e premte, 21 nëntor 2008

Mourinho: Do t’ia shtrengoj doren ne tunel Ranierit

“Ceshtja mes meje dhe Ranierit eshte nje problem i yni, jo i juaji. Nuk me pelqen t’i bej reklame gjerave personale”. Trajneri i Interit Jose’ Mourinho i ka shmangur polemikat me homologun e tij bardhezi ne kuader te ballafaqimit te neserm Inter-Juventus. “Me Ranierin kam folur ne Coverciano, pa shtypin dhe pa bere spektakel, si dy kolege qe bejne kete pun’, - vijoi trajneri portugez ne konference per shtyp. “Per mua eshte e mjaftueshme, Ranieri ne San Siro do te jete per mua saktesisht si gjithe te tjeret. Do ta pres te tuneli sepse jam une ai qe luan ne shtepi dhe duhet te tregohem i edukuar me koleget e mi, do t’i jap doren ashtu sikurse edhe te tjereve”. Nderkohe, Interi ka bere te ditur se ne ndeshjen e neserme ne mbremje ndaj Juventusit, ne stadiumin “San Siro” nuk do te kete asnje vend bosh.

Nuk ka komente: