e martë, 18 nëntor 2008

Cobolli Gigli: Mendoj se do te fitojme 2-1

Ne kuader te derbit te Italise, presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli thote se deshiron tre pike prej ndeshjes se Giuseppe Meazzas. "Ndeshja me Interin vjen ne momentin e caktuar. Deri tani fituam shume pike te vlefshme. Skuadra rilindi duke iu falenderuar fuqise se saj. Inter zakonisht eshte sikur "mbajtes i avioneve luftarak" por e kemi municionin e duhur per tu ndeshur, dime se mundemi te fitojme" - tha Cobolli Gigli. "Ne qofte se fitojme do te bejme edhe nje hap tjeter drejt serise se mire, por do te duhet menjehere te fillojme te mendojme ne ndeshjen e radhes kunder Zenitit". "Pres qe nje numer i madh i tifozeve tane te jene te pranishen ne stadiumin Meazza te shtunen. Ata cdohere kane qene aty me ne, edhe ne kohet e veshtira dhe jam i bindur se do te na perkrahin ne Giuseppe Meazza". "Shpresoj se do te shoh pa asnje vuajtje, njejte sikur edhe te enjten kunder Genoas. Ne rrjedhe te 90 minutave te plota pashe skuader te perqendruar, motivuar dhe aktive gjate gjithe ndeshjes. Perseris edhe njehere se deshirojme fitore". "Rikthimi i Camoranesit? Tashme parashikova para disa diteve. Mendoj se do te fitojme 2-1 dhe njerin gol do ta shenoje pikerisht Mauro". "Ne ndeshje sikur kjo ai cdohere mund te ju jape dicka me teper. Gjithashtu pres mbrojtesit tone ta ndalojne Zlatanin"-perfundoi presidenti bardhezi.

Nuk ka komente: