e martë, 18 nëntor 2008
Moratti: Juves do t’i hiqja vetëm Del Pieron
Presidenti zikalter “Çfarë i mungon Ibrahimovicit për të fituar “Topin e Artë”? Ndoshta i mungon një mbështetje më e madhe nga federata, për të cilën luan. E thënë ndryshe, nga vetë Federata Italiane e Futbollit që në këtë pikë do të ishte një gjest i bukur, nëse do ta mbështeste pak më shumë.” Mendime dhe fjalë të Massimo Morattit. “Ne si ekip do t’i japim gjithë mbështetjen e nevojshme, por më pas gjithçka do të varet, nëse nuk gaboj, nga zgjedhjet e gazetarëve dhe në veçanti të atyre francezë.” Vetë Ibra e ka përcaktuar sfidën kundër Juventusit si një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht. Edhe Moratti nuk mund të mendojë veçse në këtë mënyrë. “Kjo thuhet për të gjitha ndeshjet, para se të luhen. Për shkak të traditës ose për njëmijë arsye të tjera, edhe për llojin e kampionatit që po zhvillohet, është shumë e rëndësishme të fitojmë.” Do të ishte një arritje më e lehtë, nëse do të ishte e mundur t’i hiqje Juventusit një lojtar simbol si Aleks Del Piero. “Eshtë me të vërtetë i shkëlqyer, meriton gjithë respektin që gëzon,” - është shprehur Moratti, i cili, më pas ka komentuar mbi diferencat që ekzistojnë midis rivelitetit me Milanin dhe atij me Juventusin. “Shpesh kam menduar edhe unë për këtë; ajo me Juventusin është më e vjetër, tradicionalisht e lidhur me titullin kampion. Ndërsa ajo me Milanin lidhet vetëm me faktin se jemi ekipe të të njëjtit qytet”.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment