e premte, 21 nëntor 2008

Blanc: Bufoni nuk është në shitje

Pasi e përditshmja sportive "Gazzetta dello Sport" ka publikuar lajmin se Manchester City ofron 75 milionë euro për portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon, drejtuesit e klubit bardhezi kanë reaguar menjëherë. "Buffoni qëndroj me ne edhe atëherë kur u dëbuam në Serie B. Ai gjithmonë thotë se dëshiron të qëndrojë këtu. Për këtë arsye mund të themi se ai nuk do të shkojë askund", ka theksuar drejtori i Juventusit, Jean-Claude Blanc. "Nuk është lajm i ri që për të po interesohen klubet më të mira dhe më të pasura të botës. Por, askush prej klubeve nuk ka arritur të dalë para nesh me ofertë, ngase të gjithë menjëherë janë përballur me refuzimin e Gigit. Buffoni edhe më tej dëshiron të qëndrojë te Juventusi dhe ne për këtë arsye nuk do ta shesim", ka nënvizuar Blanc.

Nuk ka komente: