piero, Momo Sissoko, Nicola Legrottaglie, Pavel Nedved dhe Alex Manninger, të cilët kanë bërë një trajnim më pak të lodhshëm pas atyre paraqitjeve të vazhdueshme me fanellën bardhezi. Këtë të diele Juventus udhëton në Stadio Via Del Mare për t’u ndeshur me Leccen, ndërsa tre pikë janë objektiv i domosdoshëm.

Olic dhe Schweinsteiger bardhezi me kosto zero!


Dy nga lojtaret me te mire te kampionatit gjerman, kroati Ivica Olic dhe Bastian Schweinsteiger sigurisht se do te largohen nga klubet e tyre Hamburger gjegjesisht Bayern Munchen veren e ardhshme. Qe te dy jane ne skadim te kontrates me skaudrat e tyre dhe tashme kane filluar te mendojne rreth se ardhmes. Schweinsteiger nje kohe te gjate eshte ndjekur nga drejtuesit bardhezi, mirepo akordi nuk eshte arritur ende, dhe ajo pritet te komfirmohet ne ditet e para te vitit te ardhshem. Drejtori sportiv, Alessio Secco dhe administratori i deleguar, Jean-Claude Blanc i kane ofruar gjermanit kontrate pese vjecare me nje page vjetore prej 4.3 milione euro. Edhe vete lojtari ka shprehur kenaqesine e tij per te luajtur per bardhezinjte e Torinos. Per te njohurin Schweini, Juvja pervec bavarezeve duhet t'i mposhtin edhe Realin e Madridit, mirepo me angazhimin e holandezit Huntelaar, duket e qarte se El Galacticos do te largohen nga angazhimi i Bastian Schweinsteigerit.
Nje tjeter lajm i mire per Juventusin eshte se kroati i Hamburgut, Ivica Olic tashme ka arritur akordin per kalimin e tij tek Bianconeret. Drejtuesit e Zonjes i kane ofruar kontrate kater vjecare lojtarit me page vjetore prej 3 milione eurove, shifer kjo qe eshte pranuar pa kurrfare dyshimi nga lojtari. Njejte sikur situata me bavarezin Bastian Schweinsteiger, edhe Olicit kontrata me skuadren e tij i skadon ne fund te sezonit. A do te jene dy transferime me shifrat zero per Juventusin, do te shohim gjate diteve te ardhshme. Mirepo duket qarte se rruga e tyre po zgjerohet drejt Torinos ku priten nga mbreterit e Italise, Juventusi.
Lojtaret do te mund t'i bashkangjitet Juventusit ne qershorin e vitit te ardhshem.

Giovinco: Enderroj te fitoj me Juven

Ylli i ri i Zonjes se Vjeter, Sebastian Giovinco perjashton kalim ne radhet e West Hamit dhe thote se don te tregohet ne Juventus. Menaxheri i West Hamit, Gianfranco Zola eshte tifoz i madh i Giovincos dhe tashme bashkepunonte me te ne kombetaren e axurreve deri ne 21 vjet. Edhe perkunder asaj qe i popullarizuari “Milingona Atomike” (La Formica Atomica) nuk fiton shume shanse nga Ranieri, lojtari i radheve te mesfushes nuk ka arsye per tu larguan nga Torino. “Juventusi eshte skuadra me e rendesishme per mua ne bote dhe ajo qe jam ne skuader eshte ajo qe me se tepermi e kerkoj” - u shpreh Giovinco. “U rrita ne kete skuader edhe te luajturit per skuadren baze eshte realizim i enderres”. “Ne momentin mendoj vetem per kampionatin dhe Ligen e Kampioneve, dy synime tek te cilet permbahem”. “Enderra ime edhte te fitoje me Juven, dhe te jem pjese e rendesishme e skuadres” - perfundoi juventini.

Juvja gati kontrate kater vjecare Olicit?

Juvja eshte ne rruge te nenshkruajne me sulmuesin kroat, Ivica Olic ne fund te sezonit, theksojne mediat gjermane. Pritet Zonja e Vjeter ta perforcoje skuadren ne vitin 2009 dhe disa emra lidhen me kalim ne Torino, prej te cileve i fundit eshte lojtari i Hamburgut, Olic. Sulmuesi 29-vjecar do te jete i lire te kaloje me transfer te lire qekur do t'i skadoje kontrata me skuadren gjermane veren e ardhshme. Sipas gazetes gjermane Kicker, Juventus jane te gatshem te i ofrojne kontrate 4-vjecare lojtarit me page vjetore rreth 2.2 milione sterlina. Agjenti i Olicit, Gordon Stipic eshte duke i percjellur mire te gjithe zgjidhjet te lidhur me te ardhmen e lojtarit deri ne pauzen dimrore ne Gjermani. Juventus do te mund te filloje bisedimet me lojtarit prej fundit te vitit 2008.

Chiellini: Nente pike per te menduar ne Scudetton

Mbrojtesi i Juventusit, Giorgio Chiellini thote se duhet te fitojne ne te gjithe ndeshjet deri ne fund te vitit ne qofte se duan te jene konkurrente per titullin ne Serie A. "Deri ne fund te vitit ka edhe tre ndeshje, dhe duhet patjeter te japim gjithcka nga vetja qe per ne konton tone te shtojme nente pike te reja". Kjo detyre assesi nuk do te jete e lehte sepse kemi dy ndeshje si mysafire ndersa ne Olimpico te Torinos do te vjen Milani. "Do te duhet t'i fitojme Leccen, Milanin dhe Atalantan. Dhe nuk duhet ta harrojme ndeshjen ne Ligen e Kampioneve kunder Bate Borisovit". "E di mire se do te jete rende te realizohet ky synim, ndersa te renda do te jene vecanerisht udhetimet si mysafire sepse kundershtaret do te japin maksimumin e tyre per te na mundur". "Por ne qofte se arrijme t'i mposhtin keto tre ekipe do te jemi shume prane Interit. Ata na fituan, por ne nuk jemi te demoralizuar" - perfundoi mbrojtesi juventin.

Juve afër transferimit të Schweinsteiger

Juventusi është shumë afër të nënshkruajë me mesfushorin e Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger, pasi që bisedimet për vazhdimin e kontratës kanë ngecur. Për më shumë, kryetari i bordit ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar se do ta kenë të vështirë ta mbajnë gjermanin në Allianz Arena. Bianconerët janë të gatshëm dhe e presin episodin e radhës në ‘telenovelën Schweinsteiger’. Nëse Bayern nuk i ofron një kontratë ‘të veçantë’, shanset për largimin e mesfushorit janë shumë të mëdha. “Do të jetë e vështirë tentativa për ta mbajtur, mirëpo unë nuk jam pesimist”, ka thënë, Rummenigge për “Sportmediaset”. Mediat në Itali njoftojnë se Zonja e Vjetër tashmë e ka përgatitur ofertën dhe paratë, ndërsa transferimi mesfushorit pritet të ndodh në janar.

Nedved: Do ta përfundoj karrierën në Romë

Legjenda e futbollit çek, Pavel Nedved, e ka filluar karrierën e tij italiane në Stadio Olimpico të Romës ku ka luajtur për Lazion, dhe thotë se fati është duke e tërhequr që po aty ta përfundojë atë. ‘Furia Çeke’ gjithmonë është shprehur se dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin para se ta përfundojë karrierën si futbollist, ndërsa duke pasur parasysh se finalja e sivjetme e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Olimpico të kryeqytetit italian, kjo mund të jetë mundësia më e mirë që Nedved ta ndërpresë aventurën italiane aty ku e nisi. “Nuk duhet ta them këtë, por mendoj që secili nga ne udhëhiqet nga fati. E kam luajtur ndeshjen time të parë në të njëjtën fushë ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve në maj. Do të ishte gjëja më e bukur po të luaja në atë finale...”, ka thënë mesfushori veteran.

Euro-Iaquinta: Në Champions dua Chelsean!

Sulmuesi juventin është më shumë rezultativ në Europë sesa në kampionat: Çfarë sfide do të ishte!

Luan si zëvendësues në kampionat, por shpërthen në Champions. Nëse duhet të zgjedhë mes titullit ose Ligës së Kampioneve, Vincenzo Iaquinta nuk ka dyshime, pasi numrat flasin për të. Në Europë është i pazëvendësueshëm. Ranieri, të paktën mendon kështu, duke parë që e ka aktivizuar në çdo ndeshje (përfshirë edhe ndeshjet paraeliminatore), me përjashtim të ndeshjes së parë kundër Zenitit të Shën Pjetërburgut në Torino. Iaquinta e bëri detyrën e tij edhe më shumë. Në ndeshjen e parë, si titullar në grup, kundër Bate Borisovit, pati një fillim të shkëlqyer që u kurorëzua me një dygolësh të rëndësishëm. Të mërkurën që vjen, në “Olimpico”, vjen pikërisht Bate për aktin përmbyllës të grupit, pastaj do të fillojnë takimet direkt.

ËNDËRRON CHELSEAN - “Pasi arritëm kualifikimin për në turin e ardhshëm, - thotë Iaquinta, - mund të fillojmë të mendojmë për 1/8-t. Cilën skuadër do të më pëlqente të përballja? Do të doja shumë Chelsean, është formacion i bashkuar e i organizuar. Do të ishte një sfidën e madhe dhe spektakolare, sidomos në “Stemford Bridge”. Në pritje që të përballet me Drogbanë, Iaquinta duhet t’i bëjë “llogaritë” me një tjetër sulmues, Amaurin. “Erdhi te Juvja këtë verë dhe më vodhi vendin, - qesh Iaquinta. - Pa dyshim që bëj shaka, jemi miq të shkëlqyer dhe kur jemi të grumbulluar me Juven e ndajmë dhomën bashkë. Amauri është kampion dhe është normale që në një skuadër të madhe të ketë konkurrencë të shëndetshme dhe korrekte. Unë ndihem në formë të mirë dhe do të doja të luaja më shumë, por i respektoj gjithnjë vendimet e Ranierit.” Një kampion bote në stol është luks i tepruar, që pak skuadra mund t’ia lejojnë vetes, por është e vështirë të gjenden hapësira, kur ke përpara një sulmues klasi, si Alessandro Del Piero. “Është pikërisht një lojtar klasi i vërtetë, - konfirmon Iaquinta për kapitenin bardhezi. - E meriton gjithçka që ka fituar në këto vite; është kampion i madh brenda dhe jashtë fushe. Kundër Chievos më lejoi të godisja 11-metërshin e golit të 2-0, duke e shtyrë golin e tij të 250-të bardhezi për të shtunën që shkoi ndaj Regginës. Duhet ta falënderoj!”
TITULLI PO OSE JO - Një temë e nxehtë, para së gjithash në javët e fundit, por ish-sulmuesi i Udineses nuk ka dyshime. “Do të luftojmë deri në vdekje, reaguam mirë ndaj “rrëshqitjes” me Interin, duke u treguar të gjithëve se jemi në lojë dhe e dimë se deri ku duhet të mbërrijmë. Gjashtë pikë largësi nga kreu mund të qëndrojnë, por besoj se që këtu e deri në fund do t’i kemi të gjitha mundësitë për ta fituar kampionatin: duhet të vazhdojmë kështu dhe rezultatet do të vijnë.”

e mërkurë, 3 dhjetor 2008

Lëndohet Nedved

"Furia çeke", Pavel Nedved, është lënduar para përfundimit të seancës së sotme stërvitore të Zonjës së Vjetër. “Tuttosport” njofton se mesfushori veteran e ka lënduar muskulin, ndërsa ekzaminimet e mëvonshme mjekësore do të tregojë nëse do të jetë i gatshëm të luajë kundër Lecces në fundjavë. Një tjetër moment i keq te skuadra e Juves është mungesa në stërvitje e mesfushorit nga Mali, Momo Sissoko, për të cilin nuk është bërë e njohur arsyeja e mosparaqitjes së tij. Lajmet e mira janë rikthimi i Camoranesit pas lëndimit të shpatullës, ndërsa po ashtu edhe Cristiano Zanetti është duke u përmirësuar shumë shpejt, saqë mund të aktivizohet në ndeshjen e të dielës.

Buffon këmbëngul: Synojmë Championsin!

Portieri bardhezi ka deklaruar se ekipi i tij mund ta kërkojë pa frikë suksesin në Europë

“Profesori” Buffon vesh pjesën e sipërme të tutave dhe futet në fushë. Njëmbëdhjetë studentë po tregojnë aftësitë e tyre mes dy shtyllave të portës. Janë portierët italianë më premtues që kanë lindur në vitet 1990-’91. Federata Italiane e Futbollit ka vënë në dispozicion të tyre tri legjenda, si Ivan Bordon, Luciano Castelini dhe Andrea Pazzagli, por Gigi është gjë tjetër. Ai është Maradona i tyre.

Midis një hedhjeje dhe një kërcimi për të kapur topat e lartë gjejnë kohën për t’i hedhur një shikim. Buffon, ndërkohë, vuan në rolin e mësuesit. Instinkti do ta shtynte të vishte menjëherë fanellën dhe dorezat, por nuk mundet. Tashmë dëmtimi është drejt shërimit të plotë.

Duhet bërë durim edhe për ndonjë ditë më shumë. Atëherë Gigi duhet të kënaqet duke përdorur fjalët. Fillohet me Juventusin dhe mbyllet me një mesazh të lëshur për portierët e vegjël. “Interi është shkëputur, por ne nuk do të dorëzohemi. Periudha e errët është lënë pas krahëve. E keni parë me Regginën? Duhet ta mbajmë këtë ritëm deri në pranverë, pastaj do të tentojmë sprintin fitues. Por…”.
- Por?
- Besoj se Juventusi, për nga mënyra se si është ndërtuar, mund të ketë më shumë rezultat në Champions se sa në kampionat. Sigurisht, në Europë nuk jemi inferiorë ndaj askujt.
- Për një ditë keni marrë pozitat e trajnerit.
- Një ndiesi e bukur. Eshtë profesion që më pëlqen. Kur të tërhiqem nga futbolli do të më pëlqente të stërvitja. Ne portierët në fushë shohim gjithçka.
- Zenga po korr sukses te Catania.
- Për këtë kam qenë i sigurt, por një trajner i mirë nuk del nga hiçi. Duhet studiuar shumë. Buffoni trajner, për shembull do të dëshironte të kishte në krah gjatë gjithë kohës një psikolog.
- Të rikthehemi te portierët. Shkolla italiane, a është në krizë?
- Jo. Ka shumë të rinj të talentuar në qarkullim. Curci po luan shumë mirë me Sienën, gjithashtu edhe Marchetti te Kaljari ka të dhëna të mira.
- Në këtë moment janë në modë portierët brazilianë.
- Por jo të gjithë janë të aftë. Doni, Julio Cesar dhe Rubinho gjenden mirë në futbollin tonë. Besoj se kanë mësuar edhe nga ne. Doni ka qëndruar një vit në stol, Julio Cesar ka bërë eksperiencë te Chievo, para se të fitonte vendin e titullarit tek Interi. Por shkolla italiane mbetet më e mira.
- Abbiati-biz te Milani.
- Asnjëherë nuk e kam kuptuar se pse e larguan. Për fat të keq, Abbiati ka paguar vite më parë modën braziliane. Një “rrymë” që vazhdon të ndiqet akoma. Roma ka tre brazilianë dhe të jashtmit po pushtojnë edhe sektorin tonë të të rinjve.
- Ekziston Buffoni i ri?
- Kam dëgjuar fjalë shumë të mira për Fiorillon e Sampdorias, por është një gjykim i kufizuar, sepse unë nuk e kam ndjekur me vëmendje.
- Ç’do t’u këshillonit portierëve të rinj italianë?
- Të jenë më të guximshëm dhe të mos frikësohen para gabimit të parë.
- Një herë keni thënë se kishit dëshirë të luanit në kampionatin brazilian.
- Ka qenë provokim, por ku i dihet, mund të jetë argëtuese mbyllja e karrierës në një klub të Rio de Janeiros. Sigurisht, që bëj shaka.” Më pas, profesori Buffon u përgjigjet pyetjeve që i drejtojnë nxënësit e tij. “Kur kam qenë i vogël kam dashur të luaj me Milanin, por familja më shtyu drejt Parmës.

Kujdes nga agjentët. Unë kam pasur menaxherin Martina që në moshën 16-vjeçare. Agjenti mund të të sigurojë të ardhmen tënde ose ta dëmtojë atë. Tani mos mendoni të bëheni të gjithëm si Buffoni. Duhet të jeni vetvetja. Unë në moshën tuaj do të kish afirmosur për një karrierë 15- vjeçare në C, ndërsa…”.

Trezeguet ndryshon mendje: Dua te kthehem ne kombetare

Pasi i dha lamtumiren kombetares perpara 5 muajsh, sulmuesi Trezeguet ka bere nje hap prapa: ‘Me mungon fanella e perfaqesueses’. Sulmuesi i Juventusit ka ndryshuar mendin, ne kuadere dhe te Boterorit 2010. ‘Nuk ia kam mbyllur ende dyert perfundimisht kombetares, - tha ai, - e coj ndonjehere mendjen te boterori i ardhshem ne Afriken e Jugut dhe nuk e fsheh se do te me pelqente te luaja atje.’ Por lojtari me pare duhet te sqaroje marredheniet me trajnerin Domenech, me te cilin nuk ka shkuar asnjehere mire.

Del Piero: Çdo rekord është i veçantë

Kapiteni komenton 250 golat bardhezi: Sigurisht që i kujtoj, nga i pari tek i fundit

Ka menduar rreth tyre për katër ditë, më pas ka komentuar 250 golat e tij me fanellën e Juventusit. Alessandro Del Piero, nëpërmjet saitit të tij zyrtar është shprehur, edhe pse mbetet dyshimi statistik, se mos vallë janë 251. “Nuk do të mësohem kurrë me këto numra, - shkruan kapiteni bardhezi. - Çdo rekord është një emocion i veçantë, gjithmonë, ashtu si çdo gol i shënuar. Ajo që më emocionon nuk ka të bëjë shumë me numrin e golave që kam arritur, sepse, sado i rëndësishëm që mund të jetë, unë vazhdoj ta konsideroj thjesht një etapë, por, mbi të gjitha për atë që ndodhet pas kësaj arritjeje, rruga që të çon në realizimin e objektivave të tilla. 250 gola (apo 251) janë shumë. Për një sulmues janë shumë të rëndësishëm. Edhe pse nuk janë gjithçka, nuk duhet të jenë, sepse në fillim vjen skuadra dhe fitoret. Nuk është ndonjë frazë banale, por është e vetmja rrugë që të çon drejt suksesit. I kujtoj të gjithë, golat e mi, jam i lidhur me secilin prej tyre deri në atë pikë sa, kur më kërkojnë të zgjedh më të veçantin, më duket sikur i ofendoj të tjerët. I mbaj mend të gjitha mënyrat se si kam festuar, si dhe përqafimet. Dhe atëherë, pasi kam mbërritur në kuotën e 250 realizimeve, dua të përqafoj unë të gjithë ata që kanë festuar, në fushë ose përkrah meje, gjithashtu edhe ata që janë ndodhur mijëra kilometra larg. Falenderoj, mbi të gjithë, ata që do të më kishin mbështetur, edhe nëse nuk do ta kisha arritur këtë shifër dhe do të isha ndalur më përpara. Jam i lumtur që keni festuar bashkë me mua, dhe ju siguroj se ju kam dëgjuar të gjithëve… Por tani nuk duhet të ndalemi këtu, sepse jam gjithnjë e më i bindur se goli më i bukur, ashtu si fitorja më e bukur, do të jetë ajo për të cilën duhet të djersis akoma, ajo që do të vijë nesër,” - përfundon komenti i Del Pieros.

e martë, 2 dhjetor 2008

Ranieri: Juve, je anti-Interi!

“Gara e kampionatit është e hapur, edhe pse tre skuadra janë shkëptur dhe zikaltërit janë ata që kanë fanellën rozë, si në çiklizëm” Juventusi beson dhe i pari që e thotë është trajneri që shprehet i kënaqur nga ajo që skuadra e tij po bën këtë sezon. “Jemi rritur shumë në krahasim me vitin e shkuar dhe jemi përmirësuar”, tha Claudio Ranieri në një intervistë të dhënë për “Radio Anch’io Sport”, “por kërkoj gjithmonë më shumë se kaq. Momenti më i errët ka kaluar dhe sidoqoftë nuk ishim në krizë, por thjesht nuk arrinim që të shpreheshim ashtu si ishim të mësuar, por nuk isha i kënaqur sepse dhoma e zhveshjes dhe grupi ishte i bashkuar. Në skuadrat e mëdha dihet se asnjëherë nuk mund të jesh i kënaqur me pak...”. Koncepti i luftës për titull i ka lënë vend shumë interpretimeve, ditët e shkuara. Ka edhe nga ata, si Muorinho, që thotë se Ranieri është duke u fshehur... “Kemi thënë gjithmonë se duhet të përmirësojmë klasifikimin e vitit të shkuar. Nuk është e vërtetë që duam të luftojmë pa e thënë këtë, pra në heshtje... Ndoshta një ditë do ta them edhe me zë të lartë: duam të bëjmë maksimumin tonë”. Trajneri i Juventusit nuk mund të mos mendojë për titull. “Luftojmë për t’u përmirësuar pas vendit të tretë. Interi është skuadra që ka ndryshuar trajner dhe që në fazën e parë ndoshta duhet të vuante disi për shkak të efektit të përshtatjes, por po fiton me meritë. Aq më shumë ecet përpara dhe aq më mirë është skuadra. Por, Juventusi nuk do të tolerojë asnjë centimetër. Duam të jemi alternativa kryesore e Interit”. Interi është sidoqoftë gjashtë pikë përpara, pra ka nisur “arratisja”: “Eshtë një shkëputje që deri tani paraqet vetëm tre skuadra në rradhë, me njërën që ka marrë fanellën rozë si në çiklizëm, por që nuk është kompletuar ende gjysma e xhiros. Por, uroj që të jetë një kampionat me shumë skuadra për titull, me një interes të madh. Shpresojmë që të jemi edhe ne në garë në pranverë. Të mos harrojmë që po luftojmë në dy fronte. Ka djem që marrin pjesë për të parën herë në Champions, por kanë rigjetur ritmin”. Deri në këtë moment, Del Piero po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm: “Del Piero është i mahnitshëm dhe ndihet në qendër të projektit të ri të Juventusit. Pra, si të thuash, është flamurmbajtësi ynë. Ai meriton për kombëtaren, por është e ekzagjeruar të këshillosh Marcello Lippin, që ka fituar gjithçka, për një lojtar të cilin ai e ka pasur në Botëror dhe e njeh më mirë se unë...”. Një tjetër lojtar është në qendër të vëmendjes, edhe pse nuk gjen vend në formacion. Giovinco pret momentin e tij: “Ne besojmë shumë te ai, sepse është i ri. Nëse arrij të kuptoj se ai përmirëson skuadrën më shumë se një Top i Artë, atëherë do të luajë më shumë, por duhet të kalojë konkurrencën e një djaloshi të quajtur Nedved...”.

Juventusi pritet të futet fuqishëm në merkaton e janarit


Juventusi është duke menduar për të bërë një merkato të fuqishme në muajin janar. Së fundmi juventinët po shohin një propozim të Fiorentinës për një shkëmbim kokë më kokë të Pasqualit me Iaquintën. Kjo nuk është pista e vetme e bardhezinjve, pasi ata janë duke studiuar edhe futbollistin Keirrisonin. Futbollisti cilësohet si një Amauri i dytë për Ranierin. Megjithë emrat e shumtë të përfolur, në planet e para të “Zonjës së Vjetër” është mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure. Katalanasit kërkojnë plot 12 milionë euro për futbollistin e tyre. Gjatë drejtimit të Barcelonës nga Rijkaardi futbollisti aktivizohej rregullisht, ndërsa me ardhjen e Guardiolës gjërat kanë ndryshuar.

E përditshmja sportive italianë Corriere dello Sport publikoi një listë të plotë me emrat e lojtarëve që interesohet skuadra e Juventusit.

Lojtarët për të cilët interesohet Juventusi:

Podolski (Bayern Munchen)
Toure Yaya (Barcelona)
Ivanovic (Chelsea)
Gallas (Arsenal)
Arshavin (Zenit)
Drenthe (Real Madrid)
Schweinsteiger (Bayern Munchen)
Philip Lahm (Bayern Munchen)
Dossena (Liverpool)
Si dhe fantazisti i Werder Bremenit Diego.

Trezeguet: Gati për në Champions

Dy muaj nga operacioni në të dy gjunjët, David Trezeguet është kthyer në fushë për t’u stërvitur dhe duket se është në qiellin e shtatë: “Kam përjetuar me të vërtetë muaj ferri. Tani ndihem mirë, edhe përtej çdo parashikimi”, ka deklaruar sulmuesi për një televizion francez. Rikthimi i tij parashikohet për në fund të janarit, atëherë kur Juve do të nisë të mendojë për të tetat e finaleve të Ligës së Kampionëve: “Jam i kënaqur që skuadra u kualifikua në atë që unë e cilësoj si kompeticionin më të bukur në të cilin mund të luajë një futbollist”. Gjithsesi, që tani duket se Trezeguet është i mbushur me motivim: “Ribashkimi me shokët pas një kohe të gjatë më bëri mirë, si psikologjikisht, edhe moralisht. Më në fund mund të them se kam filluar ta hedh prapa krahëve periudhën më të vështirë”. Kështu, për francezin ka qenë një vuajtje më vete qëndrimi larg fushave të futbollit. Por me nisjen e vitit të ardhshëm do të ketë mundësinë të kontribuojë me lojën e tij dhe sidomos me golat, në garën për titull e Champions. Një sy e ka edhe nga kombëtarja, ndonëse lamtumira që i dha gjatë verës, ka bërë tifozët të diskutojnë së tepërmi për zgjedhjet e Domenech. “Tekniku thotë se nuk jam i përshtatshëm për modulin e tij, por unë nuk i ndryshoj cilësitë e mia dhe mënyrën e të luajturit – vazhdon francezi. – Gjithsesi, s’mund të harroj atdheun tim, që më ka renditur mes sportistëve më të preferuar, gjë që më ka bërë tepër përshtypje. Në këto kushte s’mund të kthehem të luajë me Francën. Nëse gjërat do të ndryshojmë, unë jam i gatshëm, pa asnjë problem. Kombëtarja më mungon dhe s’dua që karriera ime aty të përfundojë kështu”.

Del Piero, trajner ne te ardhmen


Cobolli Gigli, me shpresen qe forma e shkelqyer e Del Pieros te vazhdoje edhe per shume sezone, planifikon te ardhmen e kapitenit te Juves ne futboll: ‘Duke biseduar me te me ka bere nje interpretim te qarte te qellimeve te tij: ai e sheh veten mire ne rolin e trajnerit dhe une jam dakord. Me pas, nese do te doje te behet drejtues, jam i sigurt se Elkannet do te jene absolutisht dakord.’

Juvja, duel me Arsenalin per Toure

Pas gjermanit Schweinsteiger, qe ndodhet prane arritjes se marreveshjes me Real Madridin per sezonin e ardhshem, Juvja rrezikon te humbase edhe nje objektiv tjeter ne merkato: Yaya Toure. Ne fakt, mesfushori fildishas, i cili ka kohe qe i ka prishur marredhenit me Barcelonen dhe qe do te largohet me siguri ne janar, mesohet se ka nisur bisedimet me Arsenalin. Sipas asaj qe ben te ditur gazeta “The Sun”, Topcinjte tashme i kane paraqitur nje oferte prej 7 milione eurosh katalaneve per ta marre afrikanin.

Ikona e Juves do të vazhdojë me rekorde

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, vazhdon të thyeje rekorde javë pas jave, dhe thotë se ai do të vazhdojë kështu edhe pas golit të 250-të të cilin e shënoi në takimin kundër Regginës. Del Piero mban rekordin për më shumë paraqitje dhe është golashënuesi i të gjitha kohërave i Zonjës së Vjetër, ndërkohë që pohon se nuk e ka në plan të ndalojë në një të ardhme të afërt. “Nuk mësohem me këto statistika. Çdo rekord i ri sjell një emocion në vete”. “250 gola janë shumë për një sulmues dhe të gjithë janë të rëndësishëm, por në radhë të parë vjen skuadra dhe rezultatet e ndeshjeve. I mbaj mend të gjithë golat dhe nuk mund ta zgjedh më të mirin”. “Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë këtyre viteve. Jam i lumtur, por nuk mund të ndalojmë këtu. Unë e kam gjithmonë bindjen se rezultati më i mirë dhe goli më i bukur do të vijë nesër”, ka thënë sulmuesi italian.

Buffon: Mund ta fitojme Ligen e Kampioneve

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon beson se Zonja e Vjeter mund te arrije deri te trofeu i Liges se Kampioneve. Ai beson se skuadra e tij ka me shume gjasa ne Ligen e Kampioneve se sa ne kampionatin italian. Juvja shkelqyeshem i luan ndeshjet ne Ligen e Kampioneve duke arritur te mposhte dy her Realin e Madridit. "Mendoj se Juventusi ka me shuma gjasa ne Ligen e Kampioneve. Nuk jemi inferiore ne lidhje me asnje ne keto ballafaqime" - tha Buffon. "Ne Serie A eshte me ndryshe, Inter ka perparesi por Juvja nuk dorezohet, periudha e keqe eshte pas nesh. Ne duhet te vazhdojme te luajme keshtu deri ne pranvere dhe me pas do te japim maksimumin final". Portieri i Juves zbulon se si i ri ka dashur te mbroje per rivalin Milan. "Doja te shkoje ne Milan kur isha i ri, por familja ime me derguan ne Parma" - perfundoi Buffon.

Giovinco: Dua te fitoj me Juventusin

Sebastian Giovinco thote se don cilesite e tij t'i tregoje ne Juventus dhe nuk ka ndermend te largohet nga gjiganti italian. Nga forma e shkelqyer e Del Pieros, Giovinco shpeh e ngrohte pankinen e Juventusit, per arsye se emri i tij lidheshte me largim nga Torino. Giovinco pranon se nuk eshte i lumtur kur nuk luan, por thote se nuk ka ndermend te largohet nga Juvja. "Sakte eshte se nuk jam i lumtur kur nuk luaje, gabimisht do te ishte ne qofte se jam i kenaqur te qendroje ne pankine" - theksoi Giovinco per Tuttosport. "Do te mundohem frustrimin ta shfrytezoje pozitivisht. Trajneri me thote se jam zevendes i Nedvedit, por nuk me intereson ajo, me kryesore eshte te luaje ne fushe dhe te shenoj gola". "Sezonin e shkuar shenova gjashte gola per Empolin. Goli ndoshta do te me ndihmonte. Premtoj se nuk do te dorezohem. sepse dua te fitoje me Juven. Nuk dua ta humb kete fanelle" - mbaroi Giovinco.

Lippi: Lojtarët italianë e meritojnë Topin e Artë, jo Ronaldo

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, mendon se Cristiano Ronaldo nuk e ka merituar Topin e Artë, porse atë është dashur ta fitojnë lojtarët italianë. Lippi mendon se arsyeja që Ronaldo e ka fituar Topin e Artë është për faktin se fituesin nuk e votojnë trajnerët, dhe po të vendoste ai për këtë gjë, atëherë pa mëdyshje do t’ua jepte lojtarëve italianë. “Ronaldo e fitoi Topin e Artë sepse gazetarët evropianë votuan për të. Duke marrë parasysh votuesit, kam pritur që ose Lionel Messi ose Ronaldo ta fitojë atë”. “Po të vendosja unë, do t’ua jepja çmimin të gjithë lojtarëve italianë, sepse ata janë fituesit e mi të Topit të Artë”. “Secilin lojtar që unë e zgjedh të merr pjesë në Përfaqësuese, automatikisht bëhet fitues i Topit të Artë”. Legjenda e Juves, Alessandro Del Piero, i cili ka fituar gjithçka që mund të fitojë një lojtar, kurrë nuk e ka fituar Topin e Artë, ndërsa Lippi thotë se ai nuk ka nevojë, sepse “ai e ka fituar Kupën e Botës”.

Del Piero: Mund t’i fitojmë dy trofe

Heroi i Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, i cili është mësuar gjatë karrierës së tij të çojë trofe, thotë se bardhezinjtë kanë potencial që këtë sezon ta fitojnë edhe Scudetton edhe Ligën e Kampionëve. Të pozicionuar në vendin e dytë në Serie A dhe pasi kanë siguruar kualifikimin në fazën ‘knockout’ të Ligës së Kampionëve, Bianconerët ndjehen të disponuar për të qenë konkurrentët më të mëdhenj në të dyja frontet. “Gazetarët më pyesin nëse preferoj Scudetton ose Ligën e Kampionëve, ndërsa unë nuk mund të zgjedh, pasi jemi në një drejtim të mbarë për t’i fituar të dy trofetë”. “Fitorja kundër Regginës tregoi se nuk lëmë hapësira për krizë dhe se kemi shpirt për të shkaktuar presion te pretendentët për titull”. “Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, të jemi konkretë dhe të vendosur. Ndërsa nëse kultivojmë gjithnjë e më shumë vullnetin për të fituar, atëherë gjithçka do të jetë në duart tona”, ka thënë ikona e Juventusit.

Iaquinta kërkon Chelsean në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve, ndërsa pohon se lufta për Scudetto është e hapur. “Të gjitha skuadrat janë të fuqishme, sidomos në fazat më të vonshme të Ligës së Kampionëve. Sido që të jetë, të jem i sinqertë, unë do të dëshiroja të luaj kundër Chelseat. Ata janë një skuadër e madhe dhe po luajnë shumë mirë këtë sezon”, ka thënë ish-sulmuesi i Udineses për Sky Sport Italia. Ndërsa sa i përket Kampionatit italian, Iaquinta ka thënë se Juve po luan mirë dhe duhet të vazhdojë të krijojë presion te konkurrentët për titull.

e hënë, 1 dhjetor 2008

Diego apo Schweini eshte dilema e Juves

Mediat italiane lajmerojne se agjentet e Juventusit jane ne dyshim cili nga dyshja Diego - Schweinsteiger te jete synimi i tyre primar. Dy lojtaret nga Bundesliga gjermane nje kohe te gjate jane synim i Zonjes se Vjeter dhe Tuttosport shkruan se drejtesia e Juves ende eshte ne dyshim cili lojtare te jete prioritet per skuadren. Gazeta spekulon se Bastian Schweinsteiger ka marre ultimatum nga ana e Juventusit se duhet te vendose per nje muaj a deshiron te kaloje ne Torino. Schweini eshte i interesuar per kalim ne Serie A dhe Juventus, por spekulohet ze e dashura e tij , Sara nuk deshiron te jetoje ne Torino. Juvja nuk ka ndermend te prese perjetesisht, dhe nese Bastian nuk vendos per nje muaj, atehere do te drejtohen nga Diego i Werder Bremenit. Braziliani nje kohe te gjate eshte ne listen e deshirave te Ranierit dhe aq me teper kishte raporte se babai i Diegos tashme ishte takuar me drejtuesit e Zonjes se Vjeter. Por transferi i Diegos per dallin nga ai i Shweinsteigerit, do t'i kushtoje Juves rreth 20 milione euro.

Alonso nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli

Mesfushori i Liverpoolit, spanjolli Xabi Alonso, ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez dhe planifikon që të qëndrojë një kohë të gjatë në “Anfield Road”. “Në disa momente ardhmëria ime nuk ka qenë e qartë. Isha brengosur se çfarë është duke ndodhur, për shkak se ka pasur llojlloj propozimesh, por unë preferova të vazhdoj të qëndroj te Liverpooli. Pa dyshim se inkurajimi i tifozëve ishte i madh dhe në këtë mënyrë ata më kanë shtyrë të mendoj se duhet të qëndroj. E shoh vetën këtu edhe një kohë të gjatë. Kam shumë shembuj të mirë për t'i ndjekur: - jam mik i ngushtë me Sami Hyypian. Ai është një futbollist i huaj, i cili ka një karrierë të madhe në Liverpool, kurse po ashtu edhe Dietmar Hamann është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm i Liverpoolit", ka pohuar Xabi Alonso. Kampioni i Evropës me Spanjën, është i bindur se grupi momental i futbollistëve të Liverpoolit është i aftë për ta fituar titullin e kampionit të Ligës Premiere, pas dy dekadash mungesë. "Skuadra është në formë shumë të mirë dhe stabile. Kjo është ajo që kemi dëshiruar, por ende ka shumë gjëra të cilat duhet t'i bëjmë", ka nënvizuar Alonso. Ai ka thënë se kjo është mundësia më e mirë për ta fituar titullin. Kurrë më parë nuk kemi qenë kaq afër kreut në pjesën e parë të edicionit. Ky është fillimi më i mirë që nga koha kur jam pjesë e Liverpoolit, por duhet të jemi të përqendruar në çdo sfidë", ka përfunduar Alonso.

Camoranesi do te jete i gatshem per derbin kunder Milanit

Lajme te mira per Juventusin, lendimi i Camoranesit nuk eshte serioze sa qe dukej ne fillim. Lojtari i radheve te mesfushes se Juventusit, Mauro German Camoranesi per shkak dislokimit te majes para kohe u largua nga ndeshja kunder Regginas te cilen Zonja e Vjeter e fitoi me rezultatin 4-0. Mendoheshte se per shkak te lendimit ky vit per Camoranesin eshte i mbyllur. Por testimet ne mengjes treguan se nuk behet fjale per aq problem serioze sikur se pritej. Pritet qe Camoranesi do te jete i gatshem per derbi ndeshjen kunder Milanit e cila do te luhet ne 14 dhjetor. Keto lajme jane te mireseardhura per Claudio Ranierin i cili po perballet me nje varg lojtaresh te demtuar.

Trezeguet: Kalova muaj ferri

Sulmuesi i Juventusit eshte rrefyer dje ne nje interviste per televizionin francez TF1 rreth periudhes se erret qe po kalon aktualisht. David Trezeguet po e merr veten nga demtimi i rende i pesuar ne fillim te sezonit, duke u pergatitur per pjesen e dyte. Sulmuesi i Juventusit eshte rrefyer dje ne nje interviste per televizionin francez TF1 rreth periudhes se erret qe po kalon aktualisht. “Kam kaluar disa muaj ferri por tani ndihem mire dhe rekuperimi po kalon cdo parashikim. Jam shume i kenaqur qe Juventus eshte kualifikuar per ne fazen tjeter te Champions League. Eshte kompeticioni me i bukur qe ekziston. Ritakimi me shoket e skuadres me beri mire dhe me ngriti shume moralin. Me ne fund e kam hedhur pas periudhen me te veshtire”, theksoi Trezeguet qe pritet te rikthehet pas disa javesh ne qendren stervitore. Nderkohe, me bardhezinje shume shpejt do bashkohet edhe portieri Giggi Buffon pas nje demtimi te gjate 2 mujor.

Agjencia e basteve Snai: Interi favorit per titullin

Ulet serish koeficienti i Interit per t’u shpallur kampion pas fitores ndaj Napolit. Fitimi i kampionatit nga ana e zikalterve, tani paguhet nga kompania e basteve Snai me 1,55 here shumen qe ve bast. Deri te shtunen kuota per suksesin final te skuadres se Mourinjos ishte 1,70. Ndersa humbja e Milanit ne Palermo e ka rritur kuoten e kuqezinjve nga 3,00 ne 4,00. Eshte ulur edhe ajo e Juventusit qe ka kaluar nga 8,00 ne 6,00. Nderkohe qe tashme duket se kane dale jashte loje Fiorentina, Napoli dhe Udineze, qe kuotohen perkatesisht me 66, 80 dhe 200.

Ranieri: Jemi konkurrent edhe në Serie A edhe në Ligën e Kampionëve

Menaxheri i Zonjës së Vjetër, Claudio Ranieri, thotë se skuadra e tij është përmirësuar shumë gjatë vitit që po shkon dhe se ata nuk kanë nevojë për përforcime të reja në afatin kalimtar të janarit. “Gjatë vitit që po shkon ne jemi përmirësuar shumë. Patëm vetëm një moment të vështirë të ciline tejkaluam, por as atëherë nuk ka pasur krizë”. “Shpresoj që Kampionati i sivjetmë të jetë i tillë ku më shumë skuadra do të garojnë për ta fituar Scudetton, ndërsa shpresoj që në pranverë të jemi afër vendit të parë”. “Në fund të janarit edhe Trezeguet do të jetë në dispozicion për të luajtur, prandaj mendoj se jemi konkurrues në të dyja frontet”, ka thënë Ranieri, duke shtuar se edhe Buffon do të jetë në gjendje të luaj në nj të ardhme jo të largët.

Trezeguet: Ibra nuk është i gatshëm për Topin e Artë

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, thotë se ish-bashkëlojtari i tij, Zlatan Ibrahimovic, ende nuk është i gatshëm për ta fituar Topin e Artë, porse suedezi do ta fitojë atë në të ardhmen. Ndërsa për sulmuesin francez, sulmuesi tjetër zikaltër Adriano është lojtar shumë më i mirë se Ibra. “Ibrahimovic do ta fitojë Topin e Artë, por jo tani. Sa i përket Adrianos, vërtet shpresoj të kthehet në formën më të mirë, sepse për mua ai është sulmuesi më i fuqishëm me të cilin jam përballur ndonjëherë në Itali”, ka thënë Trezegol duke dhënë mendimin e tij përfundimtar: “Topin e Artë sivjet do ta fitojë Cristiano Ronaldo, sepse e meriton!”.