e mërkurë, 19 nëntor 2008
Juventusi dhe Interi në kërkim të Aquilanit
Mediat italiane përcjellin lajmin se Alberto Aquilani është i pakënaqur me Romën dhe nuk ka në plan ta vazhdojë marrëveshjen me klubin kryeqytetas. Aquilani ka marrëveshje me Romën deri në vitin 2010 dhe është cak i dy rivalëve të mëdhenj italian Juventus dhe Inter. Lojtari ka negociuar me drejtuesit e klubit këtë verë për vazhdimin e marrëveshjes dhe, edhe pse dy palët thanë se ishin afër nënshkrimit të marrëveshjes, kjo nuk ndodhi. Sipas La Stampa babai i lojtarit, i cili është edhe agjent i tij, tashmë ka rënë në kontakt me drejtuesit e Juventusit, për të transferuar mesfushorin gjatë verës së ardhshme. Presidenti i Interit, Masimo Moratti, po ashtu është një tifoz i madh i Aquilanit dhe dëshiron në radhët e tij të sjellë një talent të madh italian dhe mund t’i ofrojë një marrëveshje të pasur financiarisht.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment