e diel, 30 nëntor 2008
Camoranesi deri në janar jashtë fushe?
Lëndimi të cilin e mori mbrëmë mesfushori i Juvesntusit, Mauro Camoranesi, mund ta mbajë atë sërish jashtë fushe, së paku deri në janar. Gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Regginës, Camoranesi e dëmtoi shpatullën e djathtë, ndërsa refuzoi të largohej nga ndeshja pa përfunduar pjesa e parë, me ç’rast shënoi golin e parë të takimit. Mirëpo, në fund të pjesës së parë, reprezentuesi i Italisë u detyrua të mos inkuadrohej më në lojë, pasi që edhe kur luante ishte gjysmë-aktiv. Pas ekzaminimeve të para, mjekët e klubit kanë konstatuar se mesfushori i krahut ka dislokim të shpatullës dhe do të qëndrojë jashtë fushe së paku tri javë, ndërsa për t’u rikuperuar plotësisht nevojitet kohë më e gjatë, që do të thotë se italo-argjentinasi mund të mungojë deri në fund të këtij viti. Të hënën priten edhe ekzaminime shtesë për ta vërtetuar nëse bëhet fjalë për këtë lloj lëndimi dhe pastaj do të caktohet koha e saktë e mungesës së Camoranesit.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment