e enjte, 20 nëntor 2008
Secco “blitz“ ne Berlin per Schweinsteiger
Juventusi po mendon te gjeje zevendesuesin e Nedvedit dhe objektivi numer nje mbetet Bastian Schweinsteiger, te cilit i perfunon kontrata me Bayernin. Ideja eshte te arrihet nje marreveshje me lojtarin, ne menyre qe me pas klubi i tij te detyrohet ta shese ne janar. Keshtu qe drejtori sportiv i Juves Alessio Secco ishte ne Berlin per te ndjekur ndeshjen Gjermani-Angli, ne menyre qe te nise bisedimet per Schweinteiger si dhe per te pare mbrojtesin e Herthes se Berlinit Friedrich. Objektivi i dyte i madh per Juventusin eshte edhe i riu Lukas Podolski, i cili veshtire se do qendroje ne “Allianz Arena” pas fundit te ketij sezoni. Por interesimi i bardhezinjve ne tregun gjerman shkon edhe me tej, pasi ne listen e gjate te objektivave te merkatos jane edhe Diego e Rakitic, te dy lojtare te Bundesliges.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment