
e diel, 30 nëntor 2008
Zola pranon se eshte i interesuar per Giovincon

Juventusi prane Yaya Tourè

Nderkohe qe njeri largohet (Schweinsteiger), dikush tjeter afrohet (Yaya Tourè). Mesfushori i Barcelones qe ka kohe qe i ka prishur marredheniet me katalanet, eshte objektivi i ri i Juves ne merkato. Mesohet se bardhezinjte kane kontaktuar me lojtarin dhe do te perpiqen ta marrin ate qe ne janar ne Torino. Nderkohe qe duken disi me te nderlikuara bisedimet per anesorin gjerman te Bajernit. Sipas Bekenbauerit “Schweinsteiger mund te perfundoje te Reali”.
Camoranesi deri në janar jashtë fushe?

e shtunë, 29 nëntor 2008
Juvja shkatërron Regginan. Del Piero feston golin e 250-të

Juventus ka shënuar fitore të thellë 4-0 kundër skuadrës së Regginas në Stadio Olimpico të Torinos, për t’iu sërish rezultateve pozitive në Serie A, pas humbjes së javës së kaluar nga Interi në Giuseppe Meazza. Zonja e Vjetër ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa vetë golat e shënuar tregojnë për lojën që zhvilluan vendasit, edhe pse bukuria e këtij takimi është penguar nga moti i keq. Goli i parë në ndeshje u shënua nga Mauro German Camoranesi, i cili edhe pse u lëndua paraprakisht, refuzoi të dilte nga loja dhe me golin e shënuar ia shpagoi besimin që ia dha Ranieri. Një superpasim i Del Pieros te Pavel Nedved, i cili e gjeti më së miri Camoranesin, ndërsa ky i fundit e mposhti portierin Campagnolo (28’). Edhe në golin e dytë ishte pjesëmarrës Camoranesi i cili pasoi te Amauri, i cili shfrytëzoi fuqinë e tij përballë mbrojtësve të Regginas për ta dyfishuar rezultatin pa shkuar skuadrat në pushim (44’). Goli i tretë ishte i mbrojtësit bardhezi, Giorgio Chiellini, i cili shfrytëzoi një gjuajtje të lirë të ekzekutuar nga Marchionni për ta bërë rezultatin 3-0. Një ndërhyrje e Cirilos ndaj të riut Giovinco brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit dhe gjyqtari akordoi penallti, të cilën e shndërroi në gol i pagabueshmi, Alessandro Del Piero. Me këtë gol, Alex Del Piero ngjitet në kuotën e 250 golave në fanellën bardhezi. Me këtë fitore Juventus zë vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Milanin, që ka një lojë më pak të zhvilluar, dhe me tre pikë prapa liderit të tabelës, Inter, që po ashtu nesër do ta zhvillojë takimin e javës së katërmbëdhjetë në Giuseppe Meazza kundër Napolit.
Të dhëna rreth ndeshjes Juventus - Reggina 4-0 (2-0).
GOLASHENUESIT: 29’ Camoranesi, 44’ Amauri, 62’ Chiellini, 74' Del Piero (pen.).
Juventus (4-4-2): Manninger; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Camoranesi (46’ Marchionni), Sissoko, Marchisio (70’ Giovinco), Nedved; Amauri (76’ Iaquinta), Del Piero. Ne dispozicion: Chimenti, Mellberg, De Ceglie, Ekdal. Trajner: Claudio Ranieri.
Reggina (4-4-1-1): Campagnolo; Cirillo, Valdez, Santos, Costa; Alvarez (50’ Corradi), Barreto, Carmona (58’ Tognozzi), Barillá; Brienza; Cozza (82’ Di Gennaro). Ne dispozicion: Marino, Cosenza, Hallfredsson, Ceravolo. Trajner: Orlandi.
Gjyqtarë kryesorë: Damato.
Të ndëshkuar me karton të verdhë: Camoranesi (J); Valdez, Cozza, Santos (R).
Ranieri ben gati djemte e tij ne perballjen me Regginan

Claudio Ranieri tashme ka zgjedhur djemte e tij per perballjen e se shtunes mbrema kunder ekipit te Regginas qe do te luhet ne oren 20:30, ne stadiumin Olimpico ne Torino. Pas humbjes me Interin dhe barazimit me Zenitin ne Ligen e Kampioneve, Juvja eshte ne rruge drejt fitores dhe ate pikerisht do ta ndjek gjate ndeshjes se sontme. Reggina eshte nje skuader e cila ne dy ndeshjet e fundit ka fituar po aq fitore, ate kunder Atalantes ne shtepi dhe triumfin ne stadiumin Friuli te Udineses me rezultatin 1-0. Edhe njeri nder lojtaret me te mire te kesaj skuadre, Cozza theksoi se skuadra e tij udheton ne Torino per te fituar dhe jo per tu mbrojtur, sic theksonin disa media italiane. Ranieri as per kete ndeshje nuk ka mundur te rikuperoje mesfushorin italian Cristiano Zanettin, duke lene ne shtepi per kete ndeshje. Edhe gjate kesaj ndeshje nuk do te mund te jene ne dispozicione nje ser lojtare kyc te bardhezinjve. Ankohen ne lendim Andrade, Buffon, Knezevic, Zebina, Zanetti, Poulsen, Tiago, Salihamidzic dhe sulmuesi David Trezeguet. Ranieri ka zgjedhur 20 lojtare me te cilet do t'i perballet skuadres nga Reggio Calabria. Emrat e tille jane:
3 Chiellini, 4 Mellberg, 8 Amauri, 9 Iaquinta, 10 Del Piero, 11 Nedved, 12 Chimenti, 13 Manninger, 16 Camoranesi, 19 Marchisio, 20 Giovinco, 21 Grygera, 22 Sissoko, 27 Ekdal, 28 Molinaro, 29 De Ceglie, 32 Marchionni, 33 Legrottaglie si dhe 36 Castiglia dhe 42 Pinsoglio, te cilet vijne nga skuadra Primavera.
Marcelo Salas i jep lamtumiren futbollit

Ronaldinho: Del Piero idhulli im

e premte, 28 nëntor 2008
Juventusi perseri interesohet per Yaya Touren

Abonohu te:
Postimet (Atom)