e enjte, 20 nëntor 2008

Amauri optimist per nedeshjen ne “San Siro”

Amauri, mendon se skuadra e tij eshte ne gjendje te marre pike mjaft te cmuara edhe ne shtepine e skuadres zikalter. Rilindja e Juventusit sjell optimizem te madh ne kampin bardhezi para sfides delikate te se shtunes me Interin ne “San Siro”. Nje prej lojtareve me te mire te torinezeve, Amauri, mendon se skuadra e tij eshte ne gjendje te marre pike mjaft te cmuara edhe ne shtepine e skuadres zikalter. “Nese zbresim ne fushe me mentalitetin e ndeshjeve te fundit, atehere do marrim rezultat pozitiv. Ne kete moment, cdo rezultat per te dyja skuadrat nuk vendos asgje perfundimtare. Por ne te njejten kohe eshte nje ndeshje shume e rendesishme, pasi kush fiton vendoset ne vendin e pare”, shprehet italo-braziliani. Ne vijim te intervistes, ai thekson se Inter ka nje arme me shume, publikun. “Ne shikojme 7 ndeshjet e fundit dhe na japin shume karikim. Juventusi luan me mire se Interi, pasi kete krahasim e bera diten e shtune”, perfundon Amauri.

Nuk ka komente: