e diel, 23 nëntor 2008
Moratti: Më kënaqi loja e skuadrës
Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka qenë tejet i lumtur pas fitores ndaj Juventusit, sikur ajo të përcaktonte titullin e kampionit. "E kam ndjekur ndeshjen dhe aty ka luajtur vetëm një skuadër. Luajtën vetëm 11 lojtarë dhe për fat të mirë ata ishin futbollistët tanë, ishte Interi. Mbizotëruam plotësisht ndaj Juventusit dhe e merituam fitoren", ka pohuar Moratti, duke shtuar: "Çfarë më pëlqeu më shumë? Natyrisht se goli. Nuk ka rëndësi se kush e shënoi, me rëndësi është që ne arritëm të shënojmë dhe skuadra fitoi. Ibrahimovici u angazhua maksimalisht dhe unë si gjithmonë u kënaqa duke e shikuar atë". Krejt në fund, pronari i Interit ka folur edhe për trajnerin e skuadrës, Jose Murinho: "E kam parë që gjatë javës ka qenë shumë nervoz. Shumë shpejtë e ka kuptuar se sa e rëndësishme është kjo ndeshje për ne dhe ka bërë një punë të shkëlqyer. Gjithmonë e kam ditur se Mourinho mund të bëjë punën e tij pa gabime", ka përfunduar Moratti.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment