e shtunë, 29 nëntor 2008

Ranieri ben gati djemte e tij ne perballjen me Regginan


Claudio Ranieri tashme ka zgjedhur djemte e tij per perballjen e se shtunes mbrema kunder ekipit te Regginas qe do te luhet ne oren 20:30, ne stadiumin Olimpico ne Torino. Pas humbjes me Interin dhe barazimit me Zenitin ne Ligen e Kampioneve, Juvja eshte ne rruge drejt fitores dhe ate pikerisht do ta ndjek gjate ndeshjes se sontme. Reggina eshte nje skuader e cila ne dy ndeshjet e fundit ka fituar po aq fitore, ate kunder Atalantes ne shtepi dhe triumfin ne stadiumin Friuli te Udineses me rezultatin 1-0. Edhe njeri nder lojtaret me te mire te kesaj skuadre, Cozza theksoi se skuadra e tij udheton ne Torino per te fituar dhe jo per tu mbrojtur, sic theksonin disa media italiane. Ranieri as per kete ndeshje nuk ka mundur te rikuperoje mesfushorin italian Cristiano Zanettin, duke lene ne shtepi per kete ndeshje. Edhe gjate kesaj ndeshje nuk do te mund te jene ne dispozicione nje ser lojtare kyc te bardhezinjve. Ankohen ne lendim Andrade, Buffon, Knezevic, Zebina, Zanetti, Poulsen, Tiago, Salihamidzic dhe sulmuesi David Trezeguet. Ranieri ka zgjedhur 20 lojtare me te cilet do t'i perballet skuadres nga Reggio Calabria. Emrat e tille jane:
3 Chiellini, 4 Mellberg, 8 Amauri, 9 Iaquinta, 10 Del Piero, 11 Nedved, 12 Chimenti, 13 Manninger, 16 Camoranesi, 19 Marchisio, 20 Giovinco, 21 Grygera, 22 Sissoko, 27 Ekdal, 28 Molinaro, 29 De Ceglie, 32 Marchionni, 33 Legrottaglie si dhe 36 Castiglia dhe 42 Pinsoglio, te cilet vijne nga skuadra Primavera.

Nuk ka komente: