Mesfushori juventin beson se pa suedezin Interi nuk fiton dot.
“Forca djema, por goditjet e dënimit lërini t’i gjuajë Del Piero!” Kështu shkruante një banderolë e shfaqur të shtunën në stadiumin Olimpico. Kombëtarja italiane e regbisë në stadiumin e kapitenit bardhezi ka humbur kundër Argjentinës nga goditjet e dënimit të pasaktë të të kaltrit, shumë të sakta për argjentinasit. Në tribunë, spektator nderi Mauro German Camoranesi, italian për profesion, i padiskutuar në kombëtaren e Lippit, por me zemrën në Argjentinë, në Tandil dhe në Buenos Aires. Me sytë që i shkëlqenin, Camoranesi ka ndjekur duke lëvizur buzët himnin e Argjentinës, ka duartrokitur për të dyja palët, duke ndjerë pak nostalgji për sportin ku ai është protagonist. “Nuk ka skena në fushë, lojtarët nuk protestojnë, tifozët respektojnë njëri-tjetrin dhe mbështesin ekipet e tyre, një kulturë tjetër. Do të ishte bukur sikur të ishte kështu edhe të shtunën në mbrëmje në “San Siro.” “Ndihem një lojtar që, nëse nuk është në 100% të formës e rëndon ekipin. Duhet të punoj akoma shumë, ndodhem larg fushave për një kohë të gjatë,” - pranon mesfushori. Më pas, saktëson se nuk ka pasur polemika me Ranierin, duke refuzuar të hynte në fushën e lojës në momentet e fundit të ndeshjes kundër Chievos (”asgjë e vërtetë nga këto”). Dhe beson te forca e Juventusit. “Nuk kemi qenë asnjëherë në krizë, që kur kam mbetur jashtë ekipit ka filluar një seri e pabesueshme humbjesh dhe barazimesh.” Ndërkohë, italo-argjentinasi ka pohuar se nuk është nga ata që ngrejnë zërin me shokët e ekipit në dhomat e zhveshjes. “Kush, unë? Jo, nuk jam këngëtar!” Juve e madhe, Inter normal. “Vetëm një ekip i madh mund të fitojë shtatë ndeshje radhazi, kur i mungojnë 4-5 titullarë.” Një arsye më shumë për të mos u ndjerë inferiorë ndaj Interit. “Jemi tri pikë mbas tyre, jemi të fortë dhe e kam thënë se nuk dihet se deri ku mund të arrijmë, do të luftojmë deri në fund. Ibrahimovic? I lejon Interit t’i marrë tri pikët, është lojtari kyç. Përsa i përket pjesës tjetër, në ekipin zikaltër disa lojtarë janë sa për numër, disa të tjerë janë të mirë”.
e martë, 18 nëntor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment