e shtunë, 29 nëntor 2008
Juvja shkatërron Regginan. Del Piero feston golin e 250-të
Juventus ka shënuar fitore të thellë 4-0 kundër skuadrës së Regginas në Stadio Olimpico të Torinos, për t’iu sërish rezultateve pozitive në Serie A, pas humbjes së javës së kaluar nga Interi në Giuseppe Meazza. Zonja e Vjetër ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa vetë golat e shënuar tregojnë për lojën që zhvilluan vendasit, edhe pse bukuria e këtij takimi është penguar nga moti i keq. Goli i parë në ndeshje u shënua nga Mauro German Camoranesi, i cili edhe pse u lëndua paraprakisht, refuzoi të dilte nga loja dhe me golin e shënuar ia shpagoi besimin që ia dha Ranieri. Një superpasim i Del Pieros te Pavel Nedved, i cili e gjeti më së miri Camoranesin, ndërsa ky i fundit e mposhti portierin Campagnolo (28’). Edhe në golin e dytë ishte pjesëmarrës Camoranesi i cili pasoi te Amauri, i cili shfrytëzoi fuqinë e tij përballë mbrojtësve të Regginas për ta dyfishuar rezultatin pa shkuar skuadrat në pushim (44’). Goli i tretë ishte i mbrojtësit bardhezi, Giorgio Chiellini, i cili shfrytëzoi një gjuajtje të lirë të ekzekutuar nga Marchionni për ta bërë rezultatin 3-0. Një ndërhyrje e Cirilos ndaj të riut Giovinco brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit dhe gjyqtari akordoi penallti, të cilën e shndërroi në gol i pagabueshmi, Alessandro Del Piero. Me këtë gol, Alex Del Piero ngjitet në kuotën e 250 golave në fanellën bardhezi. Me këtë fitore Juventus zë vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Milanin, që ka një lojë më pak të zhvilluar, dhe me tre pikë prapa liderit të tabelës, Inter, që po ashtu nesër do ta zhvillojë takimin e javës së katërmbëdhjetë në Giuseppe Meazza kundër Napolit.
Të dhëna rreth ndeshjes Juventus - Reggina 4-0 (2-0).
GOLASHENUESIT: 29’ Camoranesi, 44’ Amauri, 62’ Chiellini, 74' Del Piero (pen.).
Juventus (4-4-2): Manninger; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Camoranesi (46’ Marchionni), Sissoko, Marchisio (70’ Giovinco), Nedved; Amauri (76’ Iaquinta), Del Piero. Ne dispozicion: Chimenti, Mellberg, De Ceglie, Ekdal. Trajner: Claudio Ranieri.
Reggina (4-4-1-1): Campagnolo; Cirillo, Valdez, Santos, Costa; Alvarez (50’ Corradi), Barreto, Carmona (58’ Tognozzi), Barillá; Brienza; Cozza (82’ Di Gennaro). Ne dispozicion: Marino, Cosenza, Hallfredsson, Ceravolo. Trajner: Orlandi.
Gjyqtarë kryesorë: Damato.
Të ndëshkuar me karton të verdhë: Camoranesi (J); Valdez, Cozza, Santos (R).
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment