e enjte, 20 nëntor 2008
Roma do ta shesë Aquilanin
Drejtori sportiv i Romës, Bruno Conti, i ka thënë mesfushorit romak, Alberto Aquilani, se do të largohet nga kryeqyteti italian, nëse Roma eliminohet nga Liga e Kampionëve, njofton "Il Romanista". Kontrata e Aquilanit me Giallorossët përfundon në vitin 2010, ndërsa bisedimet për vazhdimin e saj kanë ngecur. Skuadra më e interesuar për të fituar shërbimet e 24-vjeçarit është Juventusi që deri më tani ka dështuar ta transferojë mesfushorin. Ndërsa numri i sotëm i gazetës së fansave romakë, shkruan se Conti e ka bërë të qartë se nëse Roma nuk arrin ta kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, atëherë drejtuesit e klubit do të jenë të detyruar ta shesin Aquilanin.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment