e diel, 23 nëntor 2008

Zico: Del Piero më i mirë se Ibra

Legjenda braziliane, Zico, beson se kapiteni i Juventusit Alessandro Del Piero është lojtar shumë më i mirë se sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic. Dy ish-partnerët në sulmin e Zonjës së Vjetër, do të përballen sonte me njëri-tjetrin, ndërsa Zico mendon se Ibra do të jetë nën hijen e Del Pieros në derbin e mbrëmjes së sotme. “Del Piero dhe Ibrahimovic janë dy lojtarë të ndryshëm me stile unike. Del Piero është lojtar më kreativ. Ai ka teknikë më të mirë në goditjen e topit dhe mund ta ndryshojë kahun e tij gjatë lëvizjes”. “Ata dallojnë edhe në ekzekutimet e gjuajtjeve të lira, sikurse që dallojnë Andrea Pirlo dhe Ronaldinho. Ibra e godet topin fortë, ngjashëm sikurse bëri kundër Palermos. Ndërsa Del Piero ka teknikë shumë më të mirë”. “Ajo që e bën unik Del Pieron në krahasim me lojtarët tjerë është se ai e gjuan topin në drejtim të portierit, pa pasur nevojë që ta drejtojë në skajin e portës, vetë topi shkon atje. Kjo është një aftësi e madhe që ka sulmuesi italian”, është shprehur Zico.

Nuk ka komente: