e mërkurë, 19 nëntor 2008
Chiellini sfidon Interin dhe Ibrën
“Interi mbetet skuadra për t’u mundur. Janë kampionët në fuqi, por plus kësaj, janë përforcuar shumë edhe gjatë merkatos së verës, kështu që zikaltrit janë të parët në listën e kandidatëve për të triumfuar në këtë sezon, ndërkohë që nga ana tjetër, ne dhe Milani do bëjmë të pamundurën për të ndaluar djemtë e Mourinhos”. Giorgio Chiellini i lëshon sfidën skuadrës së Interit, kur kanë mbetur vetëm katër ditë nga zhvillimi “i derbit të Italisë”. Mbrojtësi juventin tashmë i ka mundur dy herë kampionët e Italisë, ndërkohë që pret t’i thyejë ata për të tretën herë brenda dy viteve dhe të marrë kryesimin e kampionatit. “Kujtoj suksesin e vitit të dytë nën drejtimin e Fabio Capellos, pas një goditjeje të shkëlqyer dënimi të ekzekutuar nga Del Piero, dhe atë të sezonit të kaluar, të cilat do të mbeten gjatë në kujtesën tonë. Zlatan Ibrahimovic? Ibra është sulmuesi më i fortë në Itali, por unë do bëj të pamundurën për ta ndalur atë”, shprehet Chiellini.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment